ura Archives - 55 News https://55news.al/tag/ura/ Tue, 12 Mar 2019 14:19:21 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png ura Archives - 55 News https://55news.al/tag/ura/ 32 32 Basha nga Ura Vajgurore: Biznesi në kolaps nga taksat e lartë dhe çmimi i rritur i naftës dhe energjisë https://55news.al/aktualitet/basha-nga-ura-vajgurore-biznesi-ne-kolaps-nga-taksat-e-larte-dhe-cmimi-i-rritur-i-naftes-dhe-energjise/ Tue, 12 Mar 2019 14:19:21 +0000 https://new.55news.al/?p=89724 Kryetari i PD, Lulzim Basha ndodhet në Urën Vajgurore ku po takon biznesin e vogël, i cili edhe në këtë zonë të Shqipërisë është në gjendje kolapsi ekonomik për shkak të taksave të larta, çmimit të lartë të naftës dhe energjisë. Tregtar: Siç e shikoni edhe vetë është gjithë ky mall, nuk qarkullon. Fuqia blerëse […]

The post Basha nga Ura Vajgurore: Biznesi në kolaps nga taksat e lartë dhe çmimi i rritur i naftës dhe energjisë appeared first on 55 News.

]]>
Kryetari i PD, Lulzim Basha ndodhet në Urën Vajgurore ku po takon biznesin e vogël, i cili edhe në këtë zonë të Shqipërisë është në gjendje kolapsi ekonomik për shkak të taksave të larta, çmimit të lartë të naftës dhe energjisë.

Tregtar: Siç e shikoni edhe vetë është gjithë ky mall, nuk qarkullon. Fuqia blerëse ka rënë. Taksat janë rritur. Taksat mbi ndërtesën, u shtua edhe taksat për shtëpitë tani. Taksa mbi truallin. Taksa mbi tokën bujqësore. Është një krizë totale. Fermerët kanë braktisur tokat, kanë ikur dhe emigruar. Çdo ditë biznesi bëhet shumë më i vështirë. Kam paguar taksat rregullisht. Fuqia blerëse ka rënë 95% nuk e beson… fuqia blerëse ka rënë gjithandej. Në të gjithë Beratin mund të jenë 5 ose 6 biznese. Të tjerat janë të falimentuara, të mbaruara. Ky është kolaps. Nuk e di se si do shkojë e se si do shtyhemi. Qeveria duhet të marrë masa urgjente për biznesin, për fermerët. Nafta është rritur. Ç’të të them, është lemeri e madhe gjithandej. Kompani të vogla ndërtimi që ndërtojnë shtëpi, kapanone, riparime, ristrukturime ka falimentuar. Zona sa vjen e bëhet më e varfër dhe vlera e pronës ka rënë. Kjo është një krizë totale. Presim që me ardhjen tuaj gjerat të ndryshojnë dhe taksat të ulen. Tatim fitimi të jetë goxha i ulët. Në dyqan kam miliona lek mall dhe nuk e di se çfarë do të bëhet.

Basha: Gjendja në Urën Vajgurore përfaqëson gjendjen e biznesit në të gjithë Shqipërinë. Qeveria nuk ka kthyer as 1/10 e taksave që ka marrë tek njerëzit dhe ekonomia. Investimet publike janë në krizë totale, subvencionet për fermerët janë zero. Mbështetja me investime infrastruktorore për uljen e kostos së prodhimit, duke ulur koston e transportit janë në rekordet më të ulkëta historike të 28 viteve. Kurrë nuk është investuar më pak se tani për rrugë, kanalizime, ujësjellës, energji apo për teknologjinë e informacionit. Ku kanë shkuar këto para? Ku kanë shkuar 1.9 miliard euro taksa më shumë që u ka marrë qytetarëve? Ku kanë shkuar qindra milionë euro më shumë që mblidhen çdo muaj vetëm nga 300 lekeshi që ka vendosurmbi karburantin e ashtuquajtur taksë e qarkullimit. Këto para shkojnë në duart e 5 personave. Ata njerëz kanë fituar PPP, koncesione dhe gara të dyshimta me kompani të regjistruara brenda natës. Mbrëmë ka regjistruar kompaninë, sot fitojnë 20 milionë euro. Këto para ua marrin pikë pikë qytetarëve dhe biznesit.

The post Basha nga Ura Vajgurore: Biznesi në kolaps nga taksat e lartë dhe çmimi i rritur i naftës dhe energjisë appeared first on 55 News.

]]>
Moti i keq në Vlorë, furgoni rrëzohet nga ura, një i plagosur https://55news.al/politike/moti-i-keq-ne-vlore-furgoni-rrezohet-nga-ura-nje-i-plagosur/ Fri, 04 Jan 2019 15:59:38 +0000 https://new.55news.al/?p=77856 Një furgon ka rënë nga rruga e lumit të Vlorës. Ngjarja ndodhi në fshatin Vranisht. Për pasojë, një burrë është dëmtuar, duke iu thyer gjymtyrët e poshtme. Për shkak të bllokimit të rrugës, është i pamundur transportimi për në spital i të plagosurit. Ndaj, pritet ndërhyrja e një helikopteri për të bërë të mundur transportimin […]

The post Moti i keq në Vlorë, furgoni rrëzohet nga ura, një i plagosur appeared first on 55 News.

]]>
Një furgon ka rënë nga rruga e lumit të Vlorës. Ngjarja ndodhi në fshatin Vranisht. Për pasojë, një burrë është dëmtuar, duke iu thyer gjymtyrët e poshtme.

Për shkak të bllokimit të rrugës, është i pamundur transportimi për në spital i të plagosurit. Ndaj, pritet ndërhyrja e një helikopteri për të bërë të mundur transportimin e të plagosurit.

The post Moti i keq në Vlorë, furgoni rrëzohet nga ura, një i plagosur appeared first on 55 News.

]]>
Kosovari që po ndërton ura miqësie mes shqiptarëve dhe francezëve https://55news.al/bota-shqiptare/kosovari-qe-po-nderton-ura-miqesie-mes-shqiptareve-dhe-francezeve/ Wed, 12 Dec 2018 09:15:52 +0000 https://new.55news.al/?p=73517 Në një intervistë me Ballkani.info kryetari i Shoqatës së Miqësisë Franko-Shqiptare, Tahir Shabani, ka folur rreth aktiviteteve të diplomacisë, promovimin e vlerave kulturore e ekonomike të komunitetit shqiptarë në Francë. Në vazhdim ju sjellim intervistën e plotë: Na flisni për rolin dhe misionin e Shoqatës së Miqësisë Franko-Shqiptare? Roli dhe misioni i Shoqatës së Miqësisë […]

The post Kosovari që po ndërton ura miqësie mes shqiptarëve dhe francezëve appeared first on 55 News.

]]>
Në një intervistë me Ballkani.info kryetari i Shoqatës së Miqësisë Franko-Shqiptare, Tahir Shabani, ka folur rreth aktiviteteve të diplomacisë, promovimin e vlerave kulturore e ekonomike të komunitetit shqiptarë në Francë. Në vazhdim ju sjellim intervistën e plotë:

Na flisni për rolin dhe misionin e Shoqatës së Miqësisë Franko-Shqiptare?
Roli dhe misioni i Shoqatës së Miqësisë Franko-Shqiptare në Francë dhe Europë Amitie Franco Albanaise (Shoqata e Miqësisë Franko-Shqiptare) është asociacion joqeveritare e mbrojtur konform ligjit, me seli në Annemasse të Francës. Kjo shoqatë, ushtron aktivitetet mbi çështjet organizative koordinuese dhe drejtuese, gjithashtu mbi çështjet protokolare në shumë konferenca e seminare, duke filluar nga Komisioni Evropian deri te vendet anëtare te Bashkimit Evropian, si dhe organizimin e promovimeve kulturore dhe ekonomike.
Në vazhdim të përpjekjeve të një bashkëpunimi me organizatat ndërkombëtare me seli në Gjenevë, po shndërrohet në një aleat të vyeshëm të diplomacisë shqiptare, dhe në vazhdimësi lobing për Kosovë, me përkrahjen e klubit diplomatik në Gjenevë dhe Francë, si një partner serioz, në favor të institucioneve të Republikës së Kosovës.
Si bashkëjetojnë komunitetet në Francë?
Në Francë, ekziston një frymë e mirë sa i përket bashkëjetesës së komuniteteve. Nëse i referohemi komunitetit shqiptar, mund të themi që qëndron shumë mirë në raport me francezët dhe të tjerët. Këtë e dëshmon edhe organizimi i shumë panairëve të librave, organizime kulturore e arsimore. Pastaj, hapja e ekspozitave me artistë individual dhe kolektiv nga Kosova, duke promovuar kulturën dhe traditat shqiptare në Francë.
Sa i ka kontribuar proceseve politike të Kosovës, Shoqata e Miqësisë Franko-Shqiptare?
Tahir Shabani: Gjatë kohës së Luftës në Kosovë, i angazhuar në aktivitet humanitar dhe diplomatik. Aktiviteti konsiston në gjetjen e ndihmave, në organizimin e dërgesave humanitare me avion ushtarak në mbështetje të popullsisë së zhvendosur me ndihmën e Francës dhe të Kryqit të Kuq ndërkombëtar, Organizatës Ndërkombëtare të Imigracionit, në mobilizimin e shtypit dhe të diplomatëve të huaj, në mbështetje të çështjes shqiptare. Organizator i takimeve dhe konferencave të shtypit, me përfaqësues politik e ushtarak të shqiptarëve. Bashkëpunimi dhe përkrahje nga parlamenti, Senati dhe Qeveria e Francës. Komunat dhe Asociacioni i komunave në Annecy – Haute Savoie – Francë.
Prioritet bashkëpunimi institucional dhe diplomacia kulturore, publike, ekonomike dhe parlamentare: 26 Qershor 2008, marrëveshje ndërmjet Francës dhe Kosovës në lëmin e punës dhe mirëqenies sociale, e firmosur nga Ministria e Punës dhe Ambasada e Francës në Prishtinë. Kjo është arritur pas një pune të vazhdueshme me qeverinë franceze, pas arritjes së organizimit të vizitës së tyre të delegacionit ndërqeveritar nga data 23 deri më 26 qershor 2008. Marrëveshja konsiston për thellimin e shkëmbimeve në fushën e punës dhe të mbrojtjes sociale, e me qëllim që te përgatiten projekte të kooperimit bilateral dhe multilaterale. Organizmin e agjendave protokollare për komunat nga Kosova,në kuadër të bashkëpunimit kulturore dhe ekonomik, me komunat e Francës dhe Gjenevës. Takime bilaterale me institucionet nga Kosova mes Bashkimit Evropian; Komiteti i Rajoneve në Bruksel; Komisioni Evropian. Bashkëpunimi me presidentin, Besim Hasani, dhe bordin e Komitetin Olimpik të Kosovës, me prioritetet për përkrahje edhe avancimin e ngritjes së standardeve të Federatave Sportive të Kosovës – drejt integrimit në institucione dhe organizata ndërkombëtare, duke promovuar partneritetin në bazë të standardeve të federatave sportive evropiane dhe botërore. Gjithashtu, Shoqata e Miqësisë Franko-Shqiptare ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me këto universitete: Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit, Kolegji AAB, Kolegji UBT, Kolegji Universum, Kolegji FAMA, Kolegji ILIRIA.
Si e shihni qëndrimin e Francës karshi Kosovës?
Tahir Shabani: Misioni i Shërbimit të Bashkëpunimit dhe Kulturës (CAC) i Ambasadës franceze në Kosovë, është të zbatojë bashkëpunimin franko-dypalësh në fushat kulturore, arsimore, akademike dhe institucionale. Kjo ambasadë, mbështetë zhvillimin e bashkëpunimit midis universiteteve franceze dhe kosovare nëpërmjet marrëveshjeve bilaterale dhe duke u mbështetur në programin evropian ERASMUS. Ambasada e Francës, organizon ngjarje kulturore gjatë gjithë vitit në partneritet me Aleancën Franceze të Prishtinës (Java e Gjuhës dhe Frankofonisë, Java e Filmit Francez etj.). Ambasada, ofron mbështetje financiare për takimet kryesore të axhendës kulturore të Kosovës (Festivali Remusica, Kamerfest, Dokufest, Festivali Muzikor) dhe aktorët kryesorë institucional të botës së kulturës (teatrot, shtëpitë e edicionet…).
Shumë veprime të valorizimit të Frankofonisë, janë propozuar gjatë gjithë vitit (Java e Gjuhës Franceze dhe Frankofoni, mobiliteti i kosovarëve të rinjë, në Francë etj.). Ambasada gjithashtu financon trajnim të përshtatur në frëngjisht, si një specialitet për t’iu mundësuar zyrtarëve nga administrata e Kosovës, të mësojnë frëngjishten. Ambasada e Francës, siguron mbështetje institucionale për administratat e Kosovës, për të mbështetur perspektivën evropiane të vendit, veçanërisht në fushat e drejtësisë, reformës së administratës publike, bujqësisë dhe mjedisit. Grupi i miqësisë Francë-Kosovë, mes dy institucioneve legjislative Republika e Kosovës nga 11 tetor 2018, anëtare e asocuar në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë. Intervistoi: Mihane Hoxha / Ballkani.info

The post Kosovari që po ndërton ura miqësie mes shqiptarëve dhe francezëve appeared first on 55 News.

]]>
Dritan Sula zgjidhet kreu i degës së PD, Ura Vajgurore https://55news.al/aktualitet/dritan-sula-zgjidhet-kreu-i-deges-se-pd-ura-vajgurore/ Mon, 03 Dec 2018 09:22:44 +0000 https://new.55news.al/?p=71610 Ka përfunduar procesi i zgjedhjeve në të gjitha nivelet drejtuese edhe për degën e PD, Ura Vajgurore. Pas zgjedhjeve të krerëve të seksioneve dhe grupseksioneve, strukturat drejtuese kanë zgjedhur edhe kryetarin e degës. Në fund të procesit të votimit, fitues i degës së PD është shpallur Dritan Sula me 124 votat e delegatëve. Pas zgjedhjes […]

The post Dritan Sula zgjidhet kreu i degës së PD, Ura Vajgurore appeared first on 55 News.

]]>
Ka përfunduar procesi i zgjedhjeve në të gjitha nivelet drejtuese edhe për degën e PD, Ura Vajgurore. Pas zgjedhjeve të krerëve të seksioneve dhe grupseksioneve, strukturat drejtuese kanë zgjedhur edhe kryetarin e degës. Në fund të procesit të votimit, fitues i degës së PD është shpallur Dritan Sula me 124 votat e delegatëve.

Pas zgjedhjes së tij në krye të degës, Dritan Sula ka falënderuar ata që i besuan drejtimin e PD përmes një postimi në rrjetin e tij social facebook në të cilin shkruan: – “Falënderoj nga zemra te gjithë demokratet dhe demokratet e Degës Ura Vajgurore. Je falënderim i veçante për delegatet e Kuvendit te Degës qe me miratimin e tyre me konfirmuan për një mandat te dytë si Kryetar Dege PD Ura Vajgurore. Është krenari për mua dhe për PD,është një shans shumë i madh qe te punosh me këta njerëz qe dhe pse pak kohe nga krijimi i Degës kemi pasur vetëm rritje dhe arritje. Po ashtu do te vazhdojmë dhe ne sfidën e radhës për fituar zgjedhjet vendore 2019. Falënderimet me te përzemërta për te gjithë demokratët e Degës Ura Vajgurore “.

The post Dritan Sula zgjidhet kreu i degës së PD, Ura Vajgurore appeared first on 55 News.

]]>
Ura më e gjatë në botë, prej 55 km hapet zyrtarisht nesër, kushtoi 15 miliardë euro https://55news.al/aktualitet/ura-me-e-gjate-ne-bote-prej-55-km-hapet-zyrtarisht-neser-kushtoi-15-miliarde-euro/ Mon, 22 Oct 2018 08:47:21 +0000 https://new.55news.al/?p=60008 40,000 vetura pritet të qarkullojnë çdo ditë në trajektoren e kësaj ure gjigante. Ura Hong Kong-Zhuhai-Macao, e cila lidh anët lindore dhe perëndimore të Deltës së lumit Pearl në jug të Kinës, do të hapet zyrtarisht më 23 tetor. Një strukturë titanike që ndërlidh një urë, katër ishuj artificialë dhe një tunel prej 6.7 kilometra […]

The post Ura më e gjatë në botë, prej 55 km hapet zyrtarisht nesër, kushtoi 15 miliardë euro appeared first on 55 News.

]]>
40,000 vetura pritet të qarkullojnë çdo ditë në trajektoren e kësaj ure gjigante.

Ura Hong Kong-Zhuhai-Macao, e cila lidh anët lindore dhe perëndimore të Deltës së lumit Pearl në jug të Kinës, do të hapet zyrtarisht më 23 tetor.

Një strukturë titanike që ndërlidh një urë, katër ishuj artificialë dhe një tunel prej 6.7 kilometra shtrihet në një total prej gati 55 kilometra.

 

Jo më pak se 420,000 tonë çelik, ekuivalente me gjashtëdhjetë kullat Eiffel, por edhe shtatë vjet punë, do të ishte e nevojshme për të lidhur qytetet e Hong Kongut Macaut dhe Zhuhait.

Ky ndërtim prej 15 miliardë eurosh do të zvogëlojë kohën e udhëtimit mes këtyre tre qyteteve në 45 minuta kundër tre orëve deri më tani. Çdo ditë do të përdoret nga gati 40 mijë automjete në gjashtë korsi.

Ky projekt ka lindur në vitin 2010 pas një marrëveshjeje midis qeverive të Provincës Guangdong në Kinë, Hong Kong dhe Makao.

“Në fillim, ekspertët e huaj na thanë se do të ishte e pamundur për shkak të kufizimeve teknike, por tani që është bërë, Kina ka një nga urat më të mira në botë”, tha Zhang Meisheng, kryetar i Zyrës së Punëve të Jashtme të Zhuhai.

Në këtë projekt gjigand u përfshin 20 mijë inxhinierë që punonin në të njëjtën kohë.

Dy vjet më parë, Kina përuroi urën më të lartë në botë në më shumë se 500 metra mbi nivelin e tokës për të lidhur dy krahinat malore të jug-perëndimit midis qyteteve të Xuanwei dhe Shuicheng.

The post Ura më e gjatë në botë, prej 55 km hapet zyrtarisht nesër, kushtoi 15 miliardë euro appeared first on 55 News.

]]>
VIDEO/ Anija gjigante përplaset me urën https://55news.al/globi/video-anija-gjigante-perplaset-me-uren/ Tue, 04 Sep 2018 16:16:06 +0000 https://new.55news.al/?p=46689 Pasi Japonia është goditur nga tajfuni më i madh në 25 vjet Një anije cisternë gatoi shkatërroi një urë që lidh aeroportin Osaka Kansai me kontinentin japonez. Në një video dramatike, anija mund të shihet e thyer kundër urës. Anija, e cila peshon më shumë se 2500 ton, shkaktoi dëmtime të mëdha në urë, por […]

The post VIDEO/ Anija gjigante përplaset me urën appeared first on 55 News.

]]>
Pasi Japonia është goditur nga tajfuni më i madh në 25 vjet Një anije cisternë gatoi shkatërroi një urë që lidh aeroportin Osaka Kansai me kontinentin japonez.

Në një video dramatike, anija mund të shihet e thyer kundër urës. Anija, e cila peshon më shumë se 2500 ton, shkaktoi dëmtime të mëdha në urë, por asnjë nga ekuipazhi i saj nuk u plagos.

Ndërkohë, reshjet masive të shiut shkaktuan përmbytje edhe të aeroportit. Të gjitha fluturimet janë pezulluar.

Tajfuni “Jebi” goditi të dielën Japoninë dhe është stuhia më e fortë që ka goditur vendin në 25 vjet. Të paktën një person është vrarë dhe disa të tjerë u plagosën, ndërsa “Jebi” solli erëra të dhunshme në perëndim të vendit. Agjencitë meteorologjike kanë paralajmëruar për rrezikun e rrëshqitjes së dheut, përmbytjeve dhe tornadave.

The post VIDEO/ Anija gjigante përplaset me urën appeared first on 55 News.

]]>
“8 ura të degraduara rrezikojnë jetët e shqiptarëve çdo ditë” https://55news.al/aktualitet/8-ura-te-degraduara-rrezikojne-jetet-e-shqiptareve-cdo-dite/ Mon, 20 Aug 2018 16:08:12 +0000 https://new.55news.al/?p=43337 Tetë ura në të gjithë vendin janë të degraduara dhe kërkojnë ndërhyrje urgjente. “Ura Leklit, Ura e Dragotit, Ura e Vorës, Ura e Tapizës, Ura e Zëmblakut, Ura e Kalulit, nyja në diznivel në Bushnesh, Ura lidhëse e Levan-Tepelenë dhe Dragot-Përmet. Këto janë urat që  ne këmi konstatuar që duhet të bëjmë ndërhyrje, por ura […]

The post “8 ura të degraduara rrezikojnë jetët e shqiptarëve çdo ditë” appeared first on 55 News.

]]>
Tetë ura në të gjithë vendin janë të degraduara dhe kërkojnë ndërhyrje urgjente.

“Ura Leklit, Ura e Dragotit, Ura e Vorës, Ura e Tapizës, Ura e Zëmblakut, Ura e Kalulit, nyja në diznivel në Bushnesh, Ura lidhëse e Levan-Tepelenë dhe Dragot-Përmet. Këto janë urat që  ne këmi konstatuar që duhet të bëjmë ndërhyrje, por ura me problematikë më të madhe është ajo në Dragot, dhe ajo rrezikohet nëse nuk zbatohet sinjalistika në hyrje dhe dalje të kësaj ure”.

Duke konfirmuar listën e bërë publike nga Tv Klan pak ditë më parë, drejtori i ARRSH, Afrim Qendro thotë se vendi nuk ndodhet në alarm për urat e ndërtuara dhjetra vite më parë, por apeloi për ndërhyrje të menjëhershme në këto struktura.

“Nuk jemi në panik, as në emergjencë dhe as në alarm. Jemi në monitorim të vazhdueshëm”.

Brenda dy javësh pritet të finalizohet edhe kontrata më kompanitë fituese që do të bëjë bëjë projektin me të gjitha elementët teknikë për ndërhyrjet në këto ura.

“Është hapur një garë që është në proces final. Brenda dy javëve do kemi kontratën me kompaninë fituese që do bëjë projektin me të gjitha elementët teknikë që duhet të bëjmë ne ndërhyrje për urat sipas listës. Nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës, është duke u ngritur një grup pune për të bërë një inspektim të përgjithshëm të gjithë urave”.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, amortizimi i urave ka ardhur për disa shkaqe, ku më  problematike mbetet gërryerja e lumenjve si dhe mosrespektimi i peshës për kalimin në këto akse nga kompani të ndryshme.

“Gërryerja, pesha mbi aks, intesiteti i trafikut, mirëmbajtja, përmirësimi i fugave, largimi i ujit nga sipërfaqja e rrugës. Kemi problematikë në lumenjtë ku janë këto ura, kemi shfrytëzim jo të mirë, kemi gërryerje në këmbët e urës. Kompani të cilat nuk respektojnë peshën mbi aks, ato që shfrytëzojnë lumenjtë, kompanitë e naftës, kromit dhe ndërtimit”.

Alarmi u shtua pas ngjarjes tragjike në Genova të Italisë, ku nga shembja e urës Morandi humbën jetën 43 persona, mes tyre edhe dy shqiptarë. Përveç ndërhyrjeve teknike, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore kanë nisur edhe një inspektim të sistemit të sinjalistikës vertikale dhe horizontale për tregimin e peshës së lejuar për kalimin e mjeteve mbi këto ura./Klan TV

The post “8 ura të degraduara rrezikojnë jetët e shqiptarëve çdo ditë” appeared first on 55 News.

]]>
Tragjedia në Genova/ Nëna e dëshpëruar prej 4 ditësh pret pranë rrënojave https://55news.al/globi/tragjedia-ne-genova-nena-e-deshperuar-prej-4-ditesh-pret-prane-rrenojave/ Sat, 18 Aug 2018 08:53:37 +0000 https://new.55news.al/?p=42903 Ende nuk është bërë nxjerrja e të gjithë viktimave të mbetur nën rrënojat e urës Morandi në Genova. Pasi mendohet se nën rrënoja ndodhet dhe një trup. Paola nuk dëshiron të largohet. Që prej të martës ajo qëndron afër rrënojave të urës, në pritje të ndonjë lajmi. Nën rrënoja është djali i saj Mirko Vicini, […]

The post Tragjedia në Genova/ Nëna e dëshpëruar prej 4 ditësh pret pranë rrënojave appeared first on 55 News.

]]>
Ende nuk është bërë nxjerrja e të gjithë viktimave të mbetur nën rrënojat e urës Morandi në Genova. Pasi mendohet se nën rrënoja ndodhet dhe një trup. Paola nuk dëshiron të largohet. Që prej të martës ajo qëndron afër rrënojave të urës, në pritje të ndonjë lajmi.

Nën rrënoja është djali i saj Mirko Vicini, 30 vjeç. “Nuk lëviz nga këtu derisa ta gjejnë,” tha ajo, ndërsa qëndron aty prej 4 ditësh, e ulur në një qoshe dhe duke qarë sheh punën e pandërprerë të Brigadës së Zjarrit, shkruan Tgcom.

Pak para rënies, Mirko ishte poshtë urës për të marrë turnin, pasi punonte për firmën e pastrimit të bashkisë AMIU. Trupi i kolegut, Bruno Casagrande, u gjet, por deri më tani asnjë gjurmë nga Mirko. Paolës i është dhënë një shtrat në ndërtesën ku djali i saj kaloi para se të merrte turnin e punës, ndërsa ai rezulton i vetmi i zhdukur deri më tani. Deri më tani tragjedia u ka marrë jetën 41 personave.

The post Tragjedia në Genova/ Nëna e dëshpëruar prej 4 ditësh pret pranë rrënojave appeared first on 55 News.

]]>
Cili është projekti që i besoi qeveria shqiptare kompanisë që ndërtoi urën që u shemb në Itali? https://55news.al/politike/cili-eshte-projekti-qe-i-besoi-qeveria-shqiptare-kompanise-qe-ndertoi-uren-qe-u-shemb-ne-itali/ Tue, 14 Aug 2018 16:04:04 +0000 https://new.55news.al/?p=42247 ‘Condotte SPA’ kompania që ndërtoi urën Morandi në Genova, e cila u shemb ditën e sotme, duke shkaktuar 35 viktima, dhe dhjetra të plagosur, 6 muaj më parë u përfshi në një skandal korruptiv në Itali. Ndaj më 13 mars të këtij viti presidenti i kompanisë, Duçio Astaldi bashkë me 5 zyrtarë të tjerë u […]

The post Cili është projekti që i besoi qeveria shqiptare kompanisë që ndërtoi urën që u shemb në Itali? appeared first on 55 News.

]]>
‘Condotte SPA’ kompania që ndërtoi urën Morandi në Genova, e cila u shemb ditën e sotme, duke shkaktuar 35 viktima, dhe dhjetra të plagosur, 6 muaj më parë u përfshi në një skandal korruptiv në Itali. Ndaj më 13 mars të këtij viti presidenti i kompanisë, Duçio Astaldi bashkë me 5 zyrtarë të tjerë u prangosën për korrupsion, pasi u akuzuan për abuzime për ndërtimin e tre pjesëve të autostradës Sirakuza-Xhela.

Sicc kanë raportuar mediat vendase në atë kohë, 6 të arrestuarit u përfshinë në një hetim për ryshfet, ndërsa u zbulua se Komisioni i Vlerësimit të Ofertave kishte kryer procedura fiktive, ndërsa fituesi ishte përcaktuar më herët.

Në një kohë kur sot partitë opozitare në Itali kanë kërkuar që përgjegjësit për tragjedinë në Genova të dalin para drejtësisë, kujtojmë se ‘Condotte SPA’ është një kompani që ka kryer dhjetra vepra të mëdha në Itali.

Por kjo kompani e ka shtrirë aktivitetin e saj edhe në Shqipëri përmes një nënkompanie të saj, përkatësisht ‘INSO’. Kujtojmë se më 3 maj të këtij viti qeveria shqiptare firmosi një kontratë me kompaninë ‘INSO’ për ndërtimin e spitalit të ri 7-katësh në QSUT.

Spitali i ri i sëmundjeve të brendshme ka vlerën e 14.4 milionë euro, ndërsa marrëveshja në atë kohë u nënshkrua mes ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe drejtorit ekzekutiv të kompanisë ‘INSO’ Frabricio Puçareli. Kjo marrëveshje me qeverinë shqiptare është pasqyruar edhe në faqen zyrtare të kompanisë italiane ‘INSO’.

The post Cili është projekti që i besoi qeveria shqiptare kompanisë që ndërtoi urën që u shemb në Itali? appeared first on 55 News.

]]>
Shembja e urës në Genova, rritet bilanci i viktimave, të tjerë ndodhen nën rrënoja https://55news.al/globi/shembja-e-ures-ne-genova-rritet-bilanci-i-viktimave-te-tjere-ndodhen-nen-rrenoja/ Tue, 14 Aug 2018 15:31:25 +0000 https://new.55news.al/?p=42239 Disa orë pas shembjes së urës Morandi në Genova të Italisë mësohet se bilanci i viktimave vazhdon të rritet. Sipas autoriteteve italiane deri më tani numri i personave që kanë humbur jetën është 35, ndërkohë që 10 janë të zhdukur, 30 makina të vogla dhe 3 kamionë të mëdhenj janë dëmtuar, të cilat kanë rënë […]

The post Shembja e urës në Genova, rritet bilanci i viktimave, të tjerë ndodhen nën rrënoja appeared first on 55 News.

]]>
Disa orë pas shembjes së urës Morandi në Genova të Italisë mësohet se bilanci i viktimave vazhdon të rritet.

Sipas autoriteteve italiane deri më tani numri i personave që kanë humbur jetën është 35, ndërkohë që 10 janë të zhdukur, 30 makina të vogla dhe 3 kamionë të mëdhenj janë dëmtuar, të cilat kanë rënë mbi 100 metra lartësi.

Ende ekziston frika se mund të vazhdojë shembja e urës, pasi deri më tani ajo ka arritur deri në 300 metra.

The post Shembja e urës në Genova, rritet bilanci i viktimave, të tjerë ndodhen nën rrënoja appeared first on 55 News.

]]>