ushqim Archives - 55 News https://55news.al/tag/ushqim/ Tue, 28 Jan 2020 08:28:53 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png ushqim Archives - 55 News https://55news.al/tag/ushqim/ 32 32 Astronautët për herë të parë pjekin ushqim në hapësirë https://55news.al/globi/astronautet-per-here-te-pare-pjekin-ushqim-ne-hapesire/ Tue, 28 Jan 2020 08:28:53 +0000 https://new.55news.al/?p=141433 Stacioni hapësinor ndërkombëtar kohët e fundit përhap erën e biskotave të pjekura – ushqimi i parë i pjekur në hapësirë. Ëmbëlsirat u poqën në një furrë të veçantë në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, por ende nuk janë testuar. Astronautët bënë ëmbëlsira muajin e kaluar në një furrë të veçantë që mund të funksionojë edhe në një gjendje […]

The post Astronautët për herë të parë pjekin ushqim në hapësirë appeared first on 55 News.

]]>
Stacioni hapësinor ndërkombëtar kohët e fundit përhap erën e biskotave të pjekura – ushqimi i parë i pjekur në hapësirë.

Ëmbëlsirat u poqën në një furrë të veçantë në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, por ende nuk janë testuar. Astronautët bënë ëmbëlsira muajin e kaluar në një furrë të veçantë që mund të funksionojë edhe në një gjendje pa peshë – aty ku nuk ka gravitet.

Biskotat u vendosën më pas në çanta speciale dhe u kthyen në Tokë më 7 janar nga anija kozmike SpaceIx Dragons.

Qëllimi i eksperimentit, i cili u punua nga astronautët Luka Parmitano dhe Kristina Koh, ishte të studionte opsionet e ruajtjes së ushqimit për udhëtime të gjata në të gjithë zonën.

Pyetja kryesore, natyrisht, është – si duket shija? Epo, askush nuk e di ende.

Double Tree, një prodhues i brumit, tha se ëmbëlsirat “së shpejti do t’i nënshtrohen testimit shtesë nga shkencëtarët e ushqimit për të përcaktuar rezultatet përfundimtare të eksperimentit”.

Më pas do të jetë e qartë nëse është e sigurt të hani ëmbëlsira në hapësirë.

Përndryshe, nuk ishte e lehtë për t’i ruajtur ato – astronautët i pjekën për shtatë ditë për të përcaktuar temperaturën dhe kohën ideale të pjekjes.

Sipas rezultateve, rezultatet do të ndihmojnë ekspertët ta bëjnë udhëtimin në hapësirë të gjatë më të këndshme në të ardhmen.

The post Astronautët për herë të parë pjekin ushqim në hapësirë appeared first on 55 News.

]]>
Një qytetare angleze ndan ushqim për studentët në protestë: Mos lejoni që politika t’iu ndalojë https://55news.al/aktualitet/nje-qytetare-angleze-ndan-ushqim-per-studentet-ne-proteste-mos-lejoni-qe-politika-t-iu-ndaloje/ Fri, 14 Dec 2018 15:41:51 +0000 https://new.55news.al/?p=74100 Një grua nga Britania e Madhe i është bashkuar protestës së studentëve duke i mbështetur ata me fjalë, por edhe duke ndarë ushqime për të rinjtë e pranishëm. Ajo jeton në Shqipëri, dhe shprehet se kërkon që fëmijët e saj të edukohen në këtë vend një ditë, duke shtuar gjithashtu se dëshiron që ata të […]

The post Një qytetare angleze ndan ushqim për studentët në protestë: Mos lejoni që politika t’iu ndalojë appeared first on 55 News.

]]>
Një grua nga Britania e Madhe i është bashkuar protestës së studentëve duke i mbështetur ata me fjalë, por edhe duke ndarë ushqime për të rinjtë e pranishëm. Ajo jeton në Shqipëri, dhe shprehet se kërkon që fëmijët e saj të edukohen në këtë vend një ditë, duke shtuar gjithashtu se dëshiron që ata të kenë akses të plotë në edukim.

“Unë nuk jam studente dhe nuk jam nga Shqipëria por, ju mbështes fort ju të gjithëve, për disa arsye. Së pari, sepse si qytetare që po jetoj në ketë vend dhe që kam në plan të vazhdoj të jetoj, dua që të keni të njëjtat të drejta edukimi siç unë kam pasur fatin të kem. Së dyti, nëse do të kem fëmijë, ata do të edukohen këtu, dhe unë dua që ata të kenë akses të plotë edukimi. Unë ju mbështes ju dhe mendoj që mbështetja duhet të jetë edhe nga gjithë Komisioni Evropian. Ndaj vazhdoni dhe mos lejoni që politika t’ju ndalojë”, – u shpreh ajo.

The post Një qytetare angleze ndan ushqim për studentët në protestë: Mos lejoni që politika t’iu ndalojë appeared first on 55 News.

]]>
Tani do të hani më shumë, mësoni të vërtetat që nuk i keni ditur për makaronat https://55news.al/shendeti/tani-do-te-hani-me-shume-mesoni-te-vertetat-qe-nuk-i-keni-ditur-per-makaronat/ Wed, 21 Nov 2018 07:34:02 +0000 https://new.55news.al/?p=68891 Janë të paktën 10 legjenda ato që nuk i paskemi ditur deri tani për makaronat – pjatën më të preferuar të italianëve. Aidepi, Lidhja e Industrive të Ëmbëlsirave dhe të Pastës Italiane, ka nxjerrë pak kohë më parë disa legjenda që nuk i kemi ditur. Në radhë të parë nuk të shëndoshin, sepse nuk janë […]

The post Tani do të hani më shumë, mësoni të vërtetat që nuk i keni ditur për makaronat appeared first on 55 News.

]]>
Janë të paktën 10 legjenda ato që nuk i paskemi ditur deri tani për makaronat – pjatën më të preferuar të italianëve.

Aidepi, Lidhja e Industrive të Ëmbëlsirave dhe të Pastës Italiane, ka nxjerrë pak kohë më parë disa legjenda që nuk i kemi ditur. Në radhë të parë nuk të shëndoshin, sepse nuk janë karbohidratet, por kaloritë e shumta që janë përgjegjëse për obezitetin.

Nuk është e vërtetë që makaronat pa glutinë të dobësojnë, përkundrazi ekziston risku i kompensimit  të nevojshëm të karbohidrateve komplekse me një ushqim kryesisht të pasur me yndyra, duke përfituar efektin e kundërt.

 

Sipas ligjit, pasta italiane duhet të prodhohet me grurë të fortë, në bazë të disa parametrave mes të cilave lagështira, proteinat dhe aciditeti, që përcaktojnë cilësinë e lartë të produktit.

Gruri i përdorur sot është fryt i një procesi të përmirësuar gjenetik, por pa Omgj, për të cilin janë marrë varietete të ndryshme, më rezistente dhe më produktive, me më shumë proteina dhe me glutinë të cilësisë më të mirë.

Pasta është një miks i drithit të zhveshur të varieteteve të ndryshme, por mund të bëhet edhe nga një tip gruri, shpesh i varieteteve antike. Origjina e Pastës mendohet të jetë arabe, duke parë që konsumohej në Sicili në shekullin e XIV.

Përsa i përket gatimit, kripa duhet hedhur kur uji zien fort dhe përpara se të hedhësh makaronat, në mënyrë që të mos vonosh zierjen e tyre.

Tretja më e mirë që u bëhet makaronave “al dente” i dedikohet glutinës që mbart niseshte, duke e bërë të asimilueshme në mënyrë graduale. Ja 10 fakte:

1- Bëjnë mirë për shëndetin

2- Nuk janë me origjinë kineze

3- Nuk të shëndoshin

4- Makaronat pa glutinë nuk të dobësojnë

5- Makaronat italiane duhet të prodhohen me grurë të fortë

6- Origjina e makaronave mendohet të jetë arabe

7- Kripa duhet hedhur kur uji zien, jo më parë

8- Pasta “al dente” është më e tretshme

9- Janë një përzierje e drithit të zhveshur, por mund të përftohet edhe nga një tip i vetëm gruri

10- Në shije “pasta al bronzo” (me sipërfaqe poroze) është më homogjene, ndërsa ajo teflon ka zemrën më krokante

The post Tani do të hani më shumë, mësoni të vërtetat që nuk i keni ditur për makaronat appeared first on 55 News.

]]>
Këto janë ushqimet që nuk duhet të hani kur pini ilaçe https://55news.al/shendeti/keto-jane-ushqimet-qe-nuk-duhet-te-hani-kur-pini-ilace/ Wed, 17 Oct 2018 07:01:27 +0000 https://new.55news.al/?p=58574 Zakonisht thuhet që shumë ilaçe duhet të merren dhe me ushqime, për të mbrojtur stomakun tuaj. Por a e dini se disa ushqime dhe pije duhen shmangur me çdo kusht? Kjo ndodh pasi ato mund të ndryshojnë mënyrën se si përthith disa ilaçe trupi juaj, në disa raste i bëjnë joefektive. Disa ilaçe janë krijuar […]

The post Këto janë ushqimet që nuk duhet të hani kur pini ilaçe appeared first on 55 News.

]]>
Zakonisht thuhet që shumë ilaçe duhet të merren dhe me ushqime, për të mbrojtur stomakun tuaj. Por a e dini se disa ushqime dhe pije duhen shmangur me çdo kusht?

Kjo ndodh pasi ato mund të ndryshojnë mënyrën se si përthith disa ilaçe trupi juaj, në disa raste i bëjnë joefektive.

Disa ilaçe janë krijuar të përthithen ngadalë, dhe disa ushqime e përshpejtojnë këtë proces. Ose dhe e kundërta, disa ushqime japin mundësinë që të përthithen më shumë se çfarë duhet nga ilaçet, që mund të kenë efekte anësore të rrezikshme.

Kur merr ilaçe është gjithmonë më mirë të konsultoheni me doktorin për atë se çfarë mund të bëni dhe çfarë jo. Në fotogaleri keni dhe shpjegimet përkatëse.

Djathë dhe mish me antibiotik: Nëse jeni duke marrë monoamine oxidase për depresionin duhet të shmangni përdorimin e djathit dhe mishit, po kështu edhe linezoidi, antibiotik që kuron pneumoninë.

Qumësht, antibiotik dhe ibuprofen: Kalciumi i qumështit mund të ndikojë në disa antibiotikë si tetraciklina që kuron aknet, malarien apo kolerën. Duhet të jeni të kujdesshëm dhe nëse ilaçet përmbajnë ciprofloxacin dhe doxycycline, që përdoren për të trajtuar infeksionet bakteriale.

Alkool dhe antihistamina: Reagimet ndërmjet alkoolit dhe këtyre medikamenteve, mund të jetë toksik, por mund të ndryshojë efektin e ilaçit dhe të rrisë efektet anësore.

Pije të gazuara dhe ibuprofen: Pijet e gazuara janë me dioksid karboni, dhe dëmtojnë mjaft me ilaçe që janë me veshje, siç është ibuprofeni. Acidet dëmtojnë veshjet e disa ilaçeve, që do të thotë që shpërbëhen para se të arrijnë objektivin.

The post Këto janë ushqimet që nuk duhet të hani kur pini ilaçe appeared first on 55 News.

]]>
10 ushqimet që këshillon gjyshja për një lëkurë të shkëlqyer https://55news.al/globi/10-ushqimet-qe-keshillon-gjyshja-per-nje-lekure-te-shkelqyer/ Sat, 13 Oct 2018 14:17:01 +0000 https://new.55news.al/?p=57563 Së paku 17 persona janë konfirmuar të vdekur pas stuhisë së madhe Majkëll, që kaloi në Virgjinia. Ekipet shpëtuese kanë ende për të kërkuar në zonat më të prekura si Florida dhe plazhi Meksiko. Stuhia më e madhe në historinë e SHBA-së, përfshiu të mërkurën këtë zonë me shpejtësi prej 250 kilometra në orë. Së […]

The post 10 ushqimet që këshillon gjyshja për një lëkurë të shkëlqyer appeared first on 55 News.

]]>
Së paku 17 persona janë konfirmuar të vdekur pas stuhisë së madhe Majkëll, që kaloi në Virgjinia. Ekipet shpëtuese kanë ende për të kërkuar në zonat më të prekura si Florida dhe plazhi Meksiko.

Stuhia më e madhe në historinë e SHBA-së, përfshiu të mërkurën këtë zonë me shpejtësi prej 250 kilometra në orë.

Së paku tetë persona janë konfirmuar të vdekur në Floridë, 5 në Virgjinia dhe tre në Karolinën jugore.

Autoritetet theksojnë se numri i viktimave mund të rritet për shkak të motit të ligë në disa zona. Banorët në Meksiko janë urdhëruar të evakuohen, por dyshohet se qindra nga ta nuk janë larguar nga vendi.

The post 10 ushqimet që këshillon gjyshja për një lëkurë të shkëlqyer appeared first on 55 News.

]]>
7 ushqimet që ju ndihmojnë të humbni peshë pa aktivitet fizik https://55news.al/shendeti/7-ushqimet-qe-ju-ndihmojne-te-humbni-peshe-pa-aktivitet-fizik/ Mon, 24 Sep 2018 06:48:51 +0000 https://new.55news.al/?p=51768 Humbja e peshës është sfidë e madhe për shumëkë. Ushtrimet, ushqimi, dieta, kontrollimi, disciplina… janë vetëm disa nga gjërat që kërkohen për humbje peshe. Por, janë edhe 7 ushqime me të cilat mund të humbisni peshë pa pasur nevojë për ushtrime. Ndiqeni videon për më shumë.

The post 7 ushqimet që ju ndihmojnë të humbni peshë pa aktivitet fizik appeared first on 55 News.

]]>
Humbja e peshës është sfidë e madhe për shumëkë.

Ushtrimet, ushqimi, dieta, kontrollimi, disciplina… janë vetëm disa nga gjërat që kërkohen për humbje peshe.

Por, janë edhe 7 ushqime me të cilat mund të humbisni peshë pa pasur nevojë për ushtrime.

Ndiqeni videon për më shumë.

The post 7 ushqimet që ju ndihmojnë të humbni peshë pa aktivitet fizik appeared first on 55 News.

]]>
Si të kontrolloni dëshirën për të ngrënë pa pushim https://55news.al/shendeti/si-te-kontrolloni-deshiren-per-te-ngrene-pa-pushim/ Sun, 02 Sep 2018 16:25:55 +0000 https://new.55news.al/?p=46103 Përpara se të përfundoni duke ngrënë produkte dyqani ose të konservuara, pini një gotë ujë dhe reflektoni: është apo nuk është uri e vërtetë? Duhet të dini se në periudhat e stresit dominon uria nervore ose e mendjes. Për të mos përdorur ushqimin si ngushëllim, dëgjoni muzikë ose kërceni, pra lërini hapësirë këtyre lloj emocioneve. […]

The post Si të kontrolloni dëshirën për të ngrënë pa pushim appeared first on 55 News.

]]>
Përpara se të përfundoni duke ngrënë produkte dyqani ose të konservuara, pini një gotë ujë dhe reflektoni: është apo nuk është uri e vërtetë? Duhet të dini se në periudhat e stresit dominon uria nervore ose e mendjes.

Për të mos përdorur ushqimin si ngushëllim, dëgjoni muzikë ose kërceni, pra lërini hapësirë këtyre lloj emocioneve.

Konsumoni shumë fibra
Drithërat, bishtajoret dhe frutat janë shumë të pasura me fibra: shtrojini ato në tryezë në vaktet më kryesore të ditës. Ato do t’ju bëjnë të ndiheni të ngopur duke ju larguar urinë. Ndërkohë, mos harroni se buka e prodhuar me miell të bardhë nuk është aspak e mirë nëse doni të luftoni urinë e vazhdueshme. Majaja dhe yndyrat e bëjnë atë jo të shëndetshme.

Hani mëngjes
Zakonisht kapuçino me një kroasant jua mbush syrin për mëngjes, por gjithsesi rrezikoni që vetëm pas pak orësh të ndiheni të uritur. Mëngjesin është e mira ta konsumoni në shtëpi, ndërsa më pas mund të shkoni tek i njëjti bar për të pirë një kafe ose një leng të shtrydhur.
Ecni
Kur e ndieni nevojën për ëmbëlsira apo ushqime të pashëndetshme, dilni për një ecje 15 minutëshe. Një studim ka treguar se njerëzit që kanë ecur përpara se të hanë çokollatë, kanë konsumuar gjysmën e kalorive më pak se ata që nuk kishin ecur.

Aromat
Nuhatja e aromave të këndshme mund ta reduktojë urinë dhe më të mirat janë dëshmuar aromat e portokallit dhe vaniljes, sepse ato ndikojnë në dëshirën për ëmbëlsira. Aroma e jaseminit është dëshmuar se redukton dëshirën për çokollatë, ndërsa menta e ndalon plotësisht oreksin.

Mollët
Përmbajtja e mollës ndikon në zbutjen e urisë. Mollët po ashtu vënë në lëvizje hormonet që ndikojnë në oreksin tuaj dhe nuk ju lënë të teproni me ushqim.

The post Si të kontrolloni dëshirën për të ngrënë pa pushim appeared first on 55 News.

]]>
Dietat me më pak karbohidrate “mund të shkurtojnë jetën” https://55news.al/shendeti/dietat-me-me-pak-karbohidrate-mund-te-shkurtojne-jeten/ Fri, 17 Aug 2018 09:19:02 +0000 https://new.55news.al/?p=42723 Dietat me pak karbohidrate mund të shkurtojnë jetën me të paktën 4 vite. Një e tillë, si ajo “Atkins”, po bëhet gjithnjë e më shumë popullore për humbje peshe, e ka treguar sinjale për uljen e rrezikut të disa sëmundjeve. Por, sipas një studimi amerikan të shtrirë në mbi 25 vite, një reduktim i moderuar […]

The post Dietat me më pak karbohidrate “mund të shkurtojnë jetën” appeared first on 55 News.

]]>

Dietat me pak karbohidrate mund të shkurtojnë jetën me të paktën 4 vite. Një e tillë, si ajo “Atkins”, po bëhet gjithnjë e më shumë popullore për humbje peshe, e ka treguar sinjale për uljen e rrezikut të disa sëmundjeve.

Por, sipas një studimi amerikan të shtrirë në mbi 25 vite, një reduktim i moderuar konsumi karbohidratesh apo këmbimi i mishit me proteina bimore dhe yndyrna, është më i shëndetshëm. Studimi është mbështetur te njerëz që mund ta kujtonin sasinë e karbohidrateve që kanë konsumuar.

Në studimin e publikuar në “The Lancet Public Health”, 15.400 persona nga SHBA kanë plotësuar pyetësorë mbi ushqimin dhe pijet që kanë konsumuar, si dhe mbi sasinë.

Nisur nga kjo, shkencëtarët kanë përllogaritur sasinë e kalorive që ata kanë marrë nga karbohidratet, yndyrnat dhe proteinat. Pasi kanë ndjekur grupin për një mesatare prej 25 vitesh, kërkuesit arritën në përfundimin se ata që kanë marrë 50-55 për qind të energjisë së tyre nga karbohidratet kanë një rrezik më të ulët vdekjeje, krahasuar me ata që kanë marrë më shumë karbohidrate.

Karbohidratet përfshijnë perimet, frutat dhe sheqerin, por burimi kryesor i tyre janë ushqimet bimore si patatet, buka, orizi, makaronat dhe drithërat. Kërkuesit përllogaritën se, nga mosha 50 vjeç, njerëzit në grupin e përdorimit të moderuar të karbohidrateve pritej të jetonin edhe për të paktën 33 vite të tjera, 5 më shumë sesa njerëzit që merrnin 30 për qind apo më pak të energjisë së tyre nga karbohidratet.

The post Dietat me më pak karbohidrate “mund të shkurtojnë jetën” appeared first on 55 News.

]]>
Ky është ushqimi më i mirë për femrat shtatzënë, duhet konsumuar patjetër https://55news.al/shendeti/ky-eshte-ushqimi-me-i-mire-per-femrat-shtatzene-duhet-konsumuar-patjeter/ Wed, 15 Aug 2018 17:12:52 +0000 https://new.55news.al/?p=42455 Një studim i ri, që ka grumbulluar të dhëna nga 18 studime të mëparshme, ka zbuluar se kush është ushqimi më i mirë për femrat që presin një fëmijë. Sipas studimit, veza ul mundësinë për lindje të parakohshme dhe ul rrezikun e depresionit. Autorja e studimit dhe dietologia Cordelia Woodward tha: “Vezët janë të pasura […]

The post Ky është ushqimi më i mirë për femrat shtatzënë, duhet konsumuar patjetër appeared first on 55 News.

]]>
Një studim i ri, që ka grumbulluar të dhëna nga 18 studime të mëparshme, ka zbuluar se kush është ushqimi më i mirë për femrat që presin një fëmijë.

Sipas studimit, veza ul mundësinë për lindje të parakohshme dhe ul rrezikun e depresionit.

Autorja e studimit dhe dietologia Cordelia Woodward tha: “Vezët janë të pasura me proteina, me vlera ushqyese dhe burim vitamine D, që është thelbësore për shtatzëninë. Përmbajnë edhe acide yndyrore që ulin rrezikun e lindjes së parakohshme dhe rrezikun e depresionit te nëna”.

Studimi është publikuar në “Network Health Digest”./TCH

The post Ky është ushqimi më i mirë për femrat shtatzënë, duhet konsumuar patjetër appeared first on 55 News.

]]>
Gënjeshtrat që lexoni e dëgjoni përditë për rënien nga pesha https://55news.al/shendeti/genjeshtrat-qe-lexoni-e-degjoni-perdite-per-renien-nga-pesha/ Wed, 08 Aug 2018 10:04:07 +0000 https://new.55news.al/?p=41076 Në ditët e sotme iu tregojnë aq shumë mënyra për të humbur peshë, saqë ju nuk e dini se kë të besoni dhe kë jo. Disa thonë që duhet të hani shumë herë në ditë, por nga pak, ndërsa të tjera thonë hani 3 vaktet dhe jo më shumë. Për të zgjidhur këtë situatë dilematike, […]

The post Gënjeshtrat që lexoni e dëgjoni përditë për rënien nga pesha appeared first on 55 News.

]]>
Në ditët e sotme iu tregojnë aq shumë mënyra për të humbur peshë, saqë ju nuk e dini se kë të besoni dhe kë jo.

Disa thonë që duhet të hani shumë herë në ditë, por nga pak, ndërsa të tjera thonë hani 3 vaktet dhe jo më shumë. Për të zgjidhur këtë situatë dilematike, ju tregojmë se çfarë është një gënjeshtër. Le t’i shohim!

1. Një dietë me pak karbohidrate është e mirë për të humbur peshë

Jemi dakord që dieta me pak karbohidrate të dobëson, por keni menduar ndonjëherë sesi do jeni me shëndetin? Karbohidratet në sasi të limituar, të ulin energjinë, prandaj është më mirë t’i shmangni.

2. Nuk duhet të hani pas orës 6 pasdite

Të gjithë e keni dëgjuar shprehjen “Hani mëngjesin si mbret, drekën si princ dhe darkën si një i varfër”, por ju mos e besoni, sepse nuk është e vërtetë. Ju mund të hani kur të doni, mjafton mos ta teproni me kaloritë dhe yndyrat.

3. Hani pak dhe shpesh

Studimet kanë treguar se njerëzit që hanë më shumë se tre herë në ditë janë më të shëndoshë, sesa ata që hanë 3 herë. Prandaj ngrënia shpesh për të rënë në peshë dhe për të rritur metabolizmin, është thjesht një gënjeshtër.

4. Sa më shumë kohë në palestër, aq më shumë peshë e humbur

Gënjeshtër! Në palestër është e rëndësishme cilësia e trajnimit, jo orët e shpenzuara.

5. Yndyrat të shëndoshin

Yndyrat kanë 9 kalori për gram, ndërsa proteina ka 4 kalori për gram. Kjo është dhe arsyeja pse duhet të tregoni kujdes me ushqimet e yndyrshme. Por kjo nuk do të thotë t’i hiqni fare nga dieta, kjo do të thotë të llogarisësh çfarë ha.


6. Sa më i vjetër të bëhesh, aq më shumë shëndoshesh.

Jo, nuk është e vërtetë. Për sa kohë ju keni një jetesë të shëndetshme, nuk do fitoni peshë. Çelësi i gjithë kësaj janë ushtrimet fizike.
7. Stërvitja është efektive, vetëm kur ndjeni dhimbje

Shumë njerëz besojnë se kur ditën tjetër pas seancës stërvitore ke dhimbje, atëherë ia ke dalë të humbësh ca kile, por s’është kështu. Ke, apo jo dhimbje, nëse po trajnohesh, do humbësh peshë.

8. Tendosje para stërvitjes

Përpara stërvitjes ju bëni një tendosje muskujsh, si parapërgatitje. Por, ju duhet të bëni të kundërtën. Tendosjen bëjeni pas stërvitjes, kështu muskujt tuaj do jenë gati për t’u çlodhur.

9. Mund të hash çfarë të duash gjatë agjërimit

Janë dy gjëra të rëndësishme që nuk duhet t’i anashkaloni gjatë agjërimit, e para, mos e ngordhni veten urie dhe e dyta, mos hani ushqime të thata.

The post Gënjeshtrat që lexoni e dëgjoni përditë për rënien nga pesha appeared first on 55 News.

]]>