vajza Archives - 55 News https://55news.al/tag/vajza/ Mon, 21 Jan 2019 10:15:46 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png vajza Archives - 55 News https://55news.al/tag/vajza/ 32 32 FOTO/ Vajza nga Kosova fiton kurorën e bukurisë në Miss New York USA 2019 https://55news.al/lifestyle/foto-vajza-nga-kosova-fiton-kuroren-e-bukurise-ne-miss-new-york-usa-2019/ Mon, 21 Jan 2019 10:15:46 +0000 https://new.55news.al/?p=81094 Bukuroshja me origjinë shqiptare Florinda Kajtazi mbrëmjen e kaluar arriti të triumfojë mes shumë vajzave të tjera. Florinda arrriti të rrëmbëjë kurorën në kompeticionin e bukurisë Miss New York USA 2019. Ajo do të përfaqësojë Neë York-un në edicionin e 68-të të Miss USA, kompeticioni më i rëndësishëm i bukurisë në Shtetet e Bashkuara ta […]

The post FOTO/ Vajza nga Kosova fiton kurorën e bukurisë në Miss New York USA 2019 appeared first on 55 News.

]]>
Bukuroshja me origjinë shqiptare Florinda Kajtazi mbrëmjen e kaluar arriti të triumfojë mes shumë vajzave të tjera.

Florinda arrriti të rrëmbëjë kurorën në kompeticionin e bukurisë Miss New York USA 2019.

Ajo do të përfaqësojë Neë York-un në edicionin e 68-të të Miss USA, kompeticioni më i rëndësishëm i bukurisë në Shtetet e Bashkuara ta Amerikës.

Florinda është 27 vjeç dhe jeton në Yonkers.

The post FOTO/ Vajza nga Kosova fiton kurorën e bukurisë në Miss New York USA 2019 appeared first on 55 News.

]]>
Krimi që tronditi Tiranën/ Flet vajza e dy viktimave: Ai mori thikën e donte të më vriste në sy të… https://55news.al/aktualitet/krimi-qe-tronditi-tiranen-flet-vajza-e-dy-viktimave-ai-mori-thiken-e-donte-te-me-vriste-ne-sy-te/ Tue, 15 Jan 2019 16:35:50 +0000 https://new.55news.al/?p=79992 Pas krimit tronditës të ndodhur një ditë më parë në Tiranë, ku një 52 vjeçar, Majlind Lala, vrau me thikë vjehrrin dhe vjehrrën në shtëpinë e tyre, e më pas qëlloi edhe veten, flet vajza e dy viktimave dhe bashkëjetuesja e autorit. Nertila Mata, e cila ndodhet në Suedi, në një prononcim për News 24 […]

The post Krimi që tronditi Tiranën/ Flet vajza e dy viktimave: Ai mori thikën e donte të më vriste në sy të… appeared first on 55 News.

]]>
Pas krimit tronditës të ndodhur një ditë më parë në Tiranë, ku një 52 vjeçar, Majlind Lala, vrau me thikë vjehrrin dhe vjehrrën në shtëpinë e tyre, e më pas qëlloi edhe veten, flet vajza e dy viktimave dhe bashkëjetuesja e autorit.

Nertila Mata, e cila ndodhet në Suedi, në një prononcim për News 24 është shprehur se autori kishte tentuar ta vriste me thikë edhe atë në sy të vajzës së saj të mitur.
“Majlindin e largova nga shtëpia me ndihmën e miqve në Suedi sepse mori thikën të më vriste në prani të vajzes. I bleva biletë e çova në Greqi te familjarët e vet, por ata i dhanë lekë të vinte prapë tek une. Nuk erdhi këtu por bëri ate qe beri. Askush nuk i ka marre femijen atij. Dhe familja ime ka qene vecse ndihme per te. Ai ishte nje i semure”, është shprehur ajo.

 

The post Krimi që tronditi Tiranën/ Flet vajza e dy viktimave: Ai mori thikën e donte të më vriste në sy të… appeared first on 55 News.

]]>
Vajza fierake vjen me punimin e rrallë, 36 mijë gozhdë për flamurin https://55news.al/aktualitet/vajza-fierake-vjen-me-punimin-e-rralle-36-mije-gozhde-per-flamurin/ Thu, 29 Nov 2018 16:55:21 +0000 https://new.55news.al/?p=70874 Lediana Sula, eshte 22 vjecarja fierake e cila ka kryer kete punim fantastik te flamurit tone kombetar duke bashkuar plot 36.000 gozhde. Permasat e ketij punimi jane 70x50cm dhe artistes i jane dashur plot 3 muaj per ta realizuar. “Punimi më me dashuri që kam punuar ndonjëherë, pasi i dedikohet pikërisht flamurit më të bukur […]

The post Vajza fierake vjen me punimin e rrallë, 36 mijë gozhdë për flamurin appeared first on 55 News.

]]>
Lediana Sula, eshte 22 vjecarja fierake e cila ka kryer kete punim fantastik te flamurit tone kombetar duke bashkuar plot 36.000 gozhde. Permasat e ketij punimi jane 70x50cm dhe artistes i jane dashur plot 3 muaj per ta realizuar.

“Punimi më me dashuri që kam punuar ndonjëherë, pasi i dedikohet pikërisht flamurit më të bukur në botë”, thotë Lediana ne faqen e saj ne facebook. Pasi e kemi pyetur nese ky punim eshte ne shitje, artistja ka thene, “pse jo”, keshtuqe nese jeni te interesuar, mund ta pyesni ne faqen e saj ne facebook me emrin “Lediana Sula”. Nuk na ngelet gje tjeter vecse ti urojme shume suksese kesaj artisteje kaq te talentuar. Ju lutemi shperndajeni ta shohin dhe miqte tuaj. Fierisot.com

shqiponja.jpg

 

The post Vajza fierake vjen me punimin e rrallë, 36 mijë gozhdë për flamurin appeared first on 55 News.

]]>
Alkolizimi i15-vjeçarëve? Në Shqipëri, 1/10 vajza dhe 1/4 djem, konsumatorë të rregullt https://55news.al/aktualitet/alkolizimi-i15-vjecareve-ne-shqiperi-1-10-vajza-dhe-1-4-djem-konsumatore-te-rregullt/ Tue, 27 Nov 2018 13:23:55 +0000 https://new.55news.al/?p=70297 Ndër 41 shtetet europiane, vetëm në dhjetë prej tyre, adoleshentët janë konsumatorë më të mëdhenj të alkoolit sesa në vendin tonë, thotë një raport i sapo publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Në Shqipëri rezulton se, 16.6% e adoleshentëve konsumojnë alkool rregullisht, ose të paktën një herë në javë. Në analizë merren vetëm 11, 13 […]

The post Alkolizimi i15-vjeçarëve? Në Shqipëri, 1/10 vajza dhe 1/4 djem, konsumatorë të rregullt appeared first on 55 News.

]]>
Ndër 41 shtetet europiane, vetëm në dhjetë prej tyre, adoleshentët janë konsumatorë më të mëdhenj të alkoolit sesa në vendin tonë, thotë një raport i sapo publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Në Shqipëri rezulton se, 16.6% e adoleshentëve konsumojnë alkool rregullisht, ose të paktën një herë në javë. Në analizë merren vetëm 11, 13 dhe 15 vjeçarë, çka i bën alarmante gjetjet e raportit.

Vendet e tjera të rajonit ndërkohë nuk janë marrë në analizë, me përjashtim të Maqedonisë, që ka një normë disi më të ulët se vendi ynë në këtë drejtim. Në nivel europian, adoleshentët në Malta, me 28% dhe atë në Itali me 24% rezultojnë të jenë ata më të alkoolizuarit në Europë. Më pak të alkoolizuarit ndërkohë janë padiskutim ata nordikë, me Islandën në vend të parë, me një normë në vetëm 2.7%, Norvegjinë me 3.7% dhe Suedinë me vetëm 4%.

Në të gjitha këto vende konsumi i alkoolit në popullatë është mjaft i lartë, por mesa duket te adoleshentët funksionojnë ligjet më së miri. Vendi ynë, është një ndër ato shtete ku ligji nuk funksionon si duhet në drejtim të ndalimit të alkoolit për ata nën 18 vjeç. Së fundmi, qeveria premtoi një luftë serioze ndaj këtij fenomeni. Të dhënat më të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, tregojnë se mes meshkujve dhe femrave adoleshente ka një diferencë të theksuar në konsumin e alkoolit, me vetëm 10.4% të femrave që rezultojnë konsumatore dhe 22.7% të meshkujve.

The post Alkolizimi i15-vjeçarëve? Në Shqipëri, 1/10 vajza dhe 1/4 djem, konsumatorë të rregullt appeared first on 55 News.

]]>
Fotografitë e këtyre femrave kanë pushtuar rrjetet sociale, sigurohuni që para se t’i shihni nuk vuani nga zemra https://55news.al/lifestyle/fotografite-e-ketyre-femrave-kane-pushtuar-rrjetet-sociale-sigurohuni-qe-para-se-t-i-shihni-nuk-vuani-nga-zemra/ Mon, 26 Nov 2018 09:08:37 +0000 https://new.55news.al/?p=70016 David Dubnitsky i bën fotografitë në atë mënyrë që subjektet e tij femra nuk shfaqen thjeshtë të bukura.Talenti i artistit bën që ato të kthehen në perëndesha. Duke i parë këto foto, ju do të admironi bukurinë, thellësinë dhe ndjesinë e këtyre portreteve. Me lejen e tij, Bright Side ka publikuar disa prej fotove të […]

The post Fotografitë e këtyre femrave kanë pushtuar rrjetet sociale, sigurohuni që para se t’i shihni nuk vuani nga zemra appeared first on 55 News.

]]>
David Dubnitsky i bën fotografitë në atë mënyrë që subjektet e tij femra nuk shfaqen thjeshtë të bukura.
Talenti i artistit bën që ato të kthehen në perëndesha. Duke i parë këto foto, ju do të admironi bukurinë, thellësinë dhe ndjesinë e këtyre portreteve.

Me lejen e tij, Bright Side ka publikuar disa prej fotove të tij në mënyrë që njerëzit të kënaqen me bukurinë e tyre.
Më poshtë mund t’i shihni fotot e tij:

 

The post Fotografitë e këtyre femrave kanë pushtuar rrjetet sociale, sigurohuni që para se t’i shihni nuk vuani nga zemra appeared first on 55 News.

]]>
Dy vajza ndërrohen në maternitet, fati i njërës doli i tmerrshëm https://55news.al/globi/dy-vajza-nderrohen-ne-maternitet-fati-i-njeres-doli-i-tmerrshem/ Wed, 14 Nov 2018 11:56:57 +0000 https://new.55news.al/?p=67245 Kjo është ajo që ka marrë nga jeta një vajzë e cila në fakt fatin duhet ta kishte ndryshe, sepse plot 30 vjet më parë, e ndërruan në maternitet duke ia dhënë prindërve të gabuar. Lusia (Luciya) është duke përjetuar shok të dyfishtë në këto ditë të ndërrimit të viteve. Ajo sapo ka mësuar të […]

The post Dy vajza ndërrohen në maternitet, fati i njërës doli i tmerrshëm appeared first on 55 News.

]]>
Kjo është ajo që ka marrë nga jeta një vajzë e cila në fakt fatin duhet ta kishte ndryshe, sepse plot 30 vjet më parë, e ndërruan në maternitet duke ia dhënë prindërve të gabuar.

Lusia (Luciya) është duke përjetuar shok të dyfishtë në këto ditë të ndërrimit të viteve.

Ajo sapo ka mësuar të vërtetën e fortë: Prindërit që ajo 30 vjet rresht i quante si të tillë, nuk janë të saj.

 

Gjithçka nisi më 29 janar 1987 kur, Zoya Tuganova, sot një 69 vjeçare nga Chelyabinsk në Rusi, solli në jetë një vogëlushe.

Ajo e pa vetëm një çast të bijën e saj të vërtetë.

Disa orë më vonë, pasi qetësohet nga lindja, i vjen në prehër një vogëlushe.

Edhe sot, tre dekada më pas, ajo e kujton atë moment kur e pa dhe nuk iu duk të ishte e saj.

Por a duhet t’i besonte bluzave të bardha? Duke qenë se kishte dyshime, ajo i tha atyre në atë kohë se vajza që i sollën në shtrat nuk i duket e njëjta që kishte parë menjëherë pas lindjes në sallë.

Përgjigjja e personelit ishte e ashpër dhe nuk linte shteg për të vazhduar më tej në kërkimin e së vërtetës. Madje e kërcënuan se do ta mbyllnin në psikiatri për këtë pretendim që hodhi.

Zoya e mori në shtëpi fëmijën që nuk ishte e saj dhe e rriti atë.

Katia (Katya), vajza jobiologike e Zoyas, u rrit me përkushtim për vite me radhë.

Sakaq, vajza e vërtetë e Zoyas, Lusia, iu dha një nëne tjetër, Elvira Tuligenova. Burri i saj, nuk ia dha kurrë atësinë Lusisë, pasi e shihte që nuk ngjante me të dhe në familje plasi sherri për ndershmëri.

Ai besonte se e shoqja kishte dashnor që madje e kishte lënë shtatzënë. Në këto rrethana, ai vëzhgon të shoqen dhe mashkullin më të parë që pa të shoqërohej me të, iu sul dhe e vrau. Përfundoi në burg duke lënë pas një trishtim të thellë familjar.

Elvira iu dorëzua alkoolit, e vrarë shpirtërisht nga gjithë sa ndodhi, raporton noa.al që përktheu historinë e plotë që ju sjell në këtë raport.

Pak më vonë vdes. Lusia dhe vëllezërit e saj mbeten jetimë dhe përfundojnë në një jetimore.

Në anën tjetër, Katia po e përjetonte keq vitet e fundit, dyshimin e nënës se nuk ishte vajza e saj. Ajo nisi të kërkonte për të vërtetën dhe ia doli të gjejë Lusinë pas një kohe të gjatë kërkimesh të lodhshme.

Duke folur me “Siberian Times”, Zoya rrëfen momentet kur pa Lusinë. “Kur e pashë, e dallova përnjëherë ngjashmërinë mes nesh. Jam e shkatërruar nga ajo që jeta na solli”.

Katia nga ana e saj, pohon se nëse ajo do të përfundonte te familja biologjike, do të kishte vdekur, pasi në vogëli kishte pasur probleme me shëndetin për të cilat ishte nën kujdes të plotë nga prindërit jobiologjikë.

Ndërkaq, Zoja është e irrituar nga ajo që ka ndodhur. “Dikush duhet të paguajë për këtë gabim. I mbaj mend ende emrat e mjekëve dhe shpresoj që të bëhet drejtësi për këtë që ka ndodhur”.

The post Dy vajza ndërrohen në maternitet, fati i njërës doli i tmerrshëm appeared first on 55 News.

]]>
Vajza, këto janë 10 gjërat që meshkujt pëlqejnë tek ju https://55news.al/lifestyle/vajza-keto-jane-10-gjerat-qe-meshkujt-pelqejne-tek-ju/ Tue, 13 Nov 2018 09:42:15 +0000 https://new.55news.al/?p=66877 Ndonëse meshkujt nuk mund të jenë gjithnjë romantikë, ata kanë disa gjëra të cilat i bëjnë, por që vajzat nuk kanë dijeni. Ndonëse meshkujt nuk mund të jenë gjithnjë romantikë, ata kanë disa gjëra të cilat i bëjnë, por që femrat nuk kanë dijeni. Për shkak se meshkujt duan të duket gjithnjë si gjinia e […]

The post Vajza, këto janë 10 gjërat që meshkujt pëlqejnë tek ju appeared first on 55 News.

]]>
Ndonëse meshkujt nuk mund të jenë gjithnjë romantikë, ata kanë disa gjëra të cilat i bëjnë, por që vajzat nuk kanë dijeni.

Ndonëse meshkujt nuk mund të jenë gjithnjë romantikë, ata kanë disa gjëra të cilat i bëjnë, por që femrat nuk kanë dijeni.

Për shkak se meshkujt duan të duket gjithnjë si gjinia e fortë dhe që nuk u bëjnë përshtypje shumë gjëra, ata preferojnë ta mbajnë të fshehtë vëmendjen që u kushtojnë disa gjërave të vogla te femrat.
Aroma. Çdo njeri ka aromën e tij karakteristike që është e pavarur nga parfumet, era e shampos apo solucioneve të tjera. Te femrat kjo aromë është një nga elementët që tërheq më tepër meshkujt dhe që i bën për vete.
Flokët e lagura. Ndonëse për vajzat flokët e lagura janë një problem për të cilin duhet të kujdesen, për meshkujt ato janë një aspekt që i bën për vete dhe i nxit fantazi të shumta. Për më tepër lidhen me freskinë dhe gjërat e bukura që vijnë pas dushit.
Bluzat e gjera. Meshkujt i adhurojnë vajzat që veshin bluzat apo këmishat e tyre gjatë natës që kalojnë te ta. Është një ndjesi intimiteti që i bën të ndihen të sigurt për lidhjen me vajzën në fjalë.
Qukat. E çuditshme, por e vërtetë, meshkujt i preferojnë shumë femrat që kanë quka, pasi mendojnë se ato janë shumë të adhurueshme. Ndonëse femrat përpiqen t’i fshehin qukat, meshkujt po rebelohen dhe kërkojnë t’i shohin ato më shumë te partneret e tyre.
Frymëmarrja e afërt. Meshkujt çmenden kur femrat marrin frymë pranë qafës së tyre. Disa njerëz mund ta cilësojnë këtë si ‘të bezdisshme’ dhe si ‘të pamundur për të fjetur’, por shumica e djemve mendojnë se kjo është diçka shumë e bukur dhe pse jo tërheqëse.
Përqafimet. Një fenomen shumë i përhapur së fundmi, bëhet fjalë më tepër për përqafimet në shtrat dhe për afërsinë e intimitetin e krijuar në çift sesa për përqafimet në përgjithësi. Megjithëse pretendohet se femrat i pëlqejnë më shumë ‘përkëdheljet’ në shtrat, meshkujt nuk mbeten më pas.
Gjërat që bëhen në shtrat, mbeten në shtrat. Shumë femra ndrydhen me idenë se nëse veprojnë në një farë mënyre në shtrat, atëherë ato do të paragjykohen. Por rezulton e kundërta, meshkujt i pëlqejnë shumë femrat aktive në shtrat dhe nuk e kanë aspak kompleksin e gjërave të çuditshme.
Të qeshurën e përmbajtur. Meshkujt mendojnë se është shumë bukur kur vajzat qeshin në një mënyrë të veçantë, për më tepër kur janë vetë djemtë atë që kanë shkaktuar buzëqeshjen apo kanë thënë batutën.
Kur flirtojnë. Nuk është diçka që ndodh zakonisht, por meshkujve u pëlqen shumë kur femrat flirtojnë me ta ose kur i shohin në një mënyrë që i tregon se i dëshirojnë ata. Nga kjo kuptohet se edhe meshkujt kujdesen për veten që të jenë të pëlqyeshëm dhe për femrat që i shohin rastësisht.
Kafshimi i buzës. Nëse ju duhet të bindni ndonjë djalë për çdo gjë, mjafton të kafshoni paksa buzën tuaj të poshtme dhe ai do të jetë i gatshëm të bëjë çdo gjë. Meshkujt e shohin këtë si shumë tërheqëse dhe u pëlqen pa masë.

The post Vajza, këto janë 10 gjërat që meshkujt pëlqejnë tek ju appeared first on 55 News.

]]>
T’i shkruaj, apo mos t’i shkruaj? Vajza, hiqini dyshimet! https://55news.al/lifestyle/t-i-shkruaj-apo-mos-t-i-shkruaj-vajza-hiqini-dyshimet/ Tue, 06 Nov 2018 17:13:49 +0000 https://new.55news.al/?p=64886 Shumë çifte janë ndarë vetëm nga kokëfortësia se cili duhej të shkruante i pari. Femra, nëse jeni diku ku ndiheni vetëm dhe dëshironi t’i shkruani një mashkulli që pëlqeni mesazh, bëjini vetes këto pyetje nëse jeni në dilemë Intv.al ju sjell disa nga arsyetimet më të mira që mund të bëni, për t’i mbushur vetes […]

The post T’i shkruaj, apo mos t’i shkruaj? Vajza, hiqini dyshimet! appeared first on 55 News.

]]>
Shumë çifte janë ndarë vetëm nga kokëfortësia se cili duhej të shkruante i pari.

Femra, nëse jeni diku ku ndiheni vetëm dhe dëshironi t’i shkruani një mashkulli që pëlqeni mesazh, bëjini vetes këto pyetje nëse jeni në dilemë

Intv.al ju sjell disa nga arsyetimet më të mira që mund të bëni, për t’i mbushur vetes mendjen, nëse ja vlen, apo jo:

  1. 1. Ky person është dikush që do gëzohej nëse do merrte mesazh nga ju

Nëse përgjigja është “po”, ai do gëzohej nga mesazhi juaj, mos prisni më. Shpejtoni se më pas mund të jetë vonë.

  1. 2. Ky mashkull nuk merr asnjë hap për të qëndruar me ju

Ju keni frikë nga lidhja juaj me të, sepse e dalloni që ai as nuk nuk e merr mundimin t’ju kushtojë vëmendjen e duhur. Sipas intv ju meritoni më të mirin, prandaj mos e humbisni kohën tuaj me dikë që nuk ja vlen.

  1. 3. Nuk duhet të ju kapë paniku

Ju sapo i keni shkruar dhe nuk keni marrë përgjigje ende. Qetësohuni, ndoshta nuk ka pasur mundësi. Femrat, i kap paniku direkt dhe humbasin vlerat në sytë e një mashkulli.

  1. 4. Selektoni

Ndoshta keni disa meshkuj që ju pëlqejnë. Bëni një selektim, ndaj tyre dhe zgjidhni atë që vërtetë do donit të dilnit.

  1. 5. Mos fantazoni

Femrat, në momentin e parë që ai nuk i kthen mesazh, fantazojnë shumë gjëra. Mos i fusni vetes siklete të kota. Prisni!

The post T’i shkruaj, apo mos t’i shkruaj? Vajza, hiqini dyshimet! appeared first on 55 News.

]]>
Pas ekspertizës, Gjykata belge e njeh Delphine Boëlin si vajza e mbretit Alberti II https://55news.al/globi/pas-ekspertizes-gjykata-belge-e-njeh-delphine-boelin-si-vajza-e-mbretit-alberti-ii/ Mon, 05 Nov 2018 18:53:15 +0000 https://new.55news.al/?p=64576 Pas vendimit të gjykatës belge, sipas të cilit ish-mbreti Albert II, 84 vjeç, duhej t’i nënshtrohej një testi gjenetik, Delphine Boël fitoi të drejtën për t’u njohur si vajza e tij biologjike, bëhet sot e ditur. Informacioni i njoftuar nga mediat belge u konfirmua edhe nga Marc Uyttendaele, një prej avokatëve të Boël. Delphine Boël, […]

The post Pas ekspertizës, Gjykata belge e njeh Delphine Boëlin si vajza e mbretit Alberti II appeared first on 55 News.

]]>
Pas vendimit të gjykatës belge, sipas të cilit ish-mbreti Albert II, 84 vjeç, duhej t’i nënshtrohej një testi gjenetik, Delphine Boël fitoi të drejtën për t’u njohur si vajza e tij biologjike, bëhet sot e ditur.

Informacioni i njoftuar nga mediat belge u konfirmua edhe nga Marc Uyttendaele, një prej avokatëve të Boël.

Delphine Boël, artiste e arteve pamore, 50 vjeçe, pretendonte se ishte lindur nga një marrëdhënie e gjatë që ka patur në vitet ’60-’70 e ëma, Sibylle de Selys Longchamps me Albertin, në atë kohë princi trashëgimtar, i martuar që nga viti 1959 me Paola Ruffo di Calabria, përcjell ATA.

Alberti II, i cili drejtoi mbretërinë nga viti 1993 deri në 2003 është babai i mbretit aktual të Belgjikës, Filipit, e ka mohuar gjithnjë të ketë patur marrëdhënie me të ëmën e Boël.

The post Pas ekspertizës, Gjykata belge e njeh Delphine Boëlin si vajza e mbretit Alberti II appeared first on 55 News.

]]>
E mrekullueshme/ Edhe vajza e Zaminës tashmë ka veshjen për Halloween https://55news.al/show-biz/e-mrekullueshme-edhe-vajza-e-zamines-tashme-ka-veshjen-per-halloween/ Mon, 29 Oct 2018 13:06:59 +0000 https://new.55news.al/?p=62179 Që nga koha që është bërë nënë, Zaimina Vasjari ka postuar foto të shumta të vajzës së saj, Khloe. Në fotografinë e fundit Zaimina tregon vajzën e saj me një kostum simpatik për festën e Halloween.. “Halloween i parë i Khloes” kishte shkruar Zaimina. Blogerja u bë nënë në fillim të këtij viti.

The post E mrekullueshme/ Edhe vajza e Zaminës tashmë ka veshjen për Halloween appeared first on 55 News.

]]>
Që nga koha që është bërë nënë, Zaimina Vasjari ka postuar foto të shumta të vajzës së saj, Khloe.

Në fotografinë e fundit Zaimina tregon vajzën e saj me një kostum simpatik për festën e Halloween..

“Halloween i parë i Khloes” kishte shkruar Zaimina. Blogerja u bë nënë në fillim të këtij viti.

zaimina vasjari 43767625 316798035814542 121664453494525089 n

The post E mrekullueshme/ Edhe vajza e Zaminës tashmë ka veshjen për Halloween appeared first on 55 News.

]]>