varka Archives - 55 News https://55news.al/tag/varka/ Mon, 12 Nov 2018 13:10:39 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png varka Archives - 55 News https://55news.al/tag/varka/ 32 32 Mbytet varka me 15 emigrantë në Egje https://55news.al/globi/mbytet-varka-me-15-emigrante-ne-egje/ Mon, 12 Nov 2018 13:10:39 +0000 https://new.55news.al/?p=66667 15 emigrantë në bordin e një anijeje u mbytën në bregun perëndimor të Turqisë në detin Egje’, ndërsa kërkimet për të mbijetuarit vazhdojnë, bëri të ditur roja bregdetare turke. Autoritetet u alarmuan për aksidentin në bregun e Diklit, në provincën e Izmirit, pasi dy të mbijetuar arritën të notonin deri në breg. Rojat bregdetare thanë […]

The post Mbytet varka me 15 emigrantë në Egje appeared first on 55 News.

]]>
15 emigrantë në bordin e një anijeje u mbytën në bregun perëndimor të Turqisë në detin Egje’, ndërsa kërkimet për të mbijetuarit vazhdojnë, bëri të ditur roja bregdetare turke.

Autoritetet u alarmuan për aksidentin në bregun e Diklit, në provincën e Izmirit, pasi dy të mbijetuar arritën të notonin deri në breg.

Rojat bregdetare thanë në një deklaratë se 13 emigrantë, duke përfshirë tre fëmijë, rezultonin të humbur.

‘’Ishin 14 afganë dhe një qytetar iranian në barkë’’, theksuan rojat bregdetare duke cituar informacionin e të mbijetuarve.

Bregu i Dikilit është afër ishullit grek të Lesbos.

Emigrantët vazhdojnë ta përdorin Turqinë si një pikënisje kur përpiqen të mbërrijnë në Greqi, vend anëtar i BE.

The post Mbytet varka me 15 emigrantë në Egje appeared first on 55 News.

]]>
Përmbyset varka në Mesdhe, humbin jetën 2 fëmijë, 16 persona të shpallen të zhdukur https://55news.al/globi/permbyset-varka-ne-mesdhe-humbin-jeten-2-femije-16-persona-te-shpallen-te-zhdukur/ Sun, 28 Oct 2018 13:20:36 +0000 https://new.55news.al/?p=61907 Dy fëmijë të vegjël kanë janë mbytur dhe më shumë se 16 vetë janë shpallur të zhdukur në Mesdhe pas mbytjes se varkës me emigrantët në ujërat e Marokut me drejtim për në Spanjë. Personat e zhdukur kishin hipur në një varkë ne ujërat Nador, një qytet në verilindje të Marokut, sipas një OJQ-je lokale. […]

The post Përmbyset varka në Mesdhe, humbin jetën 2 fëmijë, 16 persona të shpallen të zhdukur appeared first on 55 News.

]]>
Dy fëmijë të vegjël kanë janë mbytur dhe më shumë se 16 vetë janë shpallur të zhdukur në Mesdhe pas mbytjes se varkës me emigrantët në ujërat e Marokut me drejtim për në Spanjë. Personat e zhdukur kishin hipur në një varkë ne ujërat Nador, një qytet në verilindje të Marokut, sipas një OJQ-je lokale.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM), afro 42,500 emigrantë kanë ardhur nga deti në Spanjë që nga fillimi i vitit dhe 433 kanë humbur jetën në përpjekjet e tyre për të arritur në bregdetin spanjoll. Këto shifra janë rreth tre herë më të larta se në vitin 2017 kur 12,366 njerëz mbërritën në Spanjë nga deti dhe 145 humbën jetën në këto tragjedi.

16 emigrantë nga dy fshatra në rajonin e Nador janë zhdukur, tha një OJQ lokale, ndërsa dy njerëz duke u përpjekur për të arritur Spanjën u shpëtuan nga “peshkatarët” dhe u transferuan.

The post Përmbyset varka në Mesdhe, humbin jetën 2 fëmijë, 16 persona të shpallen të zhdukur appeared first on 55 News.

]]>
Varka e Thaçit fundos ministrin Abelard Tahiri https://55news.al/aktualitet/varka-e-thacit-fundos-ministrin-abelard-tahiri/ Wed, 03 Oct 2018 08:54:52 +0000 https://new.55news.al/?p=54492 Ka “fundosur” tashmë një ministër, barka e presidentit Hashim Thaçi që lundroi fundjavën e shkuar në Liqenin e Ujmanit. Abelard Tahiri është në prag të largimit nga Qeveria, transmeton Koha.net. Zhvillimet që lidhen me liqenin kanë nxjerrë në sipërfaqe problemet brenda Partisë Demokratike (PDK), subjekt që i përket ministri i Drejtësisë dhe të cilin e […]

The post Varka e Thaçit fundos ministrin Abelard Tahiri appeared first on 55 News.

]]>
Ka “fundosur” tashmë një ministër, barka e presidentit Hashim Thaçi që lundroi fundjavën e shkuar në Liqenin e Ujmanit. Abelard Tahiri është në prag të largimit nga Qeveria, transmeton Koha.net.

Zhvillimet që lidhen me liqenin kanë nxjerrë në sipërfaqe problemet brenda Partisë Demokratike (PDK), subjekt që i përket ministri i Drejtësisë dhe të cilin e ka drejtuar Thaçi deri në kohën kur është bërë president i vendit. Krahas Tahirit, pritet të ikë edhe ministri i Financave, Bedri Hamza, që po kështu mori pjesë në vizitën e paparalajmëruar të kreut të shtetit në liqenin që Serbia synon ta fusë brenda territorit të vet, nëpërmjet marrëveshjes që synohet të mbërrihet në fazën finale të dialogut me Kosovën. Të dy ministrat i ishin bashkëngjitur Thaçit, pa e njoftuar Kadri Veselin, i cili formalisht është kryetar i PDK-së.

“Ishte nder i veçantë që të jem pjesë e delegacionit të presidentit të Republikës së Kosovës, z. Thaçi, në vizitën e tij në Bernjak dhe në Ujman”, pati deklaruar të shtunën ministri Tahiri. “Ëndrra jonë për një Kosovë sovrane dhe kompakte, është bërë realiteti ynë i përhershëm”.

Atë ditë, në Prishtinë, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), subjekt ky në opozitë, ka organizuar një nga protestat më të mëdha të pasluftës. Protesta ishte kundër idesë së presidentit për “korrigjim” të kufirit, nëpërmjet dialogut me Serbinë. “Korrigjimi” shihet si eufemizëm për shkëmbimin e territoreve.

The post Varka e Thaçit fundos ministrin Abelard Tahiri appeared first on 55 News.

]]>
Përmbyset varka me turistë, 11 të vdekur në Amerikë https://55news.al/globi/permbyset-varka-me-turiste-11-te-vdekur-ne-amerike/ Fri, 20 Jul 2018 06:37:14 +0000 https://new.55news.al/?p=36427 Të paktën 11 vetë kanë vdekur pasi një varkë që mbante turistë është zhytur në det nga stuhia në shtetin e Missouri-t, deklaron policia. Mjeti lundrues po transportonte rreth 30 vetënë liqenin Table Rock, një atraksion i njohur turistik, pranë qytetit të Bransonit, kur u përmbys. Zhytësit kanë kontrolluar në liqen për 5 të tjerë […]

The post Përmbyset varka me turistë, 11 të vdekur në Amerikë appeared first on 55 News.

]]>
Të paktën 11 vetë kanë vdekur pasi një varkë që mbante turistë është zhytur në det nga stuhia në shtetin e Missouri-t, deklaron policia. Mjeti lundrues po transportonte rreth 30 vetënë liqenin Table Rock, një atraksion i njohur turistik, pranë qytetit të Bransonit, kur u përmbys.

Zhytësit kanë kontrolluar në liqen për 5 të tjerë që thuhet se kanë humbur. Shtatë vetë u dërguan në spital, njëri prej të cilëve është lënduar rëndë.

Skuadrat e emergjencave thanë se i janë përgjigjur incidentit menjëherë pas orës 19.00 të enjten, me orën lokale. Kjo ndodhi pasi një stuhi e fuqishme përfshiu perëndimin e Amerikës.

Videoja e xhiruar nga një dëshmitar në breg tregoi dy anije që luftonin përmes ujërave të zjarrtë. Një nga anijet ia doli të shkonte deri në breg, por tjetra u hodh mbrapa nga era dhe gradualisht u mbyt.

Shefi i Qarkut Stone, Doug Rader, tha se një nga deputetët e tij ishte në bord në atë kohë dhe kishte ndihmuar për të shpëtuar disa nga pasagjerët.

Mediat lokale thanë se disa nga ata që ishin në bord ishin fëmijë.

Këto mjete lundruese janë të njohura për turistët, por kanë qenë të përfshirë në një numër aksidentesh fatale.

The post Përmbyset varka me turistë, 11 të vdekur në Amerikë appeared first on 55 News.

]]>