vendos Archives - 55 News https://55news.al/tag/vendos/ Sun, 03 Mar 2019 09:41:13 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png vendos Archives - 55 News https://55news.al/tag/vendos/ 32 32 “Rama po vendos juntën ushtarake”, deputeti publikon VKM: Ja si do futen në polici Forcat Komando https://55news.al/aktualitet/rama-po-vendos-junten-ushtarake-deputeti-publikon-vkm-ja-si-do-futen-ne-polici-forcat-komando/ Sun, 03 Mar 2019 09:41:13 +0000 https://new.55news.al/?p=88351 Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ka publikuar sot një vendim të qeverisë, me anë të të cilit do të lejohet futja e Forcave Ushtarake në Policinë e Shtetit. Për deputetin e LSI-së, kjo është një tentativë e Edi Ramës për të vendosur juntën ushtarake në vend.   “Sander Lleshi kerkon te ktheje Forcat Speciale te […]

The post “Rama po vendos juntën ushtarake”, deputeti publikon VKM: Ja si do futen në polici Forcat Komando appeared first on 55 News.

]]>
Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ka publikuar sot një vendim të qeverisë, me anë të të cilit do të lejohet futja e Forcave Ushtarake në Policinë e Shtetit.

Për deputetin e LSI-së, kjo është një tentativë e Edi Ramës për të vendosur juntën ushtarake në vend.

 

“Sander Lleshi kerkon te ktheje Forcat Speciale te Ushtrise ne Police te Shtetit.
Udhezimi i ministrit të Brendshem nr. 276, date 27.2.2019 “Per te veshur police, forcat komando te ushtrise” tregon qarte qe Sander Lleshi, me urdher te Edi Rames, kerkon te vendos junten ushtarake ne vend.

Metodat kriminale te perdurura ne protesten e opozites, hedhja e gazit helmues e neuroparalizues i denje vetem per aksione uahtarake, tregon qarte se urdherat ne polici tani i jep ushtria.

Forcat Komando e kane te percaktuar qarte misionin e tyre dhe ato jane krenaria jone. Forcat Komando kane kryer misione ne Irak, Afkganistan dhe vende te tjera.

Ku e gjene guximin Sander Lleshi qe vendos forcat speciale te ushtrise kunder qytetareve te tij?!

Si mund te vendosen forcat komando, qe kane sherbyer ne Irak dhe Afganistan, te veshur si police perballe qytetareve ne protesta demokratike?!
Si mund te vihen forcat speciale te ushtrise kunder popullit te tij?!

Keto jane urdhera politik tipik si ne sistemet diktatorial qe perdorin ushtrine per te shtypur urretjen popullore. Nuk do kete skeme ushtarake te Sander Lleshit qe do ndali revolten popullore kunder ketij regjimi te korruptuar dhe kriminal qe rendon mbi qytetaret e vendit

 

The post “Rama po vendos juntën ushtarake”, deputeti publikon VKM: Ja si do futen në polici Forcat Komando appeared first on 55 News.

]]>
Venecia vendos “traun” në 2019, biletë hyrje 2.5-10 euro për çdo vizitor! https://55news.al/aktualitet/venecia-vendos-traun-ne-2019-bilete-hyrje-2-5-10-euro-per-cdo-vizitor/ Sun, 30 Dec 2018 18:12:37 +0000 https://new.55news.al/?p=77336 Tashmë për të hyrë në Venecia vizitorët duhet të paguajnë një biletë hyrje, që varion nga 2.5-5 euro, në varësi të stinës. Po tarifa mund të arrijë edhe në 10 euro në periudhat e pikut të sezonit turistik. Vendosja e kësaj tarifë mund të krijojë probleme për anijet e mëdha turistike duke ndikuar negativisht në […]

The post Venecia vendos “traun” në 2019, biletë hyrje 2.5-10 euro për çdo vizitor! appeared first on 55 News.

]]>
Tashmë për të hyrë në Venecia vizitorët duhet të paguajnë një biletë hyrje, që varion nga 2.5-5 euro, në varësi të stinës. Po tarifa mund të arrijë edhe në 10 euro në periudhat e pikut të sezonit turistik.

Vendosja e kësaj tarifë mund të krijojë probleme për anijet e mëdha turistike duke ndikuar negativisht në turizmin e masave. Ashtu sikurse ndodh tashmë në vende të tjera turistike ku taksa e hyrjes është parashikuar prej vitesh, turistët do të duhet të paguajnë bashkë me biletat e avionit apo anijes këtë shtesë që më pas vetë kompanitë do t’ia kalojnë bashkisë, shkruan “LaReppublica”.

Administrata beson se mund të përfitojë të ardhura shumë më të mëdha sesa nga taksa e turizmit që ekziston aktualisht.

The post Venecia vendos “traun” në 2019, biletë hyrje 2.5-10 euro për çdo vizitor! appeared first on 55 News.

]]>
Euro vendos rekord pas rekordi, zbret në 123.87 lekë, humb 10 lekë brenda vitit https://55news.al/aktualitet/euro-vendos-rekord-pas-rekordi-zbret-ne-123-87-leke-humb-10-leke-brenda-vitit/ Fri, 07 Dec 2018 16:21:14 +0000 https://new.55news.al/?p=72602 Euro ka hyrë në një cikël rënës ditët e fundit, duke shënuar rekord pas rekordi të niveleve më të ulëta të 11 viteve. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 123.87 lekë, duke rënë me 0.08 lekë në raport me ditë e mëparshme. Gjatë kësaj javë monedha e përbashkët […]

The post Euro vendos rekord pas rekordi, zbret në 123.87 lekë, humb 10 lekë brenda vitit appeared first on 55 News.

]]>
Euro ka hyrë në një cikël rënës ditët e fundit, duke shënuar rekord pas rekordi të niveleve më të ulëta të 11 viteve.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 123.87 lekë, duke rënë me 0.08 lekë në raport me ditë e mëparshme. Gjatë kësaj javë monedha e përbashkët ka rënë me 0.39 lekë, duke shënuar rënien më të madhe javore që nga fillimi i muajit qershor.

Dy ditë më parë, euro zbriti në 124.11 lekë, duke arritur në nivelin më të ulët që nga shkurti i vitit 2008 dhe duke tejkaluar nivelin e fillimit të qershorit prej 124.17 lekë, kur euro kishte hyrë në një trajektore rënëse, që më pas u ndal nga një seri ndërhyrjesh të Bankës së Shqipërisë që tërhoqi më shumë se 100 milionë euro nga tregut, duke e çuar deri në 126.7 lekë.

Por, pasi Banka i dha fund ndërhyrjeve dhe sinjalizoi që do e lërë tregun të lirë, monedha e përbashkët hyri sërish në një trajektore rënëse, duke reflektuar ofertën e lartë për të, në raport me kërkesës dhe qarkullimin e dobët të lekut.

Në krahasim me fillimin e vitit, kur arriti në gati 134 lekë, euro ka humbur 10 lekë, duke shënuar rënien më të madhe vjetore që nga viti 2004.

Aktorët e tregut pohojnë se krahas faktorëve më afatgjatë të kërkesë-ofertës, tashmë po ndikojnë dhe efektet sezonale, ku euro gjithnjë në dhjetor humb pikë, si rrjedhojë e prurjeve të shtuara nga emigrantët. Por, ndërsa zakonisht prurjet fillojnë të ndikojnë pas datës 20 dhjetor, këtë vit tendenca nisi që në fillim të dhjetorit.

Sipas serive kohore të Bankës së Shqipërisë, niveli minimal historik i euros ka qenë 120.9 lekë dhe është arritur në dhjetor të vitit 2007. Më pas euro u forcua, e ndikuar kryesisht nga transferimi i ftimeve të kompanive celulare jashtë vendit, duke arritur rekordin prej 141.8 lekëve në maj të vitit 2011 dhe u stabilizua për disa vjet në kuotën e 14 0 lekëve. Më pas euro filloi sërish rënien në mesin e 2016-s, duke reflektuar ofertën e shtuar pas kultivimit masiv të kanabisit në vend.

The post Euro vendos rekord pas rekordi, zbret në 123.87 lekë, humb 10 lekë brenda vitit appeared first on 55 News.

]]>
KE vendos Shqipërinë nën hetim për pastrim parash https://55news.al/aktualitet/ke-vendos-shqiperine-nen-hetim-per-pastrim-parash/ Sun, 25 Nov 2018 14:31:13 +0000 https://new.55news.al/?p=69837 Rritja galopante e parave nga trafiqet e drogës dhe burimet e tjera kriminale e kanë shtyrë Këshillin e Europës ta vendosë Shqipërinë nën mbikëqyrje të rreptë për pastrim parash. Syri.net publikon dokumentet ekskluzivë që tregojnë se në korrik të këtij viti, Komisioni i Ekspertëve për Vlerësimin e Masave kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të […]

The post KE vendos Shqipërinë nën hetim për pastrim parash appeared first on 55 News.

]]>
Rritja galopante e parave nga trafiqet e drogës dhe burimet e tjera kriminale e kanë shtyrë Këshillin e Europës ta vendosë Shqipërinë nën mbikëqyrje të rreptë për pastrim parash. Syri.net publikon dokumentet ekskluzivë që tregojnë se në korrik të këtij viti, Komisioni i Ekspertëve për Vlerësimin e Masave kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit e ka vendosur Shqipërinë në listën e vendeve nën vazhdim të thelluar. Në verën e këtij viti, Këshilli i Europës kishte programuar të publikonte raportin e radhës për situatën e pastrimit të parave në Shqipëri.

Ekspertët që punuan në terren kishin përgatitur dhe draftin final të raportit, por gjatë seancës shumë antarë të Komisionit Moneyval në Strasburg, kanë shprehur rezerva dhe nuk kanë dhënë dakortësinë për raportin final. Edhe pse delegacioni shqiptar ka kërkuar që vlerësimi i Shqipërisë të ishte pozitiv, shumë antarë të komisionit kanë shprehur kundërshtim. “Sipas rregullit 23 të Moneyval Shqipëria u vendos në mbikëqyrje intensive dhe ju kërkua të raportojë sërish në Seancën e fundit plenare që Moneyval do të mbajë në vitin 2019,” thuhet në minutat e mbledhjes së Komitetit, të siguruara nga Syri.net.
Por çdo të thotë mbikëqyrje e thelluar? Sipas rregullave të Moneyval, zyrës së posaçme të KE që vlerëson çdo vend për masat kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, një shtet vendoset në mbikëqyrje të thelluar, kur ka renditje negative në 8 ose më shumë elementë vlerësues në parandalimin e pastrimit të parave. Po kështu, gjatë seancës Komisioni i Ekspertëve mund ta vendosë një vend në statusin e mbikëqyrjes së thelluar kur vëren se qeveria nuk ka adresuar siç duhet një numër të lartë të dobësive prioritare.
Raporti i fundit i vlerësimit nga Moneyval për Shqipërinë i përket vitit 2011. Në atë vit Shqipëria shënoi progres të madh në luftën kundër pastrimit të parave dhe u hoq nga lista e vendeve me risk të lart për pastrim parash dhe financim terrorizmi. Rikthimi në statusin e vendeve nën vazhdim që Këshilli i Europës ka vendosur tre muaj më parë për Shqipërinë, vjen pas rritjes galopante të kultivimit dhe trafikut të drogës, veçanërisht në vitet 2015-2016. Në këtë periudhë Shqipëria u shndërrua në burimin kryesor të kanabisit në Europë duke qenë furnitori kryesor i tregjeve europiane. Por veç prodhimit të hashashit, sipas departamentit të shtetit, grupet kriminale në Shqipëri janë duke trafikuar masivisht edhe drogëra më të forta si kokaina apo heroina drejt tregjeve të Bashkimit Europian.
Pjesa dërrmuese e të ardhurave nga këto trafiqe kanë hyrë masivisht në Shqipëri duke u investuar në aktivitete të ligjshme, çka është shoqëruar edhe me rënien e ndjeshme të euros ndaj lekut.
Bumi i parave të jashtëligjshme që kanë mësyrë në ekonominë shqiptare si dhe paaftësia e institucioneve për të parandaluar pastrimin e tyre duket se e kanë shtyrë Këshillin e Europës ta vendosë Shqipërinë në listën e vendeve nën vëzhgim të thelluar.

auto_dok1543154994.jpg

 

The post KE vendos Shqipërinë nën hetim për pastrim parash appeared first on 55 News.

]]>
Të votosh a mos të votosh: Maqedonia vendos për emrin https://55news.al/globi/te-votosh-a-mos-te-votosh-maqedonia-vendos-per-emrin/ Thu, 27 Sep 2018 15:20:08 +0000 https://new.55news.al/?p=52831 Qytetarët e Maqedonisë vendosin të dielën më 30 Shtator, nëse do ta ndryshojnë emrin e vendit në Maqedonia e Veriut për të rihapur procesin e integrimit në BE dhe anëtarësimin në NATO. Tensionet po rriten paraprakisht. Nga debatet e nxehta politike Maqedonia ka qenë e përfshirë shumë kohë para referendumit për emrin e vendit. Nëse […]

The post Të votosh a mos të votosh: Maqedonia vendos për emrin appeared first on 55 News.

]]>
Qytetarët e Maqedonisë vendosin të dielën më 30 Shtator, nëse do ta ndryshojnë emrin e vendit në Maqedonia e Veriut për të rihapur procesin e integrimit në BE dhe anëtarësimin në NATO. Tensionet po rriten paraprakisht.

Nga debatet e nxehta politike Maqedonia ka qenë e përfshirë shumë kohë para referendumit për emrin e vendit. Nëse qytetarët e Maqedonisë vendosin për një shtojcë në emrin aktual të vendit, atëherë Maqedonisë së Veriut i hapen dyert për në NATO dhe anëtarësim në BE. Nëse jo, këto dyer do të mbeten të mbyllura për dekada dhe çmimi për një nga vendet më të varfra ekonomikisht në Europë do të ishte shumë i lartë.

Qeveritë e Shkupit dhe Athinës e nënshkruan marrëveshjen për emrin në qershor 2018, 27 vjet pas grindjeve të vazhdueshme për përdorimin e emrit historik, “Maqedoni”. Por ka një rezistencë të madhe kundër kësaj marrëveshjeje në të dyja vendet, të shoqëruar me protesta, disa herë të dhunshme gjatë verës.

Pak ditë para referendumit, më 30 shtator sondazhet tregojnë, se shumica e qytetarëve maqedonas që duan të shkojnë të votojnë do ta mbështesin marrëveshjen, por një pjesë e konsiderueshme e elektoratit po përpiqet ta minojë këtë referendum përmes bojkotimit. Ata shpresojnë, se nëse nuk arrihen më shumë se 50% e pjesëmarrësve, atëherë referendumi do të jetë i pavlefshëm.

Risto Mijakovski është njëri prej tyre. Ai qëndron ulur në një park pranë ndërtesës së Parlamentit të Maqedonisë në Shkup. Mijakovski është anëtar i platformës #Bojkotiram (bojkoto) e cila shikon si të vetmen mënyrë për të ndryshuar emrin e vendit, qëndrimin larg kutive të votimit.

“Duke e ndryshuar emrin, ata kërkojnë të fshijnë komplet kombin maqedonas. Ne po humbasim identitetin, gjuhën, gjithçka.” Në një kohë që emri është një çështje delikate për Mijakovskin, frika e tij nuk ndahet nga komunitetet e tjera të Maqedonisë, për shembull mes shqiptarëve, sipas sondazheve.

Shans historik

Qeveria në Shkup thekson se marrëveshja nuk e rrezikon identitetin maqedonas. Përkundrazi e forcon vendin në arenën ndërkombëtare. Një varg politikanësh të lartë europianë, përfshirë edhe Angela Merkelin erdhën në Maqedoni në mbështetje të referendumit. “Ky është një shans historik që një gjeneratë e ka vetëm një herë. Mos qëndroni në shtëpi: Përdoreni këtë shans demokratik për të thënë mendimin tuaj për të ardhmen e vendit”, tha Merkel në Shkup më 8 Shtator.

Edhe qeveria e Maqedonisë premton se një rezultat pozitiv do të hapë dyert për anëtarësim në NATO dhe BE.

Ndërkohë ditët e fundit para referendumit partia më e madhe opozitare, VMRO-DPMNE refuzon të shprehet, nëse do t’i bëjë thirrje mbështetësve të saj të shkojnë të votojnë, edhe nëse votojnë kundër. I trembur, se mund të humbasë mbështetjen në BE dhe SHBa, lideri i VMRO-së, Hristjan Mickoski nuk do të shihet si një pjesë zyrtare e fushatës për bojkotimin e referendumit, por e kritikon marrëveshjen për emrin si tradhti. “Marrëveshja për të ndryshuar emrin është e dëmshme dhe duhet refuzuar. Ajo është kundër interesave kombëtare të Maqedonisë dhe kundër shtetit maqedonas”, tha Mickoski para gazetarëve të dielën. Presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov, nga VMRO-DPMNE thotë se nuk do të votojë.

Të përballur me frikën e një pjesëmarrjeje të ulët në votime, kryeministri Zaev dhe qeveria ndryshuan taktikën në ditët e fundit. “Suksesi i referendumit fort të vendoset nga ata që votojnë. Ata që nuk votojnë as nuk numërohen”, tha Zaev në një konferencë shtypi të martën duke e kundërshtuar pjesëmarrjen si kusht për suksesin e referendumit. Një diplomat europian duke folur anonim për Deutsche Wellen tha se qeveritë e vendeve europiane dhe SHBA mund ta mbështesin Zaev, nëse arrihet një mazhorancë e qartë në favor të marrëveshjes edhe pa pjesëmarrjen e nevojshme.

Pengesa e fundit

Megjithatë pengesa më e madhe për çështjen e emrit mbetet pas referendumit. Qeverisë i duhet të sigurojë dy të tretat e mazhorancës në parlament për të ratifikuar marrëveshjen dhe të bëjë ndryshimet e nevojshme për kushtetutën. Kjo nuk do të ishte e mundur, pa mbështetjen e opozitës, VMRO-DPMNE. Një burim i lartë nga qeveria u shpreh në anonimitet për DW, se qeveria shpreson se një kombinim i një vote të fortë në mbështetje të referendumit dhe presioni ndërkombëtar mund të bëjë të ndryshojnë mendim të paktën disa deputetë të VMRO-DPMNE në favor të ndryshimeve kushtetuese.

Për Risto Mijakovskin e papranueshme. “Vetëm njerëzit mund ta vendosin këtë çështje”. Ai vetë ka vendosur. Nuk do të dalë në referendum duke shpresuar se “emri Maqedoni shpëton.” Por dëshira e tij mund t’i kushtojë shumë Maqedonisë. “Nëse nuk e përdorni këtë mundësi, jam gati i sigurtë, se dritarja do të jetë e mbyllur për disa dekada”, tha komisioneri i BE-së për zgjerimin Johannes Hahn së fundmi në Shkup.

The post Të votosh a mos të votosh: Maqedonia vendos për emrin appeared first on 55 News.

]]>
Milan, lajmi që vendos të ardhmen do të vijë sot ne mesditë https://55news.al/sport/milan-lajmi-qe-vendos-te-ardhmen-do-te-vije-sot-ne-mesdite/ Fri, 20 Jul 2018 07:15:17 +0000 https://new.55news.al/?p=36453 Europa po, Europa jo! Do të jetë mesdite e sotme, dita e së vërtetës për Milan që pret vendimin e KAS për fatin në Europë. Dje ishte një ditë e gjatë në Lozanë me seancën gjyqësore që filloi në orën 10:00. Tetë orë debate dhe diskutime, në pritje të vendimit përfundimtar që u shty me […]

The post Milan, lajmi që vendos të ardhmen do të vijë sot ne mesditë appeared first on 55 News.

]]>
Europa po, Europa jo! Do të jetë mesdite e sotme, dita e së vërtetës për Milan që pret vendimin e KAS për fatin në Europë.

Dje ishte një ditë e gjatë në Lozanë me seancën gjyqësore që filloi në orën 10:00. Tetë orë debate dhe diskutime, në pritje të vendimit përfundimtar që u shty me 24 orë, pikërisht për delikatesën dhe kompleksin e çështjes.
Shpresa e klubit kuqezi është që të qëndrojë në Europë.
Prania e një përfaqësuesi të fondit Elliott në Zvicër mund të jetë në favor të kuqezinjve, për të kthyer vendimin penalizues të UEFA, që kryesisht kishte të bënte me pronarët e vjetër të klubit.
Situata nuk është e lehtë, nuk ka garanci për fitore, por Milan shpreson…

The post Milan, lajmi që vendos të ardhmen do të vijë sot ne mesditë appeared first on 55 News.

]]>
Kërkesa për pezullimin e vendimit të UEFA-s, Skënderbeu: Ja kur vendos CAS https://55news.al/sport/kerkesa-per-pezullimin-e-vendimit-te-uefa-s-skenderbeu-ja-kur-vendos-cas/ Tue, 05 Jun 2018 18:49:31 +0000 https://new.55news.al/?p=23086 Ditën e sotme pritej që CAS, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv me seli në Lozanë, të merrte një vendim lidhur me kërkesën për pezullimin e dënimit të UEFA-s nga klubi i Skënderbeut lidhur me çështjen e pjesëmarrjes në kupat e Europës. Përmes një reagimi në “facebook”, sipas vetë klubit korçar kjo pikëpyetje do të vazhdoj ende, […]

The post Kërkesa për pezullimin e vendimit të UEFA-s, Skënderbeu: Ja kur vendos CAS appeared first on 55 News.

]]>
Ditën e sotme pritej që CAS, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv me seli në Lozanë, të merrte një vendim lidhur me kërkesën për pezullimin e dënimit të UEFA-s nga klubi i Skënderbeut lidhur me çështjen e pjesëmarrjes në kupat e Europës.

Përmes një reagimi në “facebook”, sipas vetë klubit korçar kjo pikëpyetje do të vazhdoj ende, pasi nuk ka një vendim të CAS, të paktën për ditën e sotme. Ai pritet të merret në ditët në vijim.

skenderbeu

The post Kërkesa për pezullimin e vendimit të UEFA-s, Skënderbeu: Ja kur vendos CAS appeared first on 55 News.

]]>
Protesta/ Rama i tmerruar, vendos snajper mbi Kryeministri (Foto) https://55news.al/politike/protesta-rama-i-tmerruar-vendos-snajper-mbi-kryeministri-foto/ Sat, 26 May 2018 09:10:16 +0000 https://new.55news.al/?p=19761 Përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe rreth e rrotull Kryeministrisë janë vendosur forca të shumta policie për të mbikëqyrur protestën e opozitës që do të mbahet mes godinës së qeverisë dhe Kryesisë së Kuvendit. Nga pamjet e kapura është fiksuar edhe një efektiv nga tarraca e kryeministrisë teksa kontrollon me dylbi të gjithë perimetrin ku […]

The post Protesta/ Rama i tmerruar, vendos snajper mbi Kryeministri (Foto) appeared first on 55 News.

]]>
Përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe rreth e rrotull Kryeministrisë janë vendosur forca të shumta policie për të mbikëqyrur protestën e opozitës që do të mbahet mes godinës së qeverisë dhe Kryesisë së Kuvendit.

Nga pamjet e kapura është fiksuar edhe një efektiv nga tarraca e kryeministrisë teksa kontrollon me dylbi të gjithë perimetrin ku ndodhen qytetarët.

Po kështu sipër godinës janë vendosur edhe snajperistë. Kjo është një masë e përcaktuar me protokoll në të tilla situata për të siguruar maksimalisht institucionet kryesore të vendit.

The post Protesta/ Rama i tmerruar, vendos snajper mbi Kryeministri (Foto) appeared first on 55 News.

]]>
Stoltenberg: Për anëtarësimin në NATO vendos Aleanca, jo Rusia https://55news.al/globi/stoltenberg-per-anetaresimin-ne-nato-vendos-aleanca-jo-rusia/ Thu, 26 Apr 2018 16:00:47 +0000 https://new.55news.al/?p=9479 Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i është kundërpërgjigjur Rusisë se nuk është ajo që vendos për anëtarësimin ose jo të Maqedonisë në Aleancë. Sipas Stoltenberg të drejtë ekskluzive për një gjë të tillë ka vetëm Maqedonia dhe 29 anëtarët e Aleancës.

The post Stoltenberg: Për anëtarësimin në NATO vendos Aleanca, jo Rusia appeared first on 55 News.

]]>
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i është kundërpërgjigjur Rusisë se nuk është ajo që vendos për anëtarësimin ose jo të Maqedonisë në Aleancë.

Sipas Stoltenberg të drejtë ekskluzive për një gjë të tillë ka vetëm Maqedonia dhe 29 anëtarët e Aleancës.

The post Stoltenberg: Për anëtarësimin në NATO vendos Aleanca, jo Rusia appeared first on 55 News.

]]>
Mogherini: Këshilli vendos të hap bisedimet për anëtarësimin e Shqipërisë https://55news.al/aktualitet/mogherini-keshilli-vendos-te-hap-bisedimet-per-anetaresimin-e-shqiperise/ Tue, 17 Apr 2018 13:47:15 +0000 https://new.55news.al/?p=6955 Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, prezanton zyrtarisht para Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian në Strasburg progres-raportin për vendet që duan të bëhen pjesë e Unionit, ku përfshihet edhe Shqipërinë. “Sot kolegji aprovoi paketën e përvitshme të zgjerimit për Ballkanin perëndimor dhe Turqinë. Është interesi ynë të kemi një politik […]

The post Mogherini: Këshilli vendos të hap bisedimet për anëtarësimin e Shqipërisë appeared first on 55 News.

]]>
Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, prezanton zyrtarisht para Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian në Strasburg progres-raportin për vendet që duan të bëhen pjesë e Unionit, ku përfshihet edhe Shqipërinë.

“Sot kolegji aprovoi paketën e përvitshme të zgjerimit për Ballkanin perëndimor dhe Turqinë. Është interesi ynë të kemi një politik të suksesshme të zgjerimit. Ballkani perëndimor është Evropë dhe do të jetë pjesë e së ardhmes së BE. Është në përfitimin tonë dhe të qytetarëve tanë. Secili vend vlerësohet mbi bazën e meritës personale dhe progresin mbi reformat. Përgjatë vitit të kaluar partnerët tanë të Ballkanit kanë ndërmarrë reformë shumë të rëndësishme. Këshilli vendos të hap bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë”, tha Mogherini.

The post Mogherini: Këshilli vendos të hap bisedimet për anëtarësimin e Shqipërisë appeared first on 55 News.

]]>