The post Jo vetëm 339-ta appeared first on 55 News.
]]>Nuk qenka vetëm 339-ta.
Është dhe 184-tra!
Dhe nuk është vetëm 184-tra.
Ka dhe shumë e më shumë.
Njerëzit e dinë, e kanë provuar e po e vuajnë.
E këtu nuk jemi në numerologjinë e fateve.
Jemi tek dosjet e grabitjes së lirisë së votës, të korrupsionit zgjedhor e të bashkëpunimit me krimin.
Jemi tek dosjet mbi të cilat është ngritur kalbësira e pushtetit rilindas.
Dosjet që kanë prodhuar parlamentin qesharak monopartiak.
Dosjet mbi të cilat majmet makutëria qeveritare e hajdutëria pushtetare.
Dosjet që kanë mbjellë pabarazi, mjerim e mungesë shprese.
Dosjet që kanë ndërsyer juntën policore me gaz helmues e lotsjellës ndaj protestuesve.
Dosjet që detyrojnë Kllounin-kryeministër të shëtisë pa busull, aty ku i sajojnë takimet.
Jemi tek të vërtetat ulëritëse që kanë vënë në pikëpyetje vlerën e demokracisë.
Të vërtetat që na bindin të vazhdojmë protestën tonë me intensitet, deri në triumfin e drejtësisë politike, drejtësisë sociale dhe drejtësisë ekonomike.
5 Marsi duhet të shndërrohet në ditën e parlamentit qytetar dhe jo në vazhdimin e parlamentit të dallkaukëve, zuzarëve, e kopukëve.
Të gjithë në protestë, për të shembur klonet, me gjemba e tym, policore e për të shporrur klanet mafioze që mbrohen pas pamjes së rreme të Parlamentit të marrë fund!
The post Jo vetëm 339-ta appeared first on 55 News.
]]>The post Ndalohet vetëm importi i makinave të para 2005 appeared first on 55 News.
]]>Gjatë inspektimit në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor të Beratit, ministrja theksoi se me vendimin e miratuar së fundmi në Këshillin e Ministrave nuk do të ketë më mjete të targuara të viti 2004, pasi standardi që do të ndiqet do të jetë ai i emetimit Euro 4, i cili përfshin automjetet nga viti 2005 e në vijim.
“Me VKM-në e re nuk do të ketë më mjete të 2004 të targuara apo të 2003, pasi standardi që këtu e tutje do të jetë standardi i emetimit Euro 4, i cili përfshin nga viti 2005 e tutje. Sigurisht ky është një ndryshim i fundit që erdhi në VKM-në 633 për shkak edhe të kërkesës së qytetarëve. Është rishikuar, por ndërkohë është zbatuar standardi europian i 2004, duke respektuar edhe ambientin pasi edhe kjo është diçka shumë e rëndësishme”, u shpreh Balluku.
Ministrja kërkoi nga punonjësit e DRSHTRR që të informojnë qytetarët të cilët paraqiten pranë zyrave të tyre se tashmë është shtyrë deri në 31 dhjetor afati i hyrjes në fuqi në VKM-së.
“Ajo çfarë ju duhet ti shpjegoni të gjithë qytetarëve që vijnë këtu është që është shtyrë edhe afati i hyrjes në fuqi të kësaj VKM-je, pra deri në 31 dhjetor, duke qenë se ka qenë një shqetësim shumë i madh i të gjithë qytetarëve afati shkurtër, sigurisht edhe i tregtarëve, por ajo që ne na intereson më tepër dhe vëmendja sigurisht është tek çfarë qytetarët kërkojnë”, theksoi Balluku.
Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave u miratuan disa ndryshime në vendimin sa i takon masave kundër ndotjes së ajrit nga shkarkimet e mjeteve motorike.
Ndryshimet parashikojnë që afati i hyrjes në fuqi të VKM-së të shtyhet me 10 muaj, deri në 31 dhjetor të 2019, çdoganimi i të gjitha mjeteve që kanë hyrë në territorin e Shqipërisë deri në datë 31 dhjetor 2018, si dhe automjetet e përdorura që do të futen në territorin e Shqipërisë pas 1 janarit 2019 duhet të përmbushin kushtet teknike Euro 4, ndërkohë që automjetet me kilometrazh 0 duhet të përmbushin kushtet Euro 5 dhe Euro 6.
The post Ndalohet vetëm importi i makinave të para 2005 appeared first on 55 News.
]]>The post Djali i pastrueses, heroi i vetem ne mes te nje bande bastardesh appeared first on 55 News.
]]>Ne shkollen Rilindja ne Kavaje, nje vajze eshte filmuar duke kryer marredhenie me te dashurin e saj. Ky filmim eshte perdorur si mjet shantazhi per t’a detyruar qe te shkonte edhe me djem te tjere. 14 bastarde kane abuzuar per 3 muaj me rradhe me kete vajze te mitur. Mesuesja, psikologja, drejtoresha e shkolles dhe drejtoresha e Drejtorise Arsimore Kavaje moren njohuri per krimin dhe per 5 dite heshten turperisht duke u munduar qe te mbulonin skandalin qe e dinin se do iu hante koken.
Por mendimi im nuk shkon per ata bastarde qe e perdhunuan, shantazhuan dhe poshteruan kete krijese te mitur, nuk shkon as per ato buce qe drejtojne shkollen e qe u munduan te fshehin krimin, as per ato palo institucione qe duhet te parandalojne krimet e qe do te duhet te edukonin shoqerine e as per ata individe qe fajesojne familjen e vajzes apo ate vete duke i paragjykuar, e aq me pak per anal-istet e gazetarucet qe i rivrasin dhe i riperdhunojne cdo dite viktimat duke kuvenduar e kurveruar sipas mesazheve qe u vijne nga padronet e tyre ne celular.
Mendimi im shkon per DJALIN E PASTRUESES, qe sapo e mori vesh kete histori, e ndau me mamane e tij dhe ajo vuri ne funksionim te gjithe hallkat shteterore qe deri ne ate moment kishin mbetur te paditura. PASTRUESJA nuk eshte trajnuar per te manaxhuar situatat psikologjike, bullizmit apo te dhunes, sic duhet te jene trajnuar bucet qe drejtojne shkollen apo Drejtorine Arsimore. PASTRUESJA, perdori instiktin e saj te nenes dhe te qytetarise per te cmontuar te gjithe skemen e dhunes, ajo, e pervuajtura, e nenvleresuara, e pavleresuara, e “parendesishmja”, ajo ngriti shtetin ne kembe dhe ia perplasi shoqerise ne fytyre pandjeshmerine dhe pafytyresine.
DJALI I PASTRUESES i rritur me halle e me mundime ishte ai qe shkeputi hallken e ketij zinxhiri kriminal. Heronjte jetojne cdo dite mes nesh, ata duhen vleresuar dhe nderuar. Ky eshte nje rast qe duhet te na beje te reflektojme dhe te ridimensionojme sistemin e vlerave qe shpesh deformohet nga studiot televizive dhe arroganca institucionale.
Bastardet e neveritshem te rritur ne nje qytet ku ish-kryetari i Bashkise ishte denuar per perdhunim ne grup kur ishte i mitur dhe me pas per trafikim prostitutash e droge. Paten nje model ku bastardi behet i nderuar nese mbeshtetet nga Rilindja dhe imituan hapat e tij drejt karrieres kriminale.
The post Djali i pastrueses, heroi i vetem ne mes te nje bande bastardesh appeared first on 55 News.
]]>The post Grabitjet me maska, ironia: Ministri Lleshi përgjigjet vetëm për vetëdorëzimet appeared first on 55 News.
]]>Berisha shkruan me ironi se Ministri Lleshaj përgjigjet vetëm për vetdorëzimet si a ii Balilit dhe jo për vjedhjet, vrasjet e krimet e tjera.
Ai vijon më tej duke thënë se dy prej grabitësve u nisën drejt Tiranës për t’iu dhuruar dy ministrave për gratë dhe një ministreshe, gjerdanë dhe byzylykë të qendisur me brilante dhe flori.
Ja postimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha
Mengjes i maskave, apo i 6 plaçkitjeve me maska!
Te dashur miq, ky ishte mengjesi i maskave, nga ora 3 gjer ne ora 6 te mengjesit maskat me uniforme dhe pa uniforme kryen 6 plaçkitje.
Keshtu, ne Tepelene rreth ores 03:00 te mengjesit maska me uniforme zbrazen plotesisht me plaçkitje nje supermarket, nje pastiçeri, nje bulmetore dhe dy banesa private.
Ekipi i hajnave pas plaçkitjeve hoqi maskat por jo uniformen dhe u kthye ne detyre. Po keshtu ne Lushnje, kater maska thyen dhe zbrazen nje argjentari.
Pas plaçkitjes hajnat hoqen maskat u larguan te qete, dy prej tyre u nisen per Tirane per t’ju dhuruar dy ministrave per hanemet dhe nje ministreshe gjerdane dhe byzylyket e qendisur me brilante dhe flori.
Gazetaret pyeten ministrin Lleshaj per 6 plaçkitjet ne mengjesin e maskave. Ai dha pergjigjen standarte: per vjedhjet, vrasjet, krimet nuk pergjigjet ministri por pergjigjet policia. Prandaj shkoni pyesni policine. Ministri pergjigjet vetem per vetedorezimet si ajo e Eskobarit dhe pike!?!?
The post Grabitjet me maska, ironia: Ministri Lleshi përgjigjet vetëm për vetëdorëzimet appeared first on 55 News.
]]>The post Jo vetëm klloun/ Edhe mashtrues si Rama appeared first on 55 News.
]]>Deri sot ndoshta shumë kush nuk ka aprovuar këtë reagim, por duke parë emisionin fatkeqësisht kontestuesit paradhënie të Ermal Mamaqit duket se paskan pas të drejtë.
Një neveri televizive e ndërtuar nga fillimi në fund me skenar të Endri Fugës. Por nuk mbaron këtu, jo vetëm klloun por edhe mashtrues si Rama. Ja provat:
‘Mamaqi tha që: emisioni është live po mua më kanë akuzuar që është i regjistruar… Dy detaje: e paraqitën sikur zbriti nga makina e shkoi në studio direkt i mikrofonuar.
Detaji i dytë, Rama tha: më çoi njëri mesazh dje kur po shihja Manchesterin me Liverpoolin… Manchester me Liverpool kanë luajtur të enjten. ???? Live’
The post Jo vetëm klloun/ Edhe mashtrues si Rama appeared first on 55 News.
]]>The post Jo vetëm mjekë e infermierë, Gjermania po shqyrton edhe rekrutimin e ushtarëve nga BE appeared first on 55 News.
]]>Mungesa e forcave të kualifikuara nuk ndalet as para frontit të trupave. Sipas një raporti të medias, Bundeswehr (Ushtria gjermane) po shqyrton mundësinë e rekrutimit të ushtarëve profesionistë nga shtetet e tjera të BE-së. Rekrutimi i qytetarëve të BE-së për aktivitete të veçanta është “një opcion” që do të shqyrtohet, e citon Inspektorin e Përgjithshëm të Bundeswehr, Eberhard Zorn, grupi mediatik Funke . “Ne po flasim këtu për shembull për mjekët ose specialistët e IT-së”, tha oficeri më i lartë në ushtrinë gjermane. Në kohën e mungesës së punëtorëve të kualifikuar, Bundeswehri duhet “të shikojë në të gjitha drejtimet dhe të përpiqet për brezin e ri të duhur “.
Reagime të përmbajtura
Sipas grupit mediatik Funke, qeveria federale tashmë ka konsultuar partnerët e BE-së në lidhje me planet e saj. Shumica e shteteve reaguan me kujdes, sidomos evropianolindorët. Kështu Bullgaria ishte e shqetësuar për marrjen dhe emigrimin e qytetarëve të saj. Në Gjermani, sipas raportit jetojnë rreth 530,000 qytetarë të BE-së midis moshës 18 dhe 30 vjeç, të cilët do të ishin një potencial shtesë për rekrutimin e Bundeswehrit. Komisioneri i mbrojtjes, Hans Peter Bartels (SPD) i tha grupit mediatik Funke se rekrutimi i të huajve të BE-së do të ishte “një lloj normaliteti”. Ushtria gjermane tashmë ka “shumë ushtarë me sfond migrimi ose shtetësi të dyfishtë”. Por, do të ishte një “iluzion” për ta pranuar se qytetarët e BE-së do të ishin zgjidhja e problemeve të personelit të trupës.
203,000 ushtarë si qëllim
Edhe pa fillestarë nga vendet e tjera të BE-së, numri i ushtarëve të Bundeswehrit po rritet përsëri. “Ne arrijmë në fund të këtij viti shifrën e 182,000 ushtareve dhe ushtarëve, që është 2,500 më shumë ushtarë profesionistë dhe kohë se një vit më parë dhe një plus prej 6500 në krahasim me mesataren e 2016-tës”, i tha gazetës „Rheinische Post, ministrja e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen (CDU). Me dymbëdhjetë për qind të grave, është arritur një nivel i ri. Sa e madhe do të duhet të bëhej ushtria gjermane, është “e varur nga gjendja e sigurisë dhe detyrat pasuese për trupat”, tha von der Leyen. Planifikimi aktual i personelit afatmesëm parashikon arritjen e shifrës së 203,000 ushtarëve deri në vitin 2025, duke përfshirë shumë forca të reja të tilla si siguria kibernetike ose projektet në kuadër të mbrojtjes brenda Bashkimit Evropian. DW
The post Jo vetëm mjekë e infermierë, Gjermania po shqyrton edhe rekrutimin e ushtarëve nga BE appeared first on 55 News.
]]>The post Vuçiç: Dialogojmë me Kosovën vetëm pas heqjes së taksës appeared first on 55 News.
]]>Në një intervistë për Tv Pink, presidenti serb, vuri në dukje se Serbia në të gjitha mënyrat do ta ndihmojë popullin e saj në Kosovë.
“Unë jam mirënjohës ndaj popullit për mbështetjen e tyre, për luftën për Serbinë, lufta nuk do të jetë e lehtë, sidomos për popullin dhe interesat tona në Kosovë”, tha Vuçiç.
Sipas tij, situata e tyre po bëhet më e vështirë, sepse Prishtina nuk ka ndërmend të heqë taksat, të paktën deri në Vitin e Ri.
Vuçiqi vlerësoi pozitivisht letrën e që e ka dërguar presidenti amerikan, duke thënë se përmes saj, Donald Trump ka shfaqur dëshirën që problemi mes Kosovës dhe Serbisë të zgjidhet.
The post Vuçiç: Dialogojmë me Kosovën vetëm pas heqjes së taksës appeared first on 55 News.
]]>The post Francë: Macronit i ka shkuar koha si lojtar i vetëm appeared first on 55 News.
]]>Në vitin e ri Emmanuel Macron do të duhet të japë përgjigje për pyetjet e kritikëve. Të tillë ai ka shumë. Nuk janë vetëm Jelekverdhët që bëjnë presion, por edhe ekonomia. Të paktën tani Macronit i duhet partia e tij.
Më shumë ndjeshmëri – këtë presidenti e mori vesh. Prandaj ai ftoi gjithë kryetarët e bashkive të Francës të mblidheshin në Pallatin Elysée. Për herë të parë. Sepse herë të tjera politikanët lokalë e kanë takuar presidentin francez maksimumi në ambientet e thjeshta të panairit, Porte de Versailles. Kati i parë i Pallatit Elysée është zakonisht i rezervuar për diplomatët. Megjithë këtë xhest pajtimi, Macron nuk e ka kapërcyer momentin kritik. Ai vazhdon të ndodhet nën presion të madh.
Paqja sociale në rrezik
Nuk ka rëndësi nëse presidenti francez do të arrijë të qetësojë Lëvizjen e Jelekverdhëve për ditët e festave, sepse ka kohë që protesat masive të rrugës janë kthyer në një forcë politike reale në të gjithë vendin. “Ne kemi të bëjmë në këtë rast me një opozitë jashtë parlamentare”, thotë për lëvizjen eksperti i politikës, Jérôme Sainte-Marie nga Instituti PollingVox. Macron duhet të reagojë politikisht në vitin e ri, pëveç lëshimeve për njerëzit me të ardhura të ulta, që jepen në fund të vitit si paketa emergjence. Jelekverdhët, thotë Sainte-Marie, përbëjnë një moment kthese në presidencën e Macronit.
Kështu që viti 2019 do të jetë vit prove për presidentin e ri. Ai duhet t’i tregojë francezëve, se ka në dorë postin më të lartë të shtetit. Për këtë duhet të dëshmojë se ka aftësi mjeshtërore dhe të prezantojë nga e para politikën e tij, të cilën shumë vetë e quajnë autoritare dhe elitare. Të pushojë kryeministrin dhe të bëjë të ditur se do të ketë një fillim të ri? Kjo dredhi politike, e ofruar nga kushtetuta franceze dhe e përdorur me virtuozitet nga gjithë pasardhësit e tij, nuk do të mjaftojë në rastin e Macronit, vlerësojnë njerëz që merren me politikë. Macron është duke paguar tani për faktin që vetëm 24 përqind e francezëve e kanë zgjedhur me bindje president, thonë konservatorët e politikës së Parisit.
Nga Macron, që nuk vjen nga politika, priten shumë gjëra. “Ai duhet të zgjerojë shumicën politike, nëse do që të shpëtojë mandatin”, thotë Sainte-Marie në bisedë me Deutsche Wellen. Deri tani protestat kanë dashur të përfshijnë edhe Macronin, por ato nuk ia kanë hedhur dot grepin presidentit. Deri tani ai ka qenë mbështetur nga një shumicë në Dhomën e deputetëve.
Partia e Macronit është kthyer në bela?
Por ndërkohë po rriten edhe zërat nga radhët e veta që kërkojnë ndryshime në dialog me qytetarët, politikën sociale, në prezantimin e tij. “Macron duhet të ndalojë së foluri si shefi i personelit të një kombi që sapo është krijuar”, kritikon deputeti Patrick Vignal nga partia La République en Marche (LRM). Përveç kritikave në sjelljen e tij që shihet si arrogante, politikanët e LRM kërkojnë edhe një politikë të re sociale, që t’i përshtatet më mirë qytetarëve. Si përshembull njerëzit me të ardhura të pakta nuk duhet të paguajnë për shërbimet sociale. Shumë vetë në partinë e tij flasin edhe për ringjalljen e taksave mbi të pasurit, që Macron e hoqi. Dhuratat që bën Macroni me paratë shqetësojnë shumë ekonomë. Vitin e ardhshëm mungojnë në buxhet 4 miliardë euro prej heqjes së taksës mbi karburante. Qëllimi i qeverisë, për ta mbajtur deficitin e lejuar nga 3 përqind në 2,8 përqind është i kohës së shkuar.
Që jelekverdhët duan ta largojnë presidentin nga posti, është e paimagjinushme nga vëzhguesit politikë. Asnjë kushtetutë tjetër nuk e mbron presidentin e vendit aq shumë sa kushtetuta franceze. Viti tjetër do të sjellë sfidë të dyfishtë për presidentin, dedikim për francezët në përgjithësi, por edhe për ata në partinë e vetë. Nëse mbështetja në parti thyhet atëherë situata mund të bëhet e pakëndshme. Si shumë të tjerë edhe Jérôme Sainte-Marie mendon, se Macron nuk do e ndryshojë krejtësisht stilin e tij liberal dhe autoritar. Edhe në nivel europian ai do të duhet të paguajë në zgjedhjet parlamentare për mungesën e besueshmërisë si reformist.
“Nëse presioni në rrugë shtohet dhe pakënaqësia në parti rritet, atëherë nuk përjashtohet mundësia që të shkohet në votëbesim”, thotë Sainte-Marie. Atëherë presidenti duhet të kërkojë një kryeministër nga opozita politik, të ashtuquajturën Co-Habitation. Një qeveri që në Francë urrehet. Dhe Macroni vetë nuk do të kishte pushtetin e mjaftueshëm për të dhënë përgjigjen e duhur Jelekverdhëve.
The post Francë: Macronit i ka shkuar koha si lojtar i vetëm appeared first on 55 News.
]]>The post Policat kufitare, kujdes, ofrohen vetëm në pikat doganore në Shqipëri appeared first on 55 News.
]]>Sipas AMF-së, ata mund të pajisen me policat kufitare nga agjentët e shoqërive të sigurimit të cilët gjenden në çdo pikë doganore në Shqipëri. Agjentët janë të miratuar nga AMF dhe punojnë për shoqëritë e sigurimit pikërisht për shitjen e policave kufitare.
Çdo policë e sigurimit kufitar që mund t’iu ofrohet pa hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë, apo që është e plotësuar me shkrim dore dhe jo me mjete elektronike, është në kundërshtim me rregullat e legjislacionit shqiptar, dhe si e tillë është e pavlefshme.
Që një policë kufitare të jetë e vlefshme, ajo duhet të figurojë në regjistrin online në faqen zyrtare të AMF-së. Elementët e sigurisë që duhet të ketë Polica Kufitare janë:
Numri i serisë së policës është unik dhe duhet të fillojë me dy shifrat e fundit të vitit aktual. (Shembull: Viti 2018 = 18xxxxxxx).
Polica e sigurimit kufitar është e shkruar në format elektronik dhe në asnjë rast me shkrim dore.
Polica ka një numër unik të rastësishëm identifikues të policës së sigurimit në regjistrin elektronik online të shitjeve të sigurimit të detyrueshëm motorik me elementë sigurie të gjeneruar nga AMF.
Raportimi dhe identifikimi i policave kufitare të shitura nga kompanitë e sigurimit bëhet në kohë reale nëpërmjet regjistrit elektronik online të shitjeve. Këtë mund ta bëjnë nëpërmjet faqes zyrtare të Autoritetit, ëëë.amf.gov.al, në rubrikën “Verifikoni Policën tuaj”, duke ndjekur gjithë hapat e nevojshëm, ose duke dërguar me SMS numrin e targës tuaj në numrin e celularit +355694060671.
Ndërsa u bën thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të verifikojnë policën e tyre kufitare, i fton ata të kontaktojnë autoritetin për çdo problem që mund të ndeshin përmes adresës elektronike [email protected] ose duke shkruar në inbox-in e faqes zyrtare në rrjetin social Facebook.
The post Policat kufitare, kujdes, ofrohen vetëm në pikat doganore në Shqipëri appeared first on 55 News.
]]>The post Indeksi i SDG 2018, Shqipëria ka kryer vetëm një të tretën e “detyrave të shtëpisë” nga OKB appeared first on 55 News.
]]>Ky indeks priret që të shpjegojë përparimin e vendeve drejt arritjes së SDGs dhe tregon fushat që kërkojnë përparim më të shpejtë. Sipas tij, detyrat e shtëpisë për Shqipërinë vijojnë të jenë: zero varfëri, barazi në punë, ndihmë për punësim, drejtësi dhe forcim i institucioneve. Ndërsa fushat ku ka bërë përparim gjatë monitorimit rezultojnë të jenë: aksione për ndryshimet klimatike, inovacioni në industri në ndryshme, përballueshmëria e përdorimit të energjisë.
Indeksi global i SDG dhe rezultatet sipas qëllimit mund të interpretohen si përqindje e arritjeve. Dallimi midis 100 pikëve të vendeve është distanca në përqindje që duhet të plotësohet për arritjen e SDG-ve dhe qëllimeve. Në rastin konkret, arritjet e Shqipërisë janë vetëm 31.1% nga 100 % të kërkuara për t’u implementuar. Në rajon, Serbia ka performuar më mirë se sa ne në detyrat e shtëpisë nga OKB, e renditur e 40-a, Maqedonia e renditur e 61-a, ndërsa Bosnjë – Hercegovina rezulton e fundit e 71-a.
Miratuar nga të 193 shtetet anëtare të OKB-së, programi i propozuar, që titullohet “Ta transformojmë botën: Programi për zhvillim të qëndrueshëm, 2030”, konsiston në një Deklaratë, 17 Objektiva për zhvillim të qëndrueshëm dhe 169 tregues të synuar, një rubrikë mbi mjetet e vënies në zbatim dhe partneritetin e ripërtërirë global dhe një kornizë për shqyrtim dhe ndjekje të ecurisë.
Cilat janë Objektivat për zhvillim të qëndrueshëm?
Eliminimi i varfërisë në të gjitha format kudo
Eliminimi i urisë, arritja e sigurisë ushqimore dhe përmirësimit të ushqyerjes dhe nxitja e bujqësisë së qëndrueshme
Sigurimi i jetës së shëndetshme dhe nxitja e mirëqenies për të gjithë njerëzit e çdo moshe
Sigurimi i arsimit cilësor gjithëpërfshirës dhe të drejtë dhe nxitja e mundësive për mësim gjatë gjithë jetës për të gjithë
Arritja e barazisë gjinore dhe fuqizimi i të gjitha grave dhe vajzave
Sigurimi i disponueshmërisë dhe menaxhimit të qëndrueshëm të ujësjellës-kanalizimeve për të gjithë
Sigurimi i lidhjes me energji të përballueshme, të sigurt, të qëndrueshme dhe moderne për të gjithë
Nxitja e rritjes ekonomike të vazhdueshme, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme, punësim të plotë dhe produktiv dhe punë të denjë për të gjithë
Ndërtimi i infrastrukturave rezistuese, nxitja e industrializimit gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm dhe nxitja e novacionit
Zvogëlimi i pabarazisë brendapërbrenda vendeve dhe mes tyre
Kthimi i qyteteve dhe vendbanimeve në gjithëpërfshirës, të parrezikshëm, rezistues dhe të qëndrueshëm
Sigurimi i modeleve të qëndrueshme të konsumit dhe prodhim
Marrja e masave për të luftuar ndryshimin klimatik dhe efektin e tij
Ruajtja dhe përdorimi i qëndrueshëm i oqeaneve, deteve dhe burimeve detare për zhvillimin e qëndrueshëm
Mbrojtja, restaurimi dhe nxitja e përdorimit të qëndrueshëm të ekosistemeve tokësore, administrimi i qëndrueshëm i pyjeve, lufta kundër kthimit të hapësirave në shkretëtirë dhe ndalimi dhe kthimi pas i procesit të degradimit të tokës dhe ndalimi i humbjes së biodiversitetit
Nxitja e shoqërive paqësore dhe gjithëpërfshirëse për zhvillim të qëndrueshëm, ofrimi i mundësisë për drejtësi për të gjithë dhe ngritja e institucioneve të efektshme, llogaridhënëse dhe gjithëpërfshirëse në të gjitha nivelet
Fuqizimi i mjeteve të vënies në zbatim dhe rigjallërimi i partneritetit botëror për zhvillim të qëndrueshëm.
The post Indeksi i SDG 2018, Shqipëria ka kryer vetëm një të tretën e “detyrave të shtëpisë” nga OKB appeared first on 55 News.
]]>