virusi Archives - 55 News https://55news.al/tag/virusi/ Sat, 27 Jun 2020 08:50:30 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png virusi Archives - 55 News https://55news.al/tag/virusi/ 32 32 Dy viktimat e fundit të COVID-19, pacientë në spital për sëmundje të tjera https://55news.al/aktualitet/dy-viktimat-e-fundit-te-covid-19-paciente-ne-spital-per-semundje-te-tjera/ Sat, 27 Jun 2020 08:50:30 +0000 https://new.55news.al/?p=166195 Dy të sëmurë, që janë infektuar nga COVID-19, kanë humbur jetën pasi janë infektuar edhe em COVID-19. Instituti i Shëndetit Publik njoftoi të shtunën se nga ishin viktimat e epidemisë.Viktima e parë ishte një grua 59 vjeçe nga Lushnja me insuficencë renale kronike dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Viktima e dytë, një pacient 77 […]

The post Dy viktimat e fundit të COVID-19, pacientë në spital për sëmundje të tjera appeared first on 55 News.

]]>
Dy të sëmurë, që janë infektuar nga COVID-19, kanë humbur jetën pasi janë infektuar edhe em COVID-19. Instituti i Shëndetit Publik njoftoi të shtunën se nga ishin viktimat e epidemisë.
Viktima e parë ishte një grua 59 vjeçe nga Lushnja me insuficencë renale kronike dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Viktima e dytë, një pacient 77 vjeçar nga Vlora, i cili vuante nga hipertensioni dhe trajtohej prej 10 ditësh në terapi intensive.

Të dy ata nuk kanë mundur të mbijetojnë pavarësisht mjekimit intensiv dhe pëpjekjeve maksimale të stafit mjekësor.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shprehu publikisht ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

Ndërkohë, vazhdon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 81 pacientë, 12 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.

The post Dy viktimat e fundit të COVID-19, pacientë në spital për sëmundje të tjera appeared first on 55 News.

]]>
“Më në fund më kapi një virus”! Shkencëtari që luftoi Ebola-n dhe HIV-in rrëfen përballjen me COVID 19 https://55news.al/globi/me-ne-fund-me-kapi-nje-virus-shkencetari-qe-luftoi-ebola-n-dhe-hiv-in-rrefen-perballjen-me-covid-19/ Wed, 13 May 2020 14:44:52 +0000 https://new.55news.al/?p=160691 Peter Piot, shkencëtari që ndihmoi në zbulimin e virusit Ebola, dhe drejtori i Shkollëssë Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale ne Londer ka treguar për “përballjen e tij me vdekjen”, pasi është infektuar me koronavirus. Sipas The Guardian, profesori nuk ishte sëmurur seriozisht asnjehere, por pas 40 vjetësh duke studiuar dhe udhëhequr përgjigjen globale ndaj sëmundjeve infektive […]

The post “Më në fund më kapi një virus”! Shkencëtari që luftoi Ebola-n dhe HIV-in rrëfen përballjen me COVID 19 appeared first on 55 News.

]]>
Peter Piot, shkencëtari që ndihmoi në zbulimin e virusit Ebola, dhe drejtori i Shkollëssë Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale ne Londer ka treguar për “përballjen e tij me vdekjen”, pasi është infektuar me koronavirus.

Sipas The Guardian, profesori nuk ishte sëmurur seriozisht asnjehere, por pas 40 vjetësh duke studiuar dhe udhëhequr përgjigjen globale ndaj sëmundjeve infektive përfshirë HIV dhe AIDS, ai tha se “më në fund, një virus më kapi”.

Piot, i cili u nderua për shërbimet ndaj shkencës në vitin 2017, ende po shërohet nga virusi pasi pneumonia e rëndë e la të shtruar në spital.

Ekspertiza profesionale dhe përvoja personale i japin atij një pasqyrë të jashtëzakonshme mbi ndikimin e mundshëm të virusit në shëndetin publik, duke parashikuar se shumë njerëz do të lihen me probleme kronike të veshkave dhe zemrës.

Por ai shpreson se kriza mund të lehtësojë tensionet politike mbi vaksinat dhe t’i detyrojë fushatat kundër vaksinave të rivlerësojnë pozicionet e tyre, si dhe të çojnë në reformimin e Organizatës Botërore të Shëndetit (WHO).

Në intervistën e tij të parë që nga kontraktimi i virusit, profesori tha që filloi të kishte simptoma më 19 mars kur ai kishte ethe dhe dhimbje koke.

“Sikur kisha dhimbje në kafkë dhe në flokë, gjë që ishte e çuditshme”, tregoi ai.

The post “Më në fund më kapi një virus”! Shkencëtari që luftoi Ebola-n dhe HIV-in rrëfen përballjen me COVID 19 appeared first on 55 News.

]]>
Dr. Xhepa, Komitetit të ekspertëve: Instituti i Londrës tregon se virusi qarkulloi që nga fundi i vitit të kaluar https://55news.al/aktualitet/dr-xhepa-komitetit-te-eksperteve-instituti-i-londres-tregon-se-virusi-qarkulloi-qe-nga-fundi-i-vitit-te-kaluar/ Thu, 07 May 2020 08:00:56 +0000 https://new.55news.al/?p=159702 Instituti i Studimeve Gjenetike të Londrës i jep përgjigje gjithë skeptikëve. Nga Dr. Gëzim Xhepa     Për ata që mendojnë dhe mbrojnë me fanatizëm që virusi është futur në Shqipëri në fund të shkurtit dhe hezitojnë të ndërmarrin një hulumtim të kujdesshëm në kurbën e dyshimtë epidemike të fund-janarit dhe fillim-shkurtit,  për të gjithë […]

The post Dr. Xhepa, Komitetit të ekspertëve: Instituti i Londrës tregon se virusi qarkulloi që nga fundi i vitit të kaluar appeared first on 55 News.

]]>
Instituti i Studimeve Gjenetike të Londrës i jep përgjigje gjithë skeptikëve.

Nga Dr. Gëzim Xhepa

 
 

Për ata që mendojnë dhe mbrojnë me fanatizëm që virusi është futur në Shqipëri në fund të shkurtit dhe hezitojnë të ndërmarrin një hulumtim të kujdesshëm në kurbën e dyshimtë epidemike të fund-janarit dhe fillim-shkurtit,

 për të gjithë ata që nuk arritën të gjenin pikun e pritur dhe as valën e dytë, të cilën e kishin parashikuar mirë, por ja u prishi parashikimin koha e ngrohtë;

për të gjithë ata që përpiqen të gjejnë valë goditje epidemiologjike nga virusi në katër javët e marsit, duke paraqitur grafikë qesharakë në formë dhëmbësh sharre;

për të gjithë ata që mendojnë se ky virus e sulmoi Shqipërinë me çeta partizane dhe jo me ushtri, ndaj dhe se pati të mundur të gjente popullin e fshehur në izolim, duke mbetur i padukshëm dhe i paevidentueshëm në kurbat epidemiologjike, u tërheq vëmendjen e këtij punimi serioz anglez nga Instituti Gjenetik i Londrës, studim i shtrirë në gjithë botën, që argumenton:

1. Virusi ka qarkulluar shumë me parë se është identifikuar, që nga fundi i vitit të kaluar në gjithë botën. (Testimi i 7600 personave nga gjithë bota)

2. Shpërndarja e shpejtë është vërtetuar nga mutacionet e shumta, që për fat të mirë nuk e kanë transformuar as në agresivitet, dhe as në aftësinë e shpërndarje. Këto mutacione nuk janë veti e vetëm këtij virusi, por është natyrale për gjithë viruset.

3. Kjo periudhë qarkullimi bën që virusi të ketë rënë në kontakt me 700 000 000 individë (apo 10% e popullsisë botërore).

4. Viruset kanë orën e tyre biologjike, që përcaktohet nga mutacionet (ndryshimet), që pësojnë gjatë replikimit (shumëzimit) të virusit, e cila e zhvendos prezencën e virusit në Evropë dhe ShBA në fund të vitit kaluar.

5. Nga sa u tha kërkimi i pacientit 0 është i pavlerë, se rezulton që pacientët 0 të jenë të shumtë, dhe shumë më parë se rastet.

6. Shkalla e lartë e mutacioneve e bëjnë të vështirë evidentumin e sekuencave stabël të virusit dhe prodhimin e shpejtë të vaksinës.

Të nderuar kolegë të komitetit, kur gjithë Evropa ka kthyer kokën mbrapa, dhe po evidenton të sëmurë që nga dhjetori, përfshi këtu edhe Italinë, që ka zbritur në fillim të janarit, ju lutem sinqerisht të ktheni kokën prapa, në fund janari dhe fillim shkurti, se aty do të gjeni jo vetëm të sëmurë corona pozitiv, por edhe të konfirmoni prezencën e kurbës epidemiologjike të tij të ndërthurur me atë të gripit AH1N1.

Keni katër javë që refuzoni dhe kundërshtoni këtë hipotezë, me një të rënë të lapsit, duke kërkuar mbështetjen në fakte. Jo ne si mjekë nuk mund të japim faktet që keni mundësi t’i gjeni vetëm ju, ne ju ofrojmë hipotezën së bashku me indiciet bindëse.

Kjo nuk është kapriço shkencore për të ndarë gjithologë nga monologë, kjo nuk është as luftë për ego, apo dukje. Këtë ja u kërkoj përulësisht, se ka vlera relaksuese për ju e për qeverinë, për të ndërmarrë hapa konkret dhe të guximshëm në stabilizimin dhe normalizimin e jetës së vendit, në kolaps total social, ekonomik, shëndetësor dhe arsimor, duke bërë divorc me teori paradoksale që normaliteti mund të vendoset vetëm pas prodhimit të vaksinës, e cila do të kërkojë shumë kohë.

Nëse mendonit me fanatizëm para katër javësh se unë gabohesha, nëse për katër javë refuzuat të hulumtonit në drejtim të hipotezave të mija për kalimin e epidemisë, në pamundësi për të rikuperuar kohën e humbur, besojini të paktën OBSH-së për rekomandimin e fundit për kalimin sa më të shpejtë nga izolimi kinez në distancimin suedez.

Jepini shansin këtij populli të imunizohet nga rënia në kontakt me virusin, në periudhën më të përshtatshme të vitit, ku rrethanat klimaterike pengojnë maksimalisht kalimin nga infektimi në sëmundje.

Coronavirus quickly spread around the world starting late last year, new genetic analysis shows

The post Dr. Xhepa, Komitetit të ekspertëve: Instituti i Londrës tregon se virusi qarkulloi që nga fundi i vitit të kaluar appeared first on 55 News.

]]>
PDIU: Situata në vend po mbërrin nivele absurde, edhe letrat higjenike përbëjnë sekret shtetëror https://55news.al/politike/pdiu-situata-ne-vend-po-mberrin-nivele-absurde-edhe-letrat-higjenike-perbejne-sekret-shteteror/ Sat, 25 Apr 2020 15:24:32 +0000 https://new.55news.al/?p=157825 Përmes një deklarate për mediat, PDIU reagon lidhur me numrin e të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit, që sipas saj është edhe shifra më e lartë në 7 javë. “Rregjimi i Facebook-ut që nuk linte orë pa dalë në media për ti treguar shqiptarëve malet me të vdekur e të tmerronte fëmijë e të […]

The post PDIU: Situata në vend po mbërrin nivele absurde, edhe letrat higjenike përbëjnë sekret shtetëror appeared first on 55 News.

]]>
Përmes një deklarate për mediat, PDIU reagon lidhur me numrin e të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit, që sipas saj është edhe shifra më e lartë në 7 javë.

“Rregjimi i Facebook-ut që nuk linte orë pa dalë në media për ti treguar shqiptarëve malet me të vdekur e të tmerronte fëmijë e të moshuar, ka ditë që hesht e nuk thotë asnjë fjalë për vendimet personale, për lënien hapur të fasonerive dhe call-centerave”, thuhet në reagim.

 

Deklarata e plotë:

Sot numri i të infektuarve arriti shifrën më të lartë përgjatë këtyre 7 javëve. Pas 7 javësh izolim shqiptarët do duhej të kishin mbyllur edhe numrat e vegjël me të cilat situata u paraqit qysh në fillim. Të infektuarit vijnë nga lënia hapur e fasonerive dhe nga shpërndarja në burgje, të cilat janë përgjegjësi direkte e qeverisë.

Rregjimi i Facebook-ut që nuk linte orë pa dalë në media për ti treguar shqiptarëve malet me të vdekur e të tmerronte fëmijë e të moshuar, ka ditë që hesht e nuk thotë asnjë fjalë për vendimet personale, për lënien hapur të fasonerive dhe call-centerave.

Në kohën kur në shtëpi mbylleshin të moshuar e fëmijë, burra e gra që mundet edhe të kishin vende pune me shumë pak njerëz, rregjimi lejonte që qindra vetë të punonin në kushte ku nuk sigurohej asnjë mundësi distancimi.

Situata rëndohet edhe më shumë nga shtimi i ritmit të vjedhjes përmes tenderave që shpallen secret, e ku letra higjenike po përbën një sekret të madh shtetëror. Abuzimet vazhdojnë të rriten ndërsa vendimarrja vazhdon të çorientoje cilindo qytetar të këtij vendi. Në ditët në vazhdim do kemi një komunikim të përditshëm e do denoncojmë çdo arbitraritet që rëndon në kurriz të shqiptarëve dhe bizneseve ne vend.  I bëjmë thirrje Prokurorisë të dalë nga vetizolimi dhe të hetojë, pasi niveli i absurdit të situatës dhe dëmi në ekonominë shqiptare po çon vendin drejt falimentit.

The post PDIU: Situata në vend po mbërrin nivele absurde, edhe letrat higjenike përbëjnë sekret shtetëror appeared first on 55 News.

]]>
Shteti, virusët dhe mëngjeset tona ?! https://55news.al/bota-shqiptare/shteti-viruset-dhe-mengjeset-tona/ Wed, 22 Apr 2020 14:10:18 +0000 https://new.55news.al/?p=157344  Nga Skënder MULLIQI Kur të kalon pandemia , është interesant të shohim së si atë mëngjes do të zgjohemi dhe së si do të ndihemi? Dhe ku.Çka do të ndodhë në mëngjeset në vazhdim?Kjo edhe është e vetmja e pyetje e cila sot ka kuptim.Se, virusi do të kalon, dhe neve sigurisht do të flasim […]

The post Shteti, virusët dhe mëngjeset tona ?! appeared first on 55 News.

]]>
 Nga Skënder MULLIQI

Kur të kalon pandemia , është interesant të shohim së si atë mëngjes do të zgjohemi dhe së si do të ndihemi? Dhe ku.Çka do të ndodhë në mëngjeset në vazhdim?Kjo edhe është e vetmja e pyetje e cila sot ka kuptim.Se, virusi do të kalon, dhe neve sigurisht do të flasim për veten, e jo për virusin.Ata të cilët e kan përjetuar këtë të ligë, sigurisht së do të flasin së çfare fati kan pasur që kan shpëtuar .Shumë kujtime do të na sillën në kokë nga koha e karantinës.

Nuk do t’i harrojmë ata për të cilët kemi ndëgjuar së kan ikur nga kjo botë nga virusi.Për shumë kënd jeta do të jetë më ndryshe, do të kemi një gjendje shpirtërore më ndryshe, kjo lëngatë sigurisht do të lënë gjurmë të pashlyera në trurin tonë… Të gjitha këto përjetime nuk do të jenë barrë e lehtë.

Njeriun e këtij nënqielli e përcollën gjatë këtyre viteve edhe shumë përjetime nga lufta. E këto perjetime të jetës jo të mirë në kushte të lirisë nuk po ndalën . Nuk ka gjë më vështirë kur sheh para vetit së të fortit e politikës grabisin çdo gjë para syve tanë .

Kjo po zgjatë që nga mëngjesi deri në mbrëmje.

Dikush ka grabitë një televizor, e dikush të gjithë televizorët.Dikush një lopë, e tjerët gjitha fermat.Dikush një laps e dikush fabrikën …

Ku ka mundësi të bëhët shteti pa mund e ndjersë! Nuk ka lumturi, edhe pse e fituam shtetin tonë?!

Rastin për të bërë shtet e kemi pritë më decenie, por që nuk po dijmë ta shfrytëzojmë .Fjala shtet do të thotë shumë. Është nocion pa dyshim i gjërë .

Shteti nuk bëhët pa besuar në asgjë , e as në Zot. Shtet kur çdo komunë e ka Zotin e vet. Shtet kur gjithëqka nga e kaluara jonë nuk vlenë.

Shtet kur nuk sundon si duhet rendi dhe ligji.

Shtet ku dënohen dhe rrahën gazetarët.

Shtet ku lulëzon krimi dhe korrupcioni.

Shtet ku lirohen kriminelët. Shtet ku ministra dhe deputete bëhën analfabetet potencial.

Shtet me milionerë më para të popullit.

Shtet ku korporatat po i zëvëdësojnë partitë . Shtet ku njeriun e ndërshem e trajton si mut.

Shtet ku ikin rinia kah ju shohin sytë.

Shtet ku shkrimtarët dhe intelektualet rrëshqasin nga të dhierat e politikanëve.

Shtet ku nuk ka industri.

Shtet ku nuk ka turizem dhe bujqësi.

Shtet ku ka vdekur kultura dhe arti.

Shtet ku pak kush lexon.

Shtet ku mund të punësohesh veq nese bëhësh servil dhe më para.

Shtet ku univerzitetet funksionojnë si supermarketet.

Shtet ku diplomat shitën më kilogram.

Shtet me shumë medie të kontrolluara nga politika.

Shtet ku sportistët mvaren nga menagjerët. Sportistët dhe këngëtarët që po na mbajnë gjallë krenarinë.

Shtet ku për një cikerrimë shkon në burg.

Shtet ku vjedhen milonat e shkon në Dubaj.

Shtet që nga themeli duhet ndërtuar. Ne një shtet të tillë po zgjohemi në çdo mëngjes. Kemi pasur mundësi që të kemi shtet shumë më ndryshe, më të mirë…

Na duhet shtet, ku mëngjeset tona, janë të bukura, dhe shumë më të lumtura, për të gjithë…

The post Shteti, virusët dhe mëngjeset tona ?! appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti Meta: Mbështes qëndrimin e KiE, të shmangen dënimet e ashpra! https://55news.al/politike/presidenti-meta-mbeshtes-qendrimin-e-kie-te-shmangen-denimet-e-ashpra/ Tue, 14 Apr 2020 11:45:23 +0000 https://new.55news.al/?p=156002 Presidenti Ilir Meta tha se mbështet qëndrimin e Këshillit të Europës, në lidhje me masat e marra kundër përhapjes së COVID-19 dhe ndëshkimeve për moszbatimin e tyre. Me një deklaratë për mediat, Meta shprehet se veprimet dhe masat e qeverive, për kufizimin e së drejtës së jetës private, duhet të vendosen vetëm me ligj dhe për […]

The post Presidenti Meta: Mbështes qëndrimin e KiE, të shmangen dënimet e ashpra! appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti Ilir Meta tha se mbështet qëndrimin e Këshillit të Europës, në lidhje me masat e marra kundër përhapjes së COVID-19 dhe ndëshkimeve për moszbatimin e tyre.

Me një deklaratë për mediat, Meta shprehet se veprimet dhe masat e qeverive, për kufizimin e së drejtës së jetës private, duhet të vendosen vetëm me ligj dhe për aq kohë sa është e nevojshme për mbrojtjen e shëndeti.

Sipas Kreut të Shtetit, është me rëndësi që çdo masë kufizuese dhe ligj i ri, të jetë në përputhje vetëm me Kushtetutën, ndërsa shton se duhen shmangur dënimet e ashpra për moszbatimin e masave.

Duke i ftuar të gjithë qytetarët të respektojnë me përpikmëri të gjitha udhëzimet dhe kufizimet e bëra publike për shkak të pandemisë globale, theksoj domosdoshmërinë e respektimit të parimeve të demokracisë e shtetit ligjor, Kushtetutës dhe hierarkisë të ligjeve në fuqi dhe konventave ndërkombëtare“, shkruan më tej Presidenti.

Ndërkohë maxhoranca ka propozuar disa ndryshime në Kodin Penal për shkak të situatës nga COVID, që parashikojnë deri në heqje liri për këdo që thyen rregullat dhe urdhrat e vendosura gjatë situatës së pandemisë.

Deklarata e plotë:

Përshëndes qëndrimin e Këshillit të Europës, mbi domosdoshmërinë e mbrojtjes së demokracisë, pluralizmit, shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut në kuadrin e krizës sanitare të COVID-19.

Siç me të drejtë thekson Këshilli i Europës: “ky virus po shkatërron shumë jetë dhe shumë gjera të tjera të shtrenjta për ne, por ne nuk duhet ta lejojmë të shkatërrojë vlerat tona themelore dhe shoqëritë tona të lira”.

Veprimet dhe masat e qeverive, për kufizimin e së drejtës së jetës private, lirisë së ndërgjegjes, lirisë së shprehjes dhe lirisë së organizimit, tërheq vëmendjen Këshilli i Europës, duhet të vendosen vetëm me ligj, në proporcion me rreziqet dhe për aq kohë sa është e nevojshme për mbrojtjen e shëndetit.

Është me rëndësi që çdo masë kufizuese dhe ligj i ri, të jetë në përputhje vetëm me Kushtetutën dhe me interesin e përgjithshëm publik dhe kombëtar.

Mbështes qëndrimin për shmangien sado që të jetë e mundur të vendosjes së dënimeve të ashpra penale për moszbatimin e masave kufizuese, pasi siç thekson Këshilli i Europës, ato krijojnë shqetësime serioze për respektimin e të drejtave të njeriut.

Duke i ftuar të gjithë qytetarët të respektojnë me përpikmëri të gjitha udhëzimet dhe kufizimet e bëra publike për shkak të pandemisë globale, theksoj domosdoshmërinë e respektimit të parimeve të demokracisë e shtetit ligjor, Kushtetutës dhe hierarkisë të ligjeve në fuqi dhe konventave ndërkombëtare.

Sepse siç nënvizon edhe Këshilli i Europës: “Sfida, me të cilën përballen sot shoqëritë tona, është një sfidë e paprecedentë. Edhe pas fazës urgjente të kësaj krize, shoqëritë tona do të duhet të gjejnë mënyrat për të vënë në vend dëmet sociale dhe ekonomike dhe për të rritur më tej besimin tek institucionet tona demokratike. Duhet të nisë një reflektim i gjerë për mbrojtjen e individëve dhe grupeve më të prekshme në shoqëritë tona dhe për mënyrat e ruajtjes së të drejtave të tyre në një model më të qëndrueshëm dhe solidar qeverisjeje”.

The post Presidenti Meta: Mbështes qëndrimin e KiE, të shmangen dënimet e ashpra! appeared first on 55 News.

]]>
“Virusi do vazhdojë të jetë mes nesh”, Lubonja: Duhet të mbahet alarmi, derisa të krijohet imuniteti https://55news.al/aktualitet/virusi-do-vazhdoje-te-jete-mes-nesh-lubonja-duhet-te-mbahet-alarmi-derisa-te-krijohet-imuniteti/ Mon, 13 Apr 2020 15:39:28 +0000 https://new.55news.al/?p=155864 Analisti Fatos Lubonja foli për rrezikun e përhapjes së koronavirusit në një lidhje me “Skype” në rubrikën “Opinion”, në News24. Duke u ndalur te masat shtrënguese, Lubonja tha se përmes karantinimit po luftohet epidemia, por jo virusi, i cili sipas tij, do vazhdojë të jetë mes nesh. Sa i takon faktit, nëse ka ardhur koha për […]

The post “Virusi do vazhdojë të jetë mes nesh”, Lubonja: Duhet të mbahet alarmi, derisa të krijohet imuniteti appeared first on 55 News.

]]>
Analisti Fatos Lubonja foli për rrezikun e përhapjes së koronavirusit në një lidhje me “Skype” në rubrikën “Opinion”, në News24. Duke u ndalur te masat shtrënguese, Lubonja tha se përmes karantinimit po luftohet epidemia, por jo virusi, i cili sipas tij, do vazhdojë të jetë mes nesh.

Sa i takon faktit, nëse ka ardhur koha për të kaluar te faza dy, ajo e lehtësimit të jetës, analisti u shpreh se ky virus luftohet me vaksinë, ose duhen ilaçe efektive, që edhe nëse infektohemi, të mos na vrasë.

Pjesë nga intervista:
Në cilën fazë jemi?

 

Fatos Lubonja: Është e vështirë për ta ndarë me faza. Në një anë kemi rrezikun e virusit dhe nga ana tjetër rreziqet e tjera ekonomike. Neve na duhet të lundrojmë pa u përplasur, ose duke u dëmtuar sa më pak. Është akoma herët për të folur për një fazë dy. Mendoj se duhet të mbetet përqendrimi te rreziku i epidemisë, por duhet të kemi parasysh diçka, ajo që po bëjmë tani, kryesisht përmes karantinimit, është lufta me epideminë, jo me virusin. Ne po tentojnë të mos na shpërndahet virusi, por jo ta asgjësojmë atë.

Virusi do jetë mes nesh dhe sa kohë të jetë mes nesh është edhe pyetja e madhe, që lidhet me atë se diku kemi gabuar. Kur do të vijë momenti që të themi se virusi është mes nesh, por jo i rrezikshëm për të marrë jetë. Alarmi është i rëndësishëm të mbahet, por duhen pasur parasysh edhe dëmet që shkaktohen nga krahu tjetër, nga ekonomia, traumat psiqike, sëmundjet e tjera që mund të shkaktojë ky izolim, edhe ato mendore. I mbetet specialistëve që e njohin terrenin për ta përcaktuar më mirë.

A ka ardhur koha të hidhemi te hapi dy?
Kur them që ne po luftojmë epideminë, jo virusin, nënkuptoj që virusi do jetë mes nesh. Të luftosh virusin do të thotë që të gjesh vaksinën, ose ilaçe efektive, që edhe nëse infektohemi, virusi nuk na vret. Këtu të mos harrojmë se ka një problem, janë bërë testime të pjesshme vende vende, rezultatet janë të ndryshme. Problemi që mbetet është se përmes karantinimit ne po ruajmë njerëzit nga infektimi, pra shumica e jonë janë të paprekur nga infektimi, nuk e kanë imunitetin.

Edhe nëse na bëhet një testim, nuk e dimë se sa. Është sikur të kesh një fuçi baruti, ku fitili janë ata të sëmurët, që dalin dhe hedhin në erë fuçinë. Neve na duhet një imunitet, që pastaj të dalim të lirë. Kjo është pikëpyetje e madhe nëse ka apo jo imunitet nga ky virus dhe sa mund të zgjasë ai. Ndaj dhe lundrimi duhet të jetë i kujdesshëm për të krijuar mbijetesë.

The post “Virusi do vazhdojë të jetë mes nesh”, Lubonja: Duhet të mbahet alarmi, derisa të krijohet imuniteti appeared first on 55 News.

]]>
VIDEO/ Vasili: Virusi mund të këtë qarkulluar që në janar, të studiohet situata virologjike https://55news.al/politike/video-vasili-virusi-mund-te-kete-qarkulluar-qe-ne-janar-te-studiohet-situata-virologjike/ Mon, 13 Apr 2020 13:47:24 +0000 https://new.55news.al/?p=155846 Nënkryetari i LSI Petrit Vasili deklaroi gjatë një dalje mediatike se “epidemiologë të njohur të vendit kanë hedhur dyshime të forta që virusi mund të ketë qarkulluar që në janar në Shqipëri dhe një analizë retrospektive të rasteve me ngarkesa të larta virologjike, duhet të ishte bërë ndërkohë në mënyrë më profesionale duke analizuar dhe […]

The post VIDEO/ Vasili: Virusi mund të këtë qarkulluar që në janar, të studiohet situata virologjike appeared first on 55 News.

]]>

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili deklaroi gjatë një dalje mediatike se “epidemiologë të njohur të vendit kanë hedhur dyshime të forta që virusi mund të ketë qarkulluar që në janar në Shqipëri dhe një analizë retrospektive të rasteve me ngarkesa të larta virologjike, duhet të ishte bërë ndërkohë në mënyrë më profesionale duke analizuar dhe një pjesë të mirë të strukturës së vdekshmërisë të muajit janar dhe shkurt deri në fillimin e pandemisë”.

Sipas tij, “detyrë kjo, pra e situatës virologjike të situatës janar-shkurt dhe strukturës së vdekshmërisë është një detyrë që duhej kryer dhe duhet kryer, dhe është e pashmangshme për tu bërë.

 

 
 
 
 

 

The post VIDEO/ Vasili: Virusi mund të këtë qarkulluar që në janar, të studiohet situata virologjike appeared first on 55 News.

]]>
Kosova e ka problem gjetjën e vaksinës që na liron nga koronavirusët e politikës?! https://55news.al/bota-shqiptare/kosova-e-ka-problem-gjetjen-e-vaksines-qe-na-liron-nga-koronaviruset-e-politikes/ Mon, 13 Apr 2020 11:52:15 +0000 https://new.55news.al/?p=155824 Nga Skënder MULLIQI Diçka tashmë është e sigurt.Ngjarjët politike në vend, pas pandemisë padyshim së janë për çdo kritikë.Botën e goditi papritur Koronavirusi, por qe krejtë orjentimin e kan si të dalin sa më faqebardhë nga një situatë e tillë. Kurse klasa jonë politike, gjithë energjinë e tyre negative ,së energji pozitive su ka mbetur […]

The post Kosova e ka problem gjetjën e vaksinës që na liron nga koronavirusët e politikës?! appeared first on 55 News.

]]>
Nga Skënder MULLIQI

Diçka tashmë është e sigurt.Ngjarjët politike në vend, pas pandemisë padyshim së janë për çdo kritikë.Botën e goditi papritur Koronavirusi, por qe krejtë orjentimin e kan si të dalin sa më faqebardhë nga një situatë e tillë. Kurse klasa jonë politike, gjithë energjinë e tyre negative ,së energji pozitive su ka mbetur , po e orjentojnë për pushtet!Këta tashmë kanë ranë në provim më ka krejt.

E treguan vetën së nuk ju intereson asgjë, veq pushtetit! Ata njerëz që në gjendje epidemie reëzojnë qeverinë madje duke i rrezikuar edhe deputetet e partive të tyre, qka më thënë lexues të ndëruar?!Nuk besojë së ka gjë më turpëruese së kjo.Kanë rënë nga pushteti më votën e sovranit, e çka dreqin po kërkojnë tash?!Paten pushtet edhe ate apsolut që 20 vite. Bënë çka dështën ! Ai që merrë sado pa vesh në politikë, e dinë së të gjitha veprimet e tyre , nuk janë as për heqje të taksës, nuk janë as për antiamërikanizëm …!

Të gjitha këto po i përdorin si justifikime, për ta kthyer pushtetin e humbur, për ta kthyer forcën politike, për ti ruajtur biznesët qe i kane…

Këtij kori ju bashkangjitën edhe disa nga krerët e LDK-së, që i kanë dallaveret e përbëshkëta së edhe bashkë kan bashkëqeverisur Kosovën.Pengesë në këtë rrugëtim të turpit, ju është bërë, Albin Kurti, I cili filloi si kryeminster më politka reformatore e zhvillmore, që hapin përspektiva të reja për shtetin dhe të rinjët tanë.Bota do të mund pandeminë pa vonuar, së do të gjendet vaksina.

Por, Kosova jonë e vogël e ka problem më të madh si të lirohet , apo si të gjën vaksinë kunder kësaj klase politike,që do të ishte edhe mbrojtja e shtetit të dytë shqiptarë në Ballkan.Duke filluar nga presidenti po e mbajnë shtetin në “vakum”.Po dojnë më na disciplinuar edhe më shumë ! Kan krijuar fusha të minueme politike.

Nese mjekët janë në detyrën më të lartë, dhe shu

më të rëndë , këta njerëz të jetës politike, janë për çdo kritikë , duke përjashtuar natyrishtë punën e madhe dhe të mirë , që po e bën Qeveria në dorëheqje në menaxhimin situatës nga epidemia. Nese mjekët dhe të gjitha strukturat relevante , nuk po kanë kohë as të marrin frymë, politikanët nuk po kan kohë të “pushojnë’ pak, madje kan filluar të bëjnë edhe fushata elektorale… ?!

The post Kosova e ka problem gjetjën e vaksinës që na liron nga koronavirusët e politikës?! appeared first on 55 News.

]]>
‘Rama është Zoti Korona’/ ‘Shpërthen’ gazeta gjermane: Drejton si diktator nga FB, por interesat e tij ekonomike nuk i prek https://55news.al/politike/rama-eshte-zoti-korona-shperthen-gazeta-gjermane-drejton-si-diktator-nga-fb-por-interesat-e-tij-ekonomike-nuk-i-prek/ Sat, 11 Apr 2020 15:54:11 +0000 https://new.55news.al/?p=155556 Gazeta e njohur gjermane, Tages Zeitung, në një shkrim të redaktores Jana Lapper, shpërthen ashpër kundër kryeministrit shqiptar, të cilin e quan ‘Zoti Korona’. Lexoni më poshtë shkrimin e plotë Nëse dëshironi të mësoni për situatën aktuale në Shqipëri në kohën e koronavirusit, nuk mund të konsultohesh me media cilësore apo me faqen e internetit […]

The post ‘Rama është Zoti Korona’/ ‘Shpërthen’ gazeta gjermane: Drejton si diktator nga FB, por interesat e tij ekonomike nuk i prek appeared first on 55 News.

]]>
Gazeta e njohur gjermane, Tages Zeitung, në një shkrim të redaktores Jana Lapper, shpërthen ashpër kundër kryeministrit shqiptar, të cilin e quan ‘Zoti Korona’. Lexoni më poshtë shkrimin e plotë

Nëse dëshironi të mësoni për situatën aktuale në Shqipëri në kohën e koronavirusit, nuk mund të konsultohesh me media cilësore apo me faqen e internetit të ndonjë autoriteti shtetëror, por duhet të vizitosh faqen në Facebook të kryeministrit Edi Rama. Sepse ai e ka quajtur betejën me Covid-19 një ‘luftë’, duke e shpallur atë përparësinë e vetme kryesore.

Nëse doni të dilni nga banesa, për shembull, ju duhet një aplikacion për të marrë leje elektronike. Në Shqipëri ka një shtetrrethim veçanërisht të rreptë: nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 1, vetëm një person nga familja lejohet të dalë nga shtëpia për një orë maksimumi për të kryer veprime të rëndësishme. Një shtetrrethim i plotë pason nga e shtuna deri të hënën në mëngjes. Shqiptarët mësuan si të përdorin këtë aplikacion vetëm nga Edi Rama- me një video-tutorial në faqen e tij në Facebook

Askush nuk mund të shpëtojë nga Rama këto ditë. Ai dërgon rregullisht mesazhe zanore për të gjithë përdoruesit e Vodafone në vend. Aktivistja Gresa Hasa tregon se çfarë i ndodhi kur donte të bënte një telefonatë të rëndësishme: “Thirrja ime u bllokua, në vend të kësaj duhet të dëgjoja zërin e Ramës: Përshëndetje, Edi Rama. Lani duart. Qëndroni në shtëpi. Bashkë mund t’ia dalim. Të përqafoj nga larg”. Ajo tha se ky ishte një intruzion.

 

Në krizën e koronës, Rama inskenon vetën si numri 1 i Shqipërisë më shumë se zakonisht. Të gjitha fijet bashkohen te ai. “Këtu nuk ka shtet të vërtetë, Rama është Alfa dhe Omega,” thotë Hasa.

Ramës nuk është se e humbet ndonjëherë rastin për të zgjeruar këtë pozicion- për shembull, kur ai u përpoq të miratonte një ligj censore për mediat dhe ata gazetarë të pavarur të mbetur, të cilët i ofendon si ‘kazan plehrash’.

Masat i merr vetë

Prej disa kohësh, Rama ka qenë në gjendje që të veprojë siç do: Opozita konservatore e Partisë Demokratike ka bojkotuar parlamentin pas një përplasje të vazhdueshme me Partinë e tij Socialiste. Që prej nisjes së vetingut, Gjykata Kushtetuese nuk është funksionale.

Rama është i lumtur që mund të përdorë i vetëm këtë ‘fushë të lirë veprimi’ në situatën aktuale. Deri më tani janë 409 raste të konfirmuara me korona në Shqipëri, 23 njerëz kanë vdekur nga epidemia. Vendi ka masa jashtëzakonisht të rrepta, që Rama i zbaton i vetëm që prej 9 marsit. Për shembull, pensionistët nuk lejohen të dalin nga shtëpia e tyre deri në fund të epidemisë; kërkesat e tyre përmes aplikacionit refuzohen.

Shumë njerëz i pranojnë këto masa edhe për shkak të pamjeve tronditëse nga Italia, me të cilën Shqipëria ka lidhje të ngushta ekonomike dhe sociale. Po ashtue dhe nga frika se sistemi i dobët shëndetësor i Shqipërisë nuk do jetë në gjendje që t’i rezistojë një shpërthimi masiv të virusit.

Llogaritë për pushtet të Ramës

Fakti që Rama është edhe mendërisht në luftë, e tregojnë pamjet nga qytetet. Në median sociale dhe programet televizive shihen automjete ushtarake dhe ushtarë të armatosur rëndë që patrullojnë lagjet. Sipas Ramës, ata do të ndërmarrin çdo veprimi që është i nevojshëm, përfshirë edhe gazin lotsjellës.

Duke marrë parasysh të gjitha rregulat e rrepta, duket e çuditshme që ato nuk mund të zbatohen për të gjithë: fabrikat e këpucëve, qendrat e telefonatave, minierat dhe kantieret e ndërtimit vazhdojnë të punojnë.

“Të vazhdosh tregtimin e punës së lirë të Shqipërisë në Botën e Parë, të vazhdosh ndërtimet, në mënyrë që politikanët dhe biznesmenët shqiptarë të vazhdojnë pastrimin e parave, apo të telefonosh italianët e karantinuar për të shitur produkte, duket më e rëndësishme se shëndeti i këtyre njerëzve,” thotë Hasa, duke iu referuar infeksioneve të para në fasoneri. Kjo ekspozon qartësisht se çfarë fshihet realisht pas ‘luftës’ së Ramës kundër virusit.

The post ‘Rama është Zoti Korona’/ ‘Shpërthen’ gazeta gjermane: Drejton si diktator nga FB, por interesat e tij ekonomike nuk i prek appeared first on 55 News.

]]>