Viti i Skenderbeut Archives - 55 News https://55news.al/tag/viti-i-skenderbeut/ Fri, 12 Oct 2018 15:21:25 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png Viti i Skenderbeut Archives - 55 News https://55news.al/tag/viti-i-skenderbeut/ 32 32 Zbulohen dokumente të rralla mes mbretit të Aragonës dhe Skënderbeut https://55news.al/kulture/zbulohen-dokumente-te-rralla-mes-mbretit-te-aragones-dhe-skenderbeut/ Fri, 12 Oct 2018 15:21:25 +0000 https://new.55news.al/?p=57369 Konferenca Ndërkombëtare Albanologjike erdhi sot për studiuesit dhe të pranishmit e interesuar mbi historinë dhe fakte mbi epokën e heroit tonë kombëtar Skënderbeu nga këndvështrimi i arkivistit të Kurorës së Aragonës në Spanjë, Alberto Torra Perez si një figurë shumë e rëndësishme dhe në kontekstin e politikës së Aragonës së viteve 1400. Në një prononcim […]

The post Zbulohen dokumente të rralla mes mbretit të Aragonës dhe Skënderbeut appeared first on 55 News.

]]>
Konferenca Ndërkombëtare Albanologjike erdhi sot për studiuesit dhe të pranishmit e interesuar mbi historinë dhe fakte mbi epokën e heroit tonë kombëtar Skënderbeu nga këndvështrimi i arkivistit të Kurorës së Aragonës në Spanjë, Alberto Torra Perez si një figurë shumë e rëndësishme dhe në kontekstin e politikës së Aragonës së viteve 1400.

Në një prononcim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare arkivisti i Kurorës së Aragonës në Spanjë, Alberto Torra Perez u shpreh se, “ligjërata ime ka të bëj marrëdhëniet midis mbretit të Aragonës Alfonso V dhe jo vetëm për Shqipërinë e Skënderbeut, por për të gjithë politikën Lindore. Gjithashtu do flas për dokumentet që kemi dhe çfarë përmbajnë ato, si dhe për tipet e dokumenteve që kemi në arkiv”.

”Dokumentet e arkivit janë dokumentet e mbretit të Aragonës që i dërgoi tek Skënderbeu dhe princërit e tjerë të momentit. Këto dokumente janë të ndryshme, janë dokumente direkte për Skënderbeun, por edhe urdhra të mbretit për të dërguarin e tij në Shqipëri, ose këshillat e mbretit tek ambasadorët e mbretit Alfonso në vendet e tjera”, tha Perez.

Ai shtoi se, “Skënderbeu është një figurë shumë e rëndësishme dhe në kontekstin e politikës së Aragonës së viteve 1400. Skënderbeu ishte shumë i zoti të ndërhynte tek turqit, por edhe mënyra e Alfonsos për të pasur një pikë mbështetje në Europën Lindore”.

“Dokumentet mbi Skënderbeun janë të njohura për studiuesit, pasi janë dokumente të publikuara disa vite më parë. Ka dhe dokumente të tjera që nuk janë publikuar më parë, ku Skënderbeu del si një figurë e rëndësishme, ndoshta më e rëndësishmja, kjo pasi ai bëri një aleancë me mbretin Alfonso. Ka patur dhe akorde të tjera me mbretër të tjerë, por aleanca e Skënderbeut ishte shumë efektive”, përfundoi arkivisti spanjoll Alberto Torra Perez.

Konferenca Ndërkombëtare e Albanologjisë, kushtuar heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ka çelur seksionin e dytë të saj, që do të vazhdojë deri më 26 tetor për t’i lënë më pas vendin seksionit të tretë dhe të fundit.

Viti mbarëkombëtar i Skënderbeut do të mbyllet me samitin e madh të diasporës, kur do jetë dhe seksioni i tretë i Konferencës së Albanologjisë.

The post Zbulohen dokumente të rralla mes mbretit të Aragonës dhe Skënderbeut appeared first on 55 News.

]]>
Spartak Tili: Konkursi për Vitin e Skëndërbeut një fasadë e Kumbaros https://55news.al/kulture/spartak-tili-konkursi-per-vitin-e-skenderbeut-nje-fasade-e-kumbaros/ Sat, 05 May 2018 14:56:08 +0000 https://new.55news.al/?p=12595 Kompozitori Spartak Tili është nga emrat e njohur e të vlerësuar në muzikën shqiptare. Mbi 20 vjet ka qenë pjesëmarrës në festivalet e këngës në RTSH, por një kontribut të madh ka dhënë dhe në Koncertet e Pranverës, Festivalet e Interpretuesve, Dekadat e Majit etj. Mban titullin “Artist i Merituar”. Në nëj interivstë të tij […]

The post Spartak Tili: Konkursi për Vitin e Skëndërbeut një fasadë e Kumbaros appeared first on 55 News.

]]>
Kompozitori Spartak Tili është nga emrat e njohur e të vlerësuar në muzikën shqiptare. Mbi 20 vjet ka qenë pjesëmarrës në festivalet e këngës në RTSH, por një kontribut të madh ka dhënë dhe në Koncertet e Pranverës, Festivalet e Interpretuesve, Dekadat e Majit etj. Mban titullin “Artist i Merituar”. Në nëj interivstë të tij ën median e shkruar Tili analizon problemet që kanë sot artistët dhe mungesën e vëmendjes së MK e shtetit ndaj krijimtarisë muzikore shqiptare.

“Sot është shkëputur vëmendja e shoqërisë sonë nga muzika e kultivuar, ajo instrumentale, vokale, simfonike, koncertale, sepse edhe kompozitorët ngurojnë të shkruajnë, thotë Tili. Sipas tij, “nuk ka kushte ekzekutimi sot për krijimtarinë . Kjo ndodh sepse defekti kryesor është gjunjëzimi ndaj muzikës së huaj. Unë nuk jam muzikant që mohoj muzikën e huaj, e vlerësoj, por unë kam qëndrimin tim, që muzika e huaj do të zërë vlerësim nëse ti si shoqëri e vendit vlerëson muzikën tënde. Atëherë unë e konsideroj të pranueshëm edhe respektimin e muzikës së huaj, qoftë kjo dhe e gjigandëve të muzikës botërore. Problemi nis që nga institucionet tona. Është fare e pavlerësuar krijimtaria shqiptare dhe nga institucionet. Ata që drejtojnë që janë edhe muzikantë apo dirigjentë priren drejt atyre që janë të suksesshme të njohura dhe nuk iu intereson siç ndodhte para viteve ’90 të merren me një vepër të re, sepse dihet që ajo ka dhe më shumë punë”.

Në lidhje me konkurin e shpallur nga Ministria e Kulturës për vepra muzikore ën kuadër të Vitit të Skënderbeut, Tili thotë “Është më se bindëse që konkursi muzikor në kuadër të Vitit të Skënderbeut duhet të ishte hapur një vit më parë për veprat. Dihej që 2018 ishte përvjetor, dhe sigurisht që duhej të ishte shpallur më herët konkursi. Është difekt i atyre që e kanë organizuar këtë konkurs. Ministria na paska bërë thirrjen te faqja zyrtare, por zakonisht kur përdoret interneti për të bërë njoftimin në asnjë mënyrë nuk duhet hequr dorë dhe nga ftesa personale. Ka artistë që nuk e shikojnë fare faqen e ministrisë, atëherë çfarë ndodh me konkursin? Por me këtë konkurs që na paska çelur ministria veç disa muaj afat ka pak kohë për krijuesit, vetëm nëse e ka pasur x apo y kompozitor që e ka bërë dhe e ka gati. Por që të fillojnë posaçërisht për Vitin e  Skënderbeut vepra nuk ka kohë për t’u bërë një vepër madhore si opera apo baleti. Kompozitorët zakonisht kanë dhe punime që i kanë të gatshme në arkivin e tyre. Por në këto 26 vjet është kthyer në praktikë që me sa duket Ministrisë së Kulturës nuk i bën përshtypje gadishmëria dhe koha e duhur që nevojitet tek kompozitorët, nënkupton këtë që diku e ka të gatshme veprën të x apo y krijuesi dhe mund të jetë bërë marrëveshja. Ministria e Kulturës nuk inkurajon artistët. Ku do të shkojnë kompozitorët kur ti s’e inkurajon? Edhe ata projekte që bën ministria nuk e mendon si duhet. Ministrja Kumbaro u kujtua një herë në gjashtë vjet mirë që qëlloi Viti i Skënderbeut dhe harroi se kur kërkon vepra madhore duhet koha e duhur”. 

The post Spartak Tili: Konkursi për Vitin e Skëndërbeut një fasadë e Kumbaros appeared first on 55 News.

]]>