vjen Archives - 55 News https://55news.al/tag/vjen/ Sat, 26 Jan 2019 08:53:17 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png vjen Archives - 55 News https://55news.al/tag/vjen/ 32 32 Shembulli na vjen matanë gardhit https://55news.al/politike/shembulli-na-vjen-matane-gardhit/ Sat, 26 Jan 2019 08:53:17 +0000 https://new.55news.al/?p=82037 Nga Fatmir Guda Katër vite me parë grekët e braktisën politikën e “vjetër” (PASOK dhe Demokracia e Re) dhe u qasën pas një force të re politike CIRIZA, e cila lindi nga e majta greke duke shfrytëzuar krizën e besimit që kish kapluar popullin fqinj të dëshpëruar, pasi u serviri atyre garancinë se interesat e […]

The post Shembulli na vjen matanë gardhit appeared first on 55 News.

]]>
Nga Fatmir Guda

Katër vite me parë grekët e braktisën politikën e “vjetër” (PASOK dhe Demokracia e Re) dhe u qasën pas një force të re politike CIRIZA, e cila lindi nga e majta greke duke shfrytëzuar krizën e besimit që kish kapluar popullin fqinj të dëshpëruar, pasi u serviri atyre garancinë se interesat e qytetarëve grekë do prevalonin mbi faturën që BE i kish prerë Greqisë për të paguar. Dhe shumë mirë bënë, se provon njeriu! Por ja ku jemi sot, pas konstatimit që edhe Cipras i braktisi angazhimet para popullit që e votoi, sepse në fakt s’kish zgjidhje tjetër përveçse t’i nënshtrohej të njëjtit plan financiar të BE për daljen nga krriza për të mos thënë edhe me masa akoma më shtrënguese se sa ai që dy partitë tradicionale u kishin premtuar qytetarëve.
Tanimë grekët janë bërë esëll dhe sipas parashikimeve ata i janë rrikthyer mbështetjes për të djathtën, Demokracinë e Re të Miçotaqis.
Ky shëmbull kaq “matanë gardhit” duhet të na bëjë edhe ne shqiptarëve të mos e humbim torruan e të mos bëjmë sikur do shpikim rrotën duke ju nënshtruar propogandës mediatike qeveritare, “se të gjithë janë njëlloj dhe s’ja vlen as të protestosh as të rrëzosh njërin e të ngresh tjetrin”.
Kështu që edhe protestat edhe rrotacioni nuk kanë pse na lodhin sidomos neve që s’kemi përshkuar as kilometrat e para të demokracisë, qysh prej momentit që e kemi pranuar këtë sistem.
Po, po, edhe këtu në Shqipëri duhet t’ja mbërrijë një sahat e më parë dita që politikani t’i trëmbet qytetarit dhe ti rrijë gati-tu atij e jo e kundërta, sepse ta dinte qytetari, shqiptari, se sa frikë ka politikani para tij nuk i trembej e nuk i shitej.
Ndaj ngrihu shqiptar pa menduar dy herë dhe protesto. Protesto dhe rrëzo çdo qeveri të majtë apo të djathtë që të del fjale, sepse kështu dhe vetëm kështu do të mund të ndërtojmë një demokraci të shëndetshmë në atdheun e të parëve dhe fëmijëve tanë….!

The post Shembulli na vjen matanë gardhit appeared first on 55 News.

]]>
Të dielën, në 96-vjetorin e Shërbimit Pyjor, vjen për lexuesit libri që duhet të kemi në bibliotekë https://55news.al/aktualitet/te-shtunen-ne-96-vjetorin-e-sherbimit-pyjor-vjen-per-lexuesit-libri-qe-duhet-te-kemi-ne-biblioteke/ Thu, 24 Jan 2019 13:44:28 +0000 https://new.55news.al/?p=81724 Me datën 27 Janar është dita e Shërbimit Pyjor Shqiptar, më saktë 96 vjetori i këtij shërbimi.| Në këtë ditë të shënuar për shërbimin pyjor, vjen inaugurimi i botimit “Pyjet e vjetër të Ahut në Shqipëri” me autorët Abdulla Diku dhe Lulëzim Shuka. Lajmi jepet nga njëri prej autorëve në rrjetin social FB, Abdulla Diku […]

The post Të dielën, në 96-vjetorin e Shërbimit Pyjor, vjen për lexuesit libri që duhet të kemi në bibliotekë appeared first on 55 News.

]]>
Me datën 27 Janar është dita e Shërbimit Pyjor Shqiptar, më saktë 96 vjetori i këtij shërbimi.|

Në këtë ditë të shënuar për shërbimin pyjor, vjen inaugurimi i botimit “Pyjet e vjetër të Ahut në Shqipëri” me autorët Abdulla Diku dhe Lulëzim Shuka.
Lajmi jepet nga njëri prej autorëve në rrjetin social FB, Abdulla Diku i cili shkruan:
“Botimi “Pyjet e vjetër të Ahut në Shqipëri” me bashkëautor prof. Lulëzim Shuka shpresoj që të vlejë si një kontribut modest në këtë ditë të shënuar.
A kemi më pyje të virgjër Ahu, ku shtrihen dhe sa të tilla kemi?
Si po i menaxhojmë ato?
Cilat janë vlerat e pyjeve të vjetër të Ahut?
Çfarë duhet bërë për ruajtjen e burimeve të fundit gjenetike të pyjeve të ahut?
Këto dhe çështje të tjera trajtohen në këtë botim.
Për të folur për botimin, si dhe për të shkëmbyer mendime për elementët e përfshirë në të, Ju ftojmë me datën 27 Janar 2019 (ditë e Diel) nga ora 10.00-12.00 tek salla ABRET, Hotel Tirana International, Sheshi SKENDERBEJ, Tiranë.Ju mirëpresim!”.

The post Të dielën, në 96-vjetorin e Shërbimit Pyjor, vjen për lexuesit libri që duhet të kemi në bibliotekë appeared first on 55 News.

]]>
VIDEO/ Vjen së shpejti në Shqipëri kukulla Ken njerëzore https://55news.al/show-biz/video-vjen-se-shpejti-ne-shqiperi-kukulla-ken-njerezore/ Mon, 21 Jan 2019 10:14:10 +0000 https://new.55news.al/?p=81092 Rodrigo Alves është një nga personazhet më të njohur në botë. Ai njihet në të gjithë botën si “Kukulla Ken” pasi me anë të më shumë se 60 operacioneve plastike, ka tentuar të duket gjithnjë e më shumë si i dashuri i kukullës Barbie, të quajtur Ken. Dhe së fundmi blogeri Olti Curri ka njoftuar […]

The post VIDEO/ Vjen së shpejti në Shqipëri kukulla Ken njerëzore appeared first on 55 News.

]]>
Rodrigo Alves është një nga personazhet më të njohur në botë.

Ai njihet në të gjithë botën si “Kukulla Ken” pasi me anë të më shumë se 60 operacioneve plastike, ka tentuar të duket gjithnjë e më shumë si i dashuri i kukullës Barbie, të quajtur Ken.

Dhe së fundmi blogeri Olti Curri ka njoftuar se Rodrigo Alves do të vizitojë së shpejti Shqipërinë.

Blogeri ka postuar një video ku djali që i ngjan kukullës Ken shprehet:

“Të gjithë miqve të mi në Shqipëri, faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen. Unë po rimarr veten pas operacionit të fundit, është akoma pak e dhimbshme. Ju uroj gjithë të mirat dhe shumë shpejt do jem në Tiranë”.

The post VIDEO/ Vjen së shpejti në Shqipëri kukulla Ken njerëzore appeared first on 55 News.

]]>
Tomorr Kotarja vjen me vëllimin e dytë me poezi “Stuhi Yjesh” https://55news.al/kulture/tomorr-kotarja-vjen-me-vellimin-e-dyte-me-poezi-stuhi-yjesh/ Fri, 18 Jan 2019 18:25:25 +0000 https://new.55news.al/?p=80693 Poeti Tomorr Kotarja promovoi vëllimin e dytë me poezi “Stuhi yjesh”. Në Pallatin e Kulturës në Kamëz ishin të pranishëm shumë personalitete nga fusha të rëndësishme të jetës politike dhe jo vetëm. Kryebashkiaku Mziu i pranishëm vlerësoi aktivitetin por dhe autorin Tomorr Kotarja për risinë qe solli për lexuarin duke i uruar suksese jo vetëm […]

The post Tomorr Kotarja vjen me vëllimin e dytë me poezi “Stuhi Yjesh” appeared first on 55 News.

]]>
Poeti Tomorr Kotarja promovoi vëllimin e dytë me poezi “Stuhi yjesh”. Në Pallatin e Kulturës në Kamëz ishin të pranishëm shumë personalitete nga fusha të rëndësishme të jetës politike dhe jo vetëm. Kryebashkiaku Mziu i pranishëm vlerësoi aktivitetin por dhe autorin Tomorr Kotarja për risinë qe solli për lexuarin duke i uruar suksese jo vetëm ne krijimtari por dhe ne fusha te tjera. Të pranishëm në këtë promovim ishin edhe autorë, shkrimtarë, deputetë, dhe artdashës të shumtë. Pallati i Kulturës Kamëz, tashmë është kthyer një arenë të aktiviteteve me vlerë të pakrahasueshme promovimesh të veprave artistike. Vlerësimet ishin të shumta për poetin. Në fjalimet e tyre të gjithë kishin një të përbashkët, vargjet e vëllimit Stuhi yjesh, ishin interpretuar në ëndërr, në shpirtin e tyre. Pas vëllimit të parë “Lajme nga Dielli”, kësaj radhe Tomor Kotarja ka zgjedhur të jetë më shumë guximtar.

“Ka të bëjë më shumë me mënyrën sesi e njoh unë dimensionin e jetës. Mënyrën sesi e shoh në të vërtetë dhe ndoshta kjo mund të jetë një element i cili ka vëzhguar disa gjëra të cilat të shprehura përmes poezisë mendoj se mesazhi përcillet më shpejt, me qartë dhe ai muri i shurdhër i politikës në tërësi nuk do ta bënte”, thotë Kotarja. Kontrasti me vëllimin e dytë është shumë i thellë, në disa poezi vjen si fllad dhe në disa të tjera si stuhi. Shpirti i tij poetik ka marrë shkas nga përvoja personale. Interesi i jashtëzakonshëm nuk ka surprizuar vetëm poetin por edhe personalitete të jetës publike. “Do përpiqem të vazhdoj të shkruaj për mënyrën sesi e sheh jetën Tomorr Kotarja”, shprehet poeti. Racionaliteti në poezinë e tij kapërcen dukshëm hendekun e revoltës që vjen nga realiteti i ngjarjeve të kohës.
Shkrimtari Ylli Xhaferi duke e vlerësuar krijimtarinë e Tomor Kotares ne ceremoninë e rastit tha: -“Në librin e ri poetik “Stuhi yjesh” të Tomorr Kotares lexuesi gjen hipotekën e dhimbjeve dhe dashurive, si individ, brez por dhe më gjerë. Oktavio Pazz shkruante: “…Poeti nuk është as orator dhe as predikues.”, por Tomorri duke i paguar sadopak haraç qoftë njërit dhe qoftë tjetrit na dhuroi të gjithëve këtë liber, ku si poet me mirësinë e intuitës, me dëshirën për të bukurën, me ëndërrimin për të ardhmen e ndritur, nuk rrok gjëmën por këngën, nuk shkatërron por ndërton, nuk fyen por fisnikëron, nuk vajton fatin e mbrapshtë të këtij tranzicioni-avaz tragji-komik por rikrijon profilin e bukur të ardhmërisë, nuk përdor fjalorin zemërak e dështak të politikës por përzgjedh gjuhën balsam të fisnikërisë së muzës.
Poeti Tomorr Kotarja është përjetues i vetëdijshëm i gjendjeve që përjeton njeriu shqiptar bashkëkohës, tradicional, historik dhe i së ardhmes, gjendje që priren nga thellësia e dilemave, tragjizmi i së shkuarës totalitare, qëndresa epokale malësore, bukuria e natyrës, mençuria e njerëzve të thjeshtë, shndërrimi biblik i tyre nëpër metropolet e Evropës dhe Amerikës ku gjejnë vetveten si qytetarë të dorës së parë. Tomorri është një shpirt i ndjeshëm, një shpirt i lirë, që e përjeton kohën shumëfish i gjallë. Uni i tij poetik strehohet tek të tjerët për të qenë komod me vetveten. Shqetësimi i dy kohëve nëpër të cilat ka jetuar intensivisht si qytetar, intelektual dhe luftëtar i fjalës dhe mendimit të lirë është shqetësimi i tij i përhershëm, madje që dhe i ka hije. Tomorri bëhet gjithmonë me ato që vuajnë, kështu që lufton humbjen, shpalos Njeriun, humanizmin e tij të lartë.
Poezia e tij është e vërtetë, e sinqertë, e ndershme, e thjeshtë. Ai trajton temat universal, shpirtin e lirë, madhështinë e vendlindjes së atit, gjyshin, fisin,  kulla mbetet lavdia e gjyshit: (…Gjyshi im i mirë rrokur me lirinë \ Në Kalis ku lind dielli dhe hëna / Mbi Kalis ku Zoti ka shtëpinë…), ku kullosin kujtimet e panumërta të fëmijërisë, dashuritë, trimëritë, gjëmat, hiret e dasmave dhe tragjizmi i mortit. Poeti është në kërkim të përhershëm, ndjek dhe paraprinë kohën e tij. Krijimtaria poetike e Tomorr Kotares është dëshmi e gjallë e pasqyrimit natyral të shpirtit të odës së burrave të krahinës inkandeshente të Lumës, vendlindjes së tij, simetrisë dhe bukurisë së Kalisit, ai ka mbledhur në vargje nektarin e shpirtrave të tyre, madje edhe më gjerë akoma: (….Mos më thuaj paske harruar / Bjeshkën e Lumës, të Sorokolit / Fyellin e Korabit në pranverë / Besën e nderin e malësorit…). Tomorri si poet nuk mundohet për të shpjeguar gjithçka me ndihmën e poezisë, por gjithçka e vesh me poezi, me dashuri, e lan me diell dhe e spërkat me vesën e shpirtit të tij të ndjeshëm. E folura alegorike elitare e kalisjanëve, ( llafi nën mtaf ) shprehshmëria e tyre e figurshme, mençuria natyrale e njerëzve, fjalori i pasur i shqipes së vjetër që atyre anëve ruhet me fanatizëm, peizazhi i mrekullueshëm bekuar nga Zoti vetë: Korabi, Veleshica. Drini i Zi. Lura, siç shprehet Tomorri : (“…Kalisi varur në shpat të malit \ Si një degë lisi \ Si një krah pëllumbi \ Sy më sy Kalisi…”) Tomorri plot krenari nuk mungon të poetizojë sintezën e historisë së lavdishme të krahinës së tij ku figura luftëtarësh kundër pushtimit turk si Mahmut Daci kishin bërë epokë: “…koka në Turki / trupi në Kalis…”, që kishte qenë himni i luajtur me sharki e çifteli nga fëmijëria e hershme, lufta me shkjaun (serbin) ku në Kep të Lashit ishin masakruar 90 kalisjanë, etj. Të gjitha këto kanë hyrë natyrshëm në shqetësimin e poetit. Me anë të poezisë së tij, Tomorri ka nisur nëpër njohje të reja lavdinë e krahinës së tij, emrin e vet, lulet e shpirtit të tij të ndjeshëm. Patsh botime të reja, miku im, Tomorr!”.

The post Tomorr Kotarja vjen me vëllimin e dytë me poezi “Stuhi Yjesh” appeared first on 55 News.

]]>
Gani Mehmetajt vjen me romanin “Kalorësit e Dardanisë” https://55news.al/aktualitet/gani-mehmetajt-vjen-me-romanin-kaloresit-e-dardanise/ Fri, 04 Jan 2019 16:54:52 +0000 https://new.55news.al/?p=77870 Doli nga shtypi romani më i ri i Gani Mehmetajt, “Kalorësitë e Dardanisë”. Libri ka 255 faqe me kopertina të forta.  Për romanin “Kalorësit e Dardanisë”: “Gani Mehmetaj, nё shkrimtarinё e tij, ёshtё qëllimor, porositës, praktik, tematik dhe veprues, por edhe kreativ e meditativ. Këtë e dëshmon edhe në romanin që lexuesit e kanë në […]

The post Gani Mehmetajt vjen me romanin “Kalorësit e Dardanisë” appeared first on 55 News.

]]>
Doli nga shtypi romani më i ri i Gani Mehmetajt, “Kalorësitë e Dardanisë”. Libri ka 255 faqe me kopertina të forta. 

Për romanin “Kalorësit e Dardanisë”:
“Gani Mehmetaj, nё shkrimtarinё e tij, ёshtё qëllimor, porositës, praktik, tematik dhe veprues, por edhe kreativ e meditativ. Këtë e dëshmon edhe në romanin që lexuesit e kanë në duar. Vetëm dy vjetët e fundit publikut, ky krijues i është paraqitur me katër romane: “Ëndrra e Madhe, “Zhvarrimi”, “Boritë e apokalipsit” dhe tani me “Kalorësit e Dardanisë”. E kam përcjellë për së afërmi veprën e Mehmetajt dhe vërej se në të gjitha tekstet e tij është prezent një projeksion të cilin e quaj “ripërtëritja kombëtare” jo vetëm si temё letrare, a si ideologji, a si strategji, a si lajtmotiv i tij, por edhe si kasneci, ose zëri i shkretëtirës, që paralajmëron “moçalishtet” antishqiptare në një kontekst të letёrsisё shqiptare që ka nisur nga rilindësit, sikurse Jeronim de Rada, Naim Frashëri, Gjerasim Qiriazi e më vonë Gjergj Fishta, Faik Konica e Mitrush Kuteli, shkruan Dr Femi Cakollim, studiues i letërsisë.

“Simbolika e qëndresës dhe “fajet” e mosnënshtrimit”, mban titullin shkrimi i Muhamet Reçicës, botuar në “Koha ditore”.
Romani më i fundit i Gani Mehmetajt, “Kalorësit e Dardanisë”, trajton tablo të gjera jetësore dhe një sfond të një realiteti nga e kaluara jonë historike, duke e përzgjedhur një temë të rëndësishme në gjithë ato përpjekje për mbijetesë etnike, gjeografike dhe identitare të paraardhësve tanë.
Nga shtëpia botuese “Titanic”.

The post Gani Mehmetajt vjen me romanin “Kalorësit e Dardanisë” appeared first on 55 News.

]]>
Krishtlindja vjen me dyfishim page – Kompania e njohur paguan “gabimisht” punonjësit https://55news.al/aktualitet/krishtlindja-vjen-me-dyfishim-page-kompania-e-njohur-paguan-gabimisht-punonjesit/ Mon, 24 Dec 2018 13:12:15 +0000 https://new.55news.al/?p=76112 Kompania sigurimit AXA në Zvicër ka paguar 4,300 punonjës gabimisht duke iu dyfishuar pagat e tyre normale të dhjetorit. Gjithçka ndodhi në një surprizë të Krishtlindjes, duke lumturuar kështu punonjësit, lumturi e cila u rrëzua shpejt kur ata mësuan se nuk do t’u lejohej ti mbanin paratë shtesë. Gabimi, i raportuar në të përditshmen zvicerane […]

The post Krishtlindja vjen me dyfishim page – Kompania e njohur paguan “gabimisht” punonjësit appeared first on 55 News.

]]>
Kompania sigurimit AXA në Zvicër ka paguar 4,300 punonjës gabimisht duke iu dyfishuar pagat e tyre normale të dhjetorit.

Gjithçka ndodhi në një surprizë të Krishtlindjes, duke lumturuar kështu punonjësit, lumturi e cila u rrëzua shpejt kur ata mësuan se nuk do t’u lejohej ti mbanin paratë shtesë.

Gabimi, i raportuar në të përditshmen zvicerane Tages-Anzeiger dhe konfirmuar nga vetë kompania rezultoi nga një gabim që ndodhi midis AXA dhe bankës. Punonjësit mund t’i kthejnë paratë ose t’i marrin ato si një paradhënie për pagesat e janarit.

AXA nuk ka thënë menjëherë se sa para u paguan gabimisht, por bazuar në pagën mesatare zvicerane prej rreth 85,000 frangash zvicerane në vit, gabimi mund të ketë arritur në mbi 30 milionë franga zvicerane (30 milionë dollarë) në pagesa të tepërta.

“Ka gjëra më të këqija” – tha një zëdhënës i AXA për Tages-Anzeiger. “Kryesorja është se të gjithë punonjësit morën pagën e tyre të dhjetorit para Krishtlindjeve.”

The post Krishtlindja vjen me dyfishim page – Kompania e njohur paguan “gabimisht” punonjësit appeared first on 55 News.

]]>
Kthimi i ligjit të Buxhetit nga Meta, vjen reagim i parë nga PD https://55news.al/politike/kthimi-i-ligjit-te-buxhetit-nga-meta-vjen-reagim-i-pare-nga-pd/ Thu, 13 Dec 2018 15:07:59 +0000 https://new.55news.al/?p=73879 Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me kthimin e ligjit të Buxhetit në Kuvend nga Presidenti Ilir Meta. Në një postim në Facebook, Sheshu shkruan se: Megjithese te ardhurat ne buxhet keto vite jane shtuar nga rritja e taksave, investimet fizikisht jane disa here me pak e sektoret sociale ne skamje […]

The post Kthimi i ligjit të Buxhetit nga Meta, vjen reagim i parë nga PD appeared first on 55 News.

]]>
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me kthimin e ligjit të Buxhetit në Kuvend nga Presidenti Ilir Meta.

Në një postim në Facebook, Sheshu shkruan se: Megjithese te ardhurat ne buxhet keto vite jane shtuar nga rritja e taksave, investimet fizikisht jane disa here me pak e sektoret sociale ne skamje te plote, duke u krijuar keshtu nje “grope” gjigande e zeze dhe e frikeshme.

POSTIMI I PLOTË

Kthimi ne Kuvend nga Presidenti i ketij buxheti te varferise, abuzivizmit e stanjacionit, nje akt racional, qe duhet shfrytezuar pozitivisht.

Ne kete buxhet aresimi eshte ne nivelet e varferise ekstreme e kerkohet te mbushen “vrimat” e tij me pagesat direkte nga studentet; diskriminuese e antikushtetuese kjo.

Me 2013 Rilindja erdhi ne pushtet me genjeshtren “shendetesi falas”, sot mbasi shkaterroi shendetesine, arriti ta beje jo vetem ate por edhe aresimin te dominuar nga pagesat direkte.

Buxheti i aresimit ne shifrat 2,8% te GDP nuk takohet kerkund ne Europe.

Buxheti nga shteti i shendetesise eshte reth 2,2% e GDP, nivel Afrikano Qendror ky.

Shpenzimet e tjera per shendetesine jane nga qytetaret, me 0,6% prej kontributeve direkte e me mbi 50 % te shpenzimeve nga pagesat direkte, thellesisht anti sociale.

Megjithese te ardhurat ne buxhet keto vite jane shtuar nga rritja e taksave, investimet fizikisht jane disa here me pak e sektoret sociale ne skamje te plote, duke u krijuar keshtu nje “grope” gjigande e zeze dhe e frikeshme.

Pikerisht per kete “grope” e bllokimin e zhvillimit te vendit, duhet te bjere ky buxhet per t’i hapur rruge ndryshimeve; kete po e kerkojne studentet e te gjithe qytetaret sot.

The post Kthimi i ligjit të Buxhetit nga Meta, vjen reagim i parë nga PD appeared first on 55 News.

]]>
Pas “ftesës” së Ramës, vjen menjëherë përgjigjia e studentëve: Nuk ka negociata https://55news.al/politike/pas-fteses-se-rames-vjen-menjehere-pergjigjia-e-studenteve-nuk-ka-negociata/ Sun, 09 Dec 2018 15:05:06 +0000 https://new.55news.al/?p=72924 Studentët i janë përgjigjur menjëherë ftesës së Edi Ramës për një bashkëbisedim me studentët. Ata janë shprehur se nuk ka negociata me asnjë prej qeverisë, as Edi Ramën e asnjë tjetër.‘Studentët nuk pranojnë. Jo negociata. Të plotësojë kërkesat. Ne jemi këtu në shesh të gjithë bashkë, nuk ka përfaqësi. Nuk ka negociata’, janë shprehur studentët […]

The post Pas “ftesës” së Ramës, vjen menjëherë përgjigjia e studentëve: Nuk ka negociata appeared first on 55 News.

]]>
Studentët i janë përgjigjur menjëherë ftesës së Edi Ramës për një bashkëbisedim me studentët.

Ata janë shprehur se nuk ka negociata me asnjë prej qeverisë, as Edi Ramën e asnjë tjetër.
‘Studentët nuk pranojnë. Jo negociata.

Të plotësojë kërkesat. Ne jemi këtu në shesh të gjithë bashkë, nuk ka përfaqësi.

Nuk ka negociata’, janë shprehur studentët të gjithë së bashku.

The post Pas “ftesës” së Ramës, vjen menjëherë përgjigjia e studentëve: Nuk ka negociata appeared first on 55 News.

]]>
Pas akuzave për abuzim seksual vjen falimentimi për kryepeshkopatën https://55news.al/aktualitet/pas-akuzave-per-abuzim-seksual-vjen-falimentimi-per-kryepeshkopaten/ Fri, 30 Nov 2018 16:59:47 +0000 https://new.55news.al/?p=71134 Kryepeshkopata katolike e Santa Fe-së në shtetin jugperëndimor të SHBA-së Nju Meksiko, ka nisur procedurat e falimentimit pas një numri të madh akuzash për abuzim seksual. Në një deklaratë të enjten, kryepeshkopi i Santa Fe-së John Wester tha se shqetësimi kryesor i kishës janë viktimat e abuzimit seksual. Ai tha se do të bëhet gjithçka […]

The post Pas akuzave për abuzim seksual vjen falimentimi për kryepeshkopatën appeared first on 55 News.

]]>
Kryepeshkopata katolike e Santa Fe-së në shtetin jugperëndimor të SHBA-së Nju Meksiko, ka nisur procedurat e falimentimit pas një numri të madh akuzash për abuzim seksual.

Në një deklaratë të enjten, kryepeshkopi i Santa Fe-së John Wester tha se shqetësimi kryesor i kishës janë viktimat e abuzimit seksual. Ai tha se do të bëhet gjithçka e mundur për të siguruar kompensimin e drejtë të tyre.

Sipas kryepeshkopit nisja e procedura të falimentimit do të “sigurojë transparencë të plotë financiare në lidhje me operacionet dhe pronat e kryepeshkopatës”.

Njoftimi i tij vjen një ditë pasi zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Nju Meksikos zhvilloi kontrolle për dokumente që lidhen me dy priftërinj të akuzuar me fakte të besueshme për abuzim seksual me fëmijët.

Kryepeshkopata e Nju Meksikos është përballur me padi të shumta dhe ka paguar ndërkohë miliona dollarë në formë kompensimi ndaj viktimave, tha John Wester.

Kryepeshkopata është një prej rreth 20 dioqezave në Shtetet e Bashkuara që kanë nisur procedurat e falimentimit në lidhje me skandale abuzimi.

Në mbarë botën kisha katolike është tronditur për shkak të zbulimit të skandaleve të shumta të abuzimit seksual të kryera nga priftërinj, klerikë të tjerë, anëtarë të stafit dhe vullnetarë.

The post Pas akuzave për abuzim seksual vjen falimentimi për kryepeshkopatën appeared first on 55 News.

]]>
Vajza fierake vjen me punimin e rrallë, 36 mijë gozhdë për flamurin https://55news.al/aktualitet/vajza-fierake-vjen-me-punimin-e-rralle-36-mije-gozhde-per-flamurin/ Thu, 29 Nov 2018 16:55:21 +0000 https://new.55news.al/?p=70874 Lediana Sula, eshte 22 vjecarja fierake e cila ka kryer kete punim fantastik te flamurit tone kombetar duke bashkuar plot 36.000 gozhde. Permasat e ketij punimi jane 70x50cm dhe artistes i jane dashur plot 3 muaj per ta realizuar. “Punimi më me dashuri që kam punuar ndonjëherë, pasi i dedikohet pikërisht flamurit më të bukur […]

The post Vajza fierake vjen me punimin e rrallë, 36 mijë gozhdë për flamurin appeared first on 55 News.

]]>
Lediana Sula, eshte 22 vjecarja fierake e cila ka kryer kete punim fantastik te flamurit tone kombetar duke bashkuar plot 36.000 gozhde. Permasat e ketij punimi jane 70x50cm dhe artistes i jane dashur plot 3 muaj per ta realizuar.

“Punimi më me dashuri që kam punuar ndonjëherë, pasi i dedikohet pikërisht flamurit më të bukur në botë”, thotë Lediana ne faqen e saj ne facebook. Pasi e kemi pyetur nese ky punim eshte ne shitje, artistja ka thene, “pse jo”, keshtuqe nese jeni te interesuar, mund ta pyesni ne faqen e saj ne facebook me emrin “Lediana Sula”. Nuk na ngelet gje tjeter vecse ti urojme shume suksese kesaj artisteje kaq te talentuar. Ju lutemi shperndajeni ta shohin dhe miqte tuaj. Fierisot.com

shqiponja.jpg

 

The post Vajza fierake vjen me punimin e rrallë, 36 mijë gozhdë për flamurin appeared first on 55 News.

]]>