zbulohen Archives - 55 News https://55news.al/tag/zbulohen/ Sun, 17 Feb 2019 21:19:19 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png zbulohen Archives - 55 News https://55news.al/tag/zbulohen/ 32 32 Atentati në Vlorë, zbulohen se kush janë viktimat https://55news.al/aktualitet/atentati-ne-vlore-zbulohen-se-kush-jane-viktimat/ Sun, 17 Feb 2019 21:19:19 +0000 https://new.55news.al/?p=86122 Qyteti I Vlorës u trondit ditën e sotme nga një atentat mafioz, nga I cili humbën jetën dy persona dhe u plagos rëndë një tjetër. Objektivi I atentatit në zonën e “Ujit të Ftohtë” ishte Armando Sulejmani, I njohur edhe si “Çipuri”, person me precedentë të mëparshëm penalë dhe I dënuar për vrasje. Sulejmani, anëtar […]

The post Atentati në Vlorë, zbulohen se kush janë viktimat appeared first on 55 News.

]]>
Qyteti I Vlorës u trondit ditën e sotme nga një atentat mafioz, nga I cili humbën jetën dy persona dhe u plagos rëndë një tjetër.

Objektivi I atentatit në zonën e “Ujit të Ftohtë” ishte Armando Sulejmani, I njohur edhe si “Çipuri”, person me precedentë të mëparshëm penalë dhe I dënuar për vrasje. Sulejmani, anëtar I bandës së Gaxhait, I ka shpëtuar një tjetër atentati në vitin 2016.

Ndërsa viktima mbetën Orest Rexho dhe Arjan Hasani, mik dhe kunat I Sulejamanit.
Më poshtë imazhet e dy viktimave.

The post Atentati në Vlorë, zbulohen se kush janë viktimat appeared first on 55 News.

]]>
Zbulohen arinjtë e ujit një kilometër nën akull https://55news.al/aktualitet/zbulohen-arinjte-e-ujit-nje-kilometer-nen-akull/ Sun, 20 Jan 2019 17:13:13 +0000 https://new.55news.al/?p=81000 Shkencëtarët në Antarktik kanë gjetur skelete të kafshëve të vogla në një liqen misterioz të varrosur 1 kilometër nën akull. Mercer është një liqen aktiv hidraulik që shtrihet më shumë se 1,000 metra poshtë Whillans Ice Plain, një seksion i lëvizshëm i pllakës së akullit të Antarktikut Perëndimor. Hulumtuesit arritën në liqen për herë të […]

The post Zbulohen arinjtë e ujit një kilometër nën akull appeared first on 55 News.

]]>
Shkencëtarët në Antarktik kanë gjetur skelete të kafshëve të vogla në një liqen misterioz të varrosur 1 kilometër nën akull.

Mercer është një liqen aktiv hidraulik që shtrihet më shumë se 1,000 metra poshtë Whillans Ice Plain, një seksion i lëvizshëm i pllakës së akullit të Antarktikut Perëndimor.

Hulumtuesit arritën në liqen për herë të parë në fillim të këtij viti dhe tani kanë zbuluar shenja të jetës, transmeton KosovaPress.

Sipas revistës Nature, studiuesit gjetën eshtrat e krustaceve dhe një tardigradë, ose “ari i ujit” në thellësitë e akullta. Ata madje thonë se jeta ende mund të ekzistojë atje.

Liqeni Mercer mbulon 160 kilometra katrorë, dyfishi i madhësisë së Manhatanit. Me gjithë temperaturat që kanë gjasa të qëndrojnë nën 0°C, liqeni nuk ngrihet, për shkak të presionit intensiv nga akulli.

Zbulimi i kafshëve ishte “plotësisht i papritur”, tha për Nature, David Harwood, një mikro-paleontolog në Universitetin e Nebraskës-Lincoln, i cili është pjesë e ekspeditës SALSA.

Ekipi është i pasigurt se si krijesat kanë ardhur atje, por një teori është se ato banonin pellgje dhe përrenj në Malet Transantarktik 50 kilometra larg gjatë periudhave të shkurtra të ngrohta që ndodhën në 10,000 vjetët e fundit apo 120,000 vjet më parë dhe disi kaluan në liqenin Mercer. Kur klima u ftoh, kafshët u mbërthyen në një varr të akullt.

Ekipi tani ka në plan të marrë ADN-në nga skeletet për të parë nëse kafshët janë specie të ujërave të njelmëta apo të ëmbla.

Gjithashtu mund të zbulojnë se si ato mbijetuan në mjedisin nënujor kur ai u mbulua nga akulli.

Tardigradët, të njohur gjithashtu si arinjtë e ujit, thuhet të jenë kafshët më të pa shkatërruara në botë.

Këto krijesa të vogla janë në shumë forma – ka më shumë se 900 lloje – dhe ato gjenden kudo në botë, nga malet më të larta deri në oqeanet më të thella. Kanë tetë këmbë (katër palë) dhe secila këmbë ka katër deri tetë kthetra që i ngjajnë kthetrave të një ariu.

Edhe nëse ngrihen, thahen apo ekspozohen ndaj rrezatimit, ato janë aq elastike sa do të jenë ende gjallë 200 vjet më vonë.

Arinjtë e ujit mund të jetojnë në temperatura të ulëta deri në -457 gradë, në nxehtësi deri në 357 gradë dhe 5,700 shkallë të rrezatimit, kur 10-20 shkallë do të vrasin njerëzit dhe shumicën e kafshëve të tjera.

Tardigradët kanë jetuar rreth 530 milionë vjet më parë dhe mbijetuan zhdukjen e dinozaurëve. Ato mund të jetojnë edhe për një dekadë pa ujë dhe madje mbijetojnë në hapësirë, shkruan Daily Mail.

Ndërsa, krustacet janë një grup i kafshëve jo vertebrore të përbërë nga rreth 45.000 lloje të shpërndara në mbarë botën. Ata janë artropodë ujorë ose amfibë me predhë të fortë, trup të segmentuar dhe shtojca të bashkuara si gaforre, karavidhe, karkaleca.

The post Zbulohen arinjtë e ujit një kilometër nën akull appeared first on 55 News.

]]>
Thellohet skandali i kompanisë “DH Albania”, zbulohen detaje të reja https://55news.al/politike/thellohet-skandali-i-kompanise-dh-albania-zbulohen-detaje-te-reja/ Sun, 16 Dec 2018 14:34:22 +0000 https://new.55news.al/?p=74434 Skema e mashtrimit që ka përdorur kompania “DH Albania”, e cila fitoi dy tendera me vlerë 30 milionë euro me dokumente të falsifikuara arrin në përmasa shqetësuese. Mashtrimi duket se ka nisur me manipulimin e dokumentacionit në shtetin Delawer në SHBA. Vizion Plus ka siguruar një letërkëmbim me e-mail mes Operatorit të Sistemit të Transmetimit […]

The post Thellohet skandali i kompanisë “DH Albania”, zbulohen detaje të reja appeared first on 55 News.

]]>
Skema e mashtrimit që ka përdorur kompania “DH Albania”, e cila fitoi dy tendera me vlerë 30 milionë euro me dokumente të falsifikuara arrin në përmasa shqetësuese.

Mashtrimi duket se ka nisur me manipulimin e dokumentacionit në shtetin Delawer në SHBA. Vizion Plus ka siguruar një letërkëmbim me e-mail mes Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe disa prej autoriteteve amerikane në Delawer.

Në këtë korrespondencë, rezulton se noteri qe ka legalizuar dokumentacionin e firmës ne Delawer, Clay Robertson nuk rezulton të jetë pjesë e dhomës së noterisë në shtetin amerikan.

OST: “OST ka hapur një tender ku ka marrë pjesë një kompani e regjistruar në Delawer me emrin Dunwell Haberman. Kjo kompani ka dorëzuar dokumentacionin, të cilin e keni të bashkangjitur dhe rezulton se ato janë noterizuar nga noteri z. Clay Roberson, i akredituar ne zyrën publike të noterëve në shtetin Delawer. Ju lutem në duam të verifikojmë nëse këto dokumente janë vërtet të noterizuar prej tij?”

Por përfaqësuesja e dhomës së noterëve në shtetin Delawer, Jamie VAnHorn ka kthyer këtë përgjigje;

Pas një kërkimi në regjistrat e dhomës publikë të noterisë në shtetin Delawer, rezulton se nuk ka një zyrë në emrin e Clay Robertson.

Mashtrimi vijon më tej edhe me certifikatën ISO, që kompania ka marrë nga shteti amerikan. Edhe ajo rezulton të jetë e falsifikuar. Në kërkesën për informacion drejtuar zyrës përkatëse që lëshon këtë dokument në Delawer, zv. Presidentja e këtij institucioni Lori Gillespie konfirmon se certifikata është lëshuar pa autorizimin e tyre.

Kemi parë certifikatat dhe mund t’ju konfirmojmë që ato nuk janë të vërteta dhe se simbolet tona të vendosura në dokumente janë bërë pa autorizimin tonë.

Dy dosjet e dy tenderave për këtë skemë mashtrimi janë në prokurori e cila ka nisur hetimet, por paralelisht mësohet se edhe autoritetet në Delawer po hetojnë për këtë skandal. Kompania “DH Albania” fitoi dy tendera me vlerë 30 milionë euro, një muaj pas krijimi të saj me dokumente të falsifikuar. Një tender u fitua në OST për ndërtimin e linjës 220 kv Burrel Peshkopi, ndërsa tenderi tjetër ishte ai i për ndërtimin e lotit të parë të unazës së Tiranës. Një sërë personash që janë marrë me përgatitjen e dokumentacionit të dy tenderave janë punonjës të kompanisë Gener 2, në pronësi të biznesmenit Bashkim Ulaj, ç’ka ngre dyshimet të forta se pas këtij mashtrimi qëndron vetë zoti Ulaj.

The post Thellohet skandali i kompanisë “DH Albania”, zbulohen detaje të reja appeared first on 55 News.

]]>
Zbulohen specifikat dhe çmimi i Citroen C5 Aircrossit të ri https://55news.al/aktualitet/zbulohen-specifikat-dhe-cmimi-i-citroen-c5-aircrossit-te-ri/ Tue, 06 Nov 2018 09:16:42 +0000 https://new.55news.al/?p=64710 Janë zbuluar çmimi dhe specifikat e SUV-it më të ri të Citroenit, C5 Aircross të ri. SUV-i i markës franceze ka një çmim fillestar prej 26,500 euro e mund të porositet nga 3 dhjetori i këtij viti, ndërsa porositë e para të tij do të dorëzohen me 4 shkurt 2019. C5 Aircross do të ofrohet […]

The post Zbulohen specifikat dhe çmimi i Citroen C5 Aircrossit të ri appeared first on 55 News.

]]>
Janë zbuluar çmimi dhe specifikat e SUV-it më të ri të Citroenit, C5 Aircross të ri.

SUV-i i markës franceze ka një çmim fillestar prej 26,500 euro e mund të porositet nga 3 dhjetori i këtij viti, ndërsa porositë e para të tij do të dorëzohen me 4 shkurt 2019.

C5 Aircross do të ofrohet në tre opsione, Feel, Flair e Flair Plus. Të tre kanë një ekran tetë inçësh me prekje ku përfshihet sistemi i navigacionit TomTom, Apple CarPlay, Android Auto e kamera nga pas, si dhe kanë mbushës wireless për smartfonë, transmeton koha.net.

Citroen ofron tre ngjyra të interierit për C5 Aircross, modeli bazë ‘Feel’ ofrohet në ngjyrë gri e shitet për 26,500 euro, modeli ‘Flair Plus’ për 29 mijë euro e ai ‘Flair Plus’ rreth 3 mijë euro më shumë.

Deri tani 2 motorë me benzinë e 2 me naftë janë konfirmuar për C5 Aircross. Motori me benzinë është 130 me tre cilindra PureTech që prodhon 128 kuajfuqi si dhe i njëjti por që prodhon 180 kuajfuqi.

Ndërsa ata me naftë janë: BlueHDi 130 që prodhon 128 kuajfuqi si dhe Blue HDi 180 me 178 kuajfuqi.

Në 2020-ën, do t’i shtohet edhe modeli hibrid, që do të ketë një motor me benzinë në bashkëpunim me 2 të tjerë elektrik që së bashku prodhojnë 300 kuajfuqi.

The post Zbulohen specifikat dhe çmimi i Citroen C5 Aircrossit të ri appeared first on 55 News.

]]>
Zbulohen disa detaje të reja të Samsung Galaxy S10 https://55news.al/aktualitet/zbulohen-disa-detaje-te-reja-te-samsung-galaxy-s10/ Tue, 23 Oct 2018 08:02:20 +0000 https://new.55news.al/?p=60301 Drejtuesit kryesorë të kompanisë Samsung janë takuar kohët e fundit në Kinë për të diskutuar telefonin e ri që do të nxjerrin për përvjetorin e 10-të të Galaxy, S10. Informacionet e dala deri tani tregojnë se Samsung do të përdorë një teknologji të re për njohjen e shenjave të gishtave. Tani do të mjaftojë që […]

The post Zbulohen disa detaje të reja të Samsung Galaxy S10 appeared first on 55 News.

]]>
Drejtuesit kryesorë të kompanisë Samsung janë takuar kohët e fundit në Kinë për të diskutuar telefonin e ri që do të nxjerrin për përvjetorin e 10-të të Galaxy, S10.

Informacionet e dala deri tani tregojnë se Samsung do të përdorë një teknologji të re për njohjen e shenjave të gishtave. Tani do të mjaftojë që të vendoset gishti kudo nëpër ekran, dhe telefoni do ta njohë për ta zhbllokuar.

Po ashtu, sensorët që ndodheshin në pjesën e sipërme, do të mbulohen nga ekrani. E gjithë pjesa ballore do të jetë ekran. Sensorët dhe altoparlanti prej ku do të dëgjoni telefonatat, do të jenë po aty, të mbuluar me ekran. Teknologjia e fundit mundëson që sensorët të shohin që përtej ekranit, por përdoruesi nuk i sheh.

Një ndryshim i veçantë që pritet të ndodhë, është versioni “Edge”. Ekranet e S10 nuk do të jenë më të kthyer në anë, por do të jenë plotësisht të sheshtë.

Këto janë vetëm disa detaje, pasi Samsung është i vendosur që për 10-vjetorin të ofrojë diçka plotësisht të re, për të festuar jubileun.

The post Zbulohen disa detaje të reja të Samsung Galaxy S10 appeared first on 55 News.

]]>
Në një shtëpi funerali në Detroit zbulohen kufomat e 63 fëmijëve, në kuti dhe frigorifer https://55news.al/globi/ne-nje-shtepi-funerali-ne-detroit-zbulohen-kufomat-e-63-femijeve-ne-kuti-dhe-frigorifer/ Mon, 22 Oct 2018 08:35:55 +0000 https://new.55news.al/?p=60004 Detroit, 22 tetor – Në Detroit të shtetit federal Michigan të SHBA-ve u gjetën mbetjet e trupave të 63 fëmijëve. Kryeshefi i policisë në Detroit, James Craig deklaroi se pjesëtarët e forcave të sigurisë në bazë të një lajmërimi bastisën shtëpinë e funeralit “Perry” ku gjetën mbetje të trupave të fëmijëve. Prej tyre 36 u […]

The post Në një shtëpi funerali në Detroit zbulohen kufomat e 63 fëmijëve, në kuti dhe frigorifer appeared first on 55 News.

]]>
Detroit, 22 tetor – Në Detroit të shtetit federal Michigan të SHBA-ve u gjetën mbetjet e trupave të 63 fëmijëve.

Kryeshefi i policisë në Detroit, James Craig deklaroi se pjesëtarët e forcave të sigurisë në bazë të një lajmërimi bastisën shtëpinë e funeralit “Perry” ku gjetën mbetje të trupave të fëmijëve. Prej tyre 36 u gjetën në kuti dhe 27 në frigorifer.

Kompania funerale është mbyllur pas operacionit.

Pjesëtarët e policisë në bazë të një letre anonime të dërguar javën e kaluar kanë gjetur mbetjet e trupave të 11 fëmijëve në hapësirat e shtëpisë së dikurshme funerale “Cantrell”. Pas gjetjes kanë nisur hetimet.

Drejtoria rajonale për licencim dhe rregullim të biznesit, më parë pati njoftuar se shtëpia mortore “Cantrell” është mbyllur për shkelje të një sërë rregullash.

The post Në një shtëpi funerali në Detroit zbulohen kufomat e 63 fëmijëve, në kuti dhe frigorifer appeared first on 55 News.

]]>
Video/Zbulohen 58 anije të mbytura në detin Egje, me mbi 300 ‘thesare’ https://55news.al/aktualitet/video-zbulohen-58-anije-te-mbytura-ne-detin-egje-me-mbi-300-thesare/ Sun, 14 Oct 2018 10:41:24 +0000 https://new.55news.al/?p=57689 Pothuajse 60 varkë që datojnë nga Greqia e lashtë deri në shekullin e 20 janë gjetur në detin Egje. Mendohet të jetë zbulimi më i madh i këtij lloji në Mesdhe, që zhytësit kanë gjetur gjatë kryerjes së një studimi nënujor nga arkipelagu i vogël ishullor i Fournoit. Mbetjet e 58 anijeve janë të ngarkuara […]

The post Video/Zbulohen 58 anije të mbytura në detin Egje, me mbi 300 ‘thesare’ appeared first on 55 News.

]]>
Pothuajse 60 varkë që datojnë nga Greqia e lashtë deri në shekullin e 20 janë gjetur në detin Egje.

Mendohet të jetë zbulimi më i madh i këtij lloji në Mesdhe, që zhytësit kanë gjetur gjatë kryerjes së një studimi nënujor nga arkipelagu i vogël ishullor i Fournoit.

Mbetjet e 58 anijeve janë të ngarkuara me thesare dhe antikitete, shumica që kanë të bëjnë me epokën greke, romake dhe bizantine.

“Ishte thjesht e pabesueshme. Ne e dinim se kishim penguar diçka që do të ndryshonte librat e historisë. Unë do ta quaja atë, ndoshta, një nga zbulimet më të mira arkeologjike të shekullit, “, – tha arkeologu dhe bashkëdrejtuesi nënujor i projektit të studimit Fournoi, Dr Peter Campbell.

Mbi 300 objekte, shumica prej tyre amfora (shumësi i amforit) – kana të lashta greke ose romake – janë gjetur nga anijet e mbytura.

Mendohet se gjetja do t’u japë historianëve një pasqyrë të rrallë në rrugët e tregtisë së lashtë dhe tregtinë në rajon.

“Amfora është një enë që përdoret kryesisht për transportimin e lëngjeve dhe gjysmë-lëngjeve në antikitet, kështu që mallrat që do të transportonin ishin kryesisht verë, vaj, salcë peshku, ndoshta mjaltë”, tha bashkëdrejtori i projektit Fournoi George George Koutsouflakis.

Ai shtoi se moti i keq ishte arsyeja më e mundshme që aq shumë anije u mbytën në të njëjtën zonë.

“Ka pasazhe të ngushta midis ishujve, shumë gjire, dhe erërat që zbresin nga malet, krijohen stuhi të papritura,” tha ai. “Nëse ka një ndryshim të menjëhershëm në drejtimin e erës, dhe nëse kapiteni ishte nga një zonë tjetër dhe nuk ishte i njohur me veçoritë e klimës lokale, ai mund të përfundojë me lehtësi duke humbur kontrollin e anijes dhe duke rënë mbi shkëmbinjtë”.

The post Video/Zbulohen 58 anije të mbytura në detin Egje, me mbi 300 ‘thesare’ appeared first on 55 News.

]]>
Zbulohen qytetet më “pijanece” të Shqipërisë https://55news.al/aktualitet/zbulohen-qytetet-me-pijanece-te-shqiperise/ Wed, 10 Oct 2018 05:08:37 +0000 https://new.55news.al/?p=56504 A e dini se cilat janë qytetet, banorët e të cilëve shpenzojnë më shumë për pije alkoolike e cigare në jetën e tyre të përditshme, duke e pasur këtë ves si argëtimin kryesor të tyre? Po ata që i rrinë larg këtij vesi? Lezhjanët kryesojnë listën kur vjen puna për shpenzimet më të larta për […]

The post Zbulohen qytetet më “pijanece” të Shqipërisë appeared first on 55 News.

]]>
A e dini se cilat janë qytetet, banorët e të cilëve shpenzojnë më shumë për pije alkoolike e cigare në jetën e tyre të përditshme, duke e pasur këtë ves si argëtimin kryesor të tyre? Po ata që i rrinë larg këtij vesi?

Lezhjanët kryesojnë listën kur vjen puna për shpenzimet më të larta për pije alkoolike dhe duhan, gati dy herë më më shumë se mesatarja e vendit.

Sipas të dhënave që ka publikuar Instituti i Statistikave, në Anketën e Buxhetit të Familjes 2017, qarku i Lezhës ka përqindjen më të lartë të shpenzimeve ndaj totalit, rreth 5.7%, të cilat kanë shkuar për alkool e cigare.

Ata janë renditur të parët me një diferencë shumë të ngushtë më dibranët, të cilët për një kohë të gjatë kanë ruajtur vendin e parë kur vjen puna për shpenzimet për alkool. Sipas Anketës së Buxhetit të Familjeve, familjet e qarkut Dibër shpenzuan mesatarisht për alkool rreth 5.4% të totalit të asaj që konsumojnë për të plotësuar nevojat e tyre. Dibranët kanë thyer vazhdimisht rekord për alkool, teksa në 2015-n, shpenzimet për pije alkoolike zinin rreth 10.6% të totalit.

Qarqe të tjera me një përqindje të konsiderueshme të shpenzimeve për alkool janë Elbasani me 4.9%, me një rritje prej 0.8 pikësh në krahasim me një vit më parë; Berati me 4.8% të shpenzimeve, apo rreth 0.3 pikë më shumë se periudha paraardhëse dhe Kukësi me 4.1%, i cili krahasuar me një vit më parë i ka ulur shpenzimet për alkool me 0.1 pikë.

Korçarët shpenzuan për alkool gjatë 2017-s rreth 3.6% të totalit, ndërsa Tirana dhe Fieri, secili nga 3.1%.

Për sa iu përket Shkodranëve, në 2017-n ulën shpenzimet për alkool në rreth 2.9% të totalit, nga 3.2% që shpenzuan një vit më parë.

Vlora dhe Durrësi kanë shpenzuar për alkool përkatësisht 2.8%, ndërsa gjirokastritët janë pak pijedashës.

Të dhënat nga INSTAT tregojnë në totalin e shpenzimeve në qarkun e Gjirokastrës shpenzimet për alkool zinin rreth 2.3%, me rënie krahasuar me një vit më parë dhe më i ulëti ndër qarqe.

Në total, shpenzimet për alkool sipas Anketës së Buxhetit të Familjes 2017 llogariteshin 3.5% e totalit. Sipas INSTAT shpenzimet për alkool kanë ardhur në rritje në krahasim me një vit më parë me një ndryshim prej 2.1%.

The post Zbulohen qytetet më “pijanece” të Shqipërisë appeared first on 55 News.

]]>
Zbulohen mikro çipe në serverat e Apple dhe Amazon të vendosura nga prodhuesit kinez https://55news.al/teknologji/zbulohen-mikro-cipe-ne-serverat-e-apple-dhe-amazon-te-vendosura-nga-prodhuesit-kinez/ Mon, 08 Oct 2018 05:08:52 +0000 https://new.55news.al/?p=55842 Kina ka vendosur cipe ne serverat e Amazon dhe Apple, sipas raportimeve Një njësi ushtarake Kineze, ka vendosur mikro cipe në serverat që përdoren nga Apple dhe Amazon, kjo sipas raportit Blomberg. Mikro ciper, të vogla sa maja e një lapsi të mprehtë janë dizenjuar të tilla që të mos shikohen nga specialistët e paisjeve, […]

The post Zbulohen mikro çipe në serverat e Apple dhe Amazon të vendosura nga prodhuesit kinez appeared first on 55 News.

]]>
Kina ka vendosur cipe ne serverat e Amazon dhe Apple, sipas raportimeve Një njësi ushtarake Kineze, ka vendosur mikro cipe në serverat që përdoren nga Apple dhe Amazon, kjo sipas raportit Blomberg.

Mikro ciper, të vogla sa maja e një lapsi të mprehtë janë dizenjuar të tilla që të mos shikohen nga specialistët e paisjeve, dhe u janë vendosur bordeve kompjuterike gjatë linjës së prodhimit në Kinë, kjo sipas raportit javor të Bloomberg.
Aksionet e Lenovo, në teknologji, në Hong Kong, ranë me 23% këtë mëngjes. Po kështu ranë dhe aksionet e ZTE Corp, me 14%. Mikroçipet u zhvilluan nga specialist të prodhimit të pajisjeve kompjuterike në Ushtrinë Liberale të Njerëzve në Kinë, duke iu dhënë akses Hakerave të manipulojnë qëllimisht të dhënat e vjedhura në server.
Kjo gjë u diktua nga specialistët e Super Micro Computer me bazë ne San Jose, Kaliforni, e cila mbahet dhe si Mikrosofti i Hardware-it, e cila përfshinte Qendrat e të Dhënave në më shumë se 30 kompani, përfshirë Apple dhe Amazon, si dhe Bankat apo Kontraktorët Qeveritar.
Sulmi u zbulua në vitin 2015 nga shërbimet inteligjente amerikane, në serverat e shitur nga Super Micro për Amazon dhe Apple. Fillimisht Amazon u prek nga sulmi i kompanisë bijë, Amazon Web Services, e cila tentoi të blinte kompaninë e kompresimit të videove Elemental Technologies në vitin 2015.
Ndërkohë Apple evidentoi rreth 7,000 Servera Super Micro kur skuadra e saj zbuloi mikroçipet. Inxhinierët e Super Micro, me bazë në San Jose, i kishin nënkontraktuar kompanitë kineze për prodhimin e njësive të bordeve, gjë për të cilën Super Micro në konferencë për shtyp mohoi të kishte të dhëna apo njohuri në lidhje me skandalin e vendosjes së micro çipeve.

The post Zbulohen mikro çipe në serverat e Apple dhe Amazon të vendosura nga prodhuesit kinez appeared first on 55 News.

]]>
Zbulohen 3 libra të helmuar në një bibliotekë daneze https://55news.al/aktualitet/zbulohen-3-libra-te-helmuar-ne-nje-biblioteke-daneze/ Tue, 03 Jul 2018 08:09:57 +0000 https://new.55news.al/?p=31487 E mbani mend “Emrin e trëndafilit”? Të gjithë njerëzit që lexonin volumin e humbur të Aristotelit vdisnin për shkak se faqet ishin të lyera me arsenik. Diçka e tillë sapo është zbuluar në të vërtetë. Kërkuesit e Universitetit të Jugut në Danimarkë kanë gjetur se tre volume të shek XVI dhe XVII ishin të helmuar […]

The post Zbulohen 3 libra të helmuar në një bibliotekë daneze appeared first on 55 News.

]]>
E mbani mend “Emrin e trëndafilit”? Të gjithë njerëzit që lexonin volumin e humbur të Aristotelit vdisnin për shkak se faqet ishin të lyera me arsenik. Diçka e tillë sapo është zbuluar në të vërtetë. Kërkuesit e Universitetit të Jugut në Danimarkë kanë gjetur se tre volume të shek XVI dhe XVII ishin të helmuar me këtë substancë. Zbulimi ishte i rastësishëm. Kërkuesit analizuan faqet e këtyre me rreze X, sepse kishin dyshime se kapakët ishin krijuar nga mbetje pergamenash shumë antike. Kështu u zbulua se volumet ishin veshur me arsenik. Në varësi të kohës që ekspozohej personi ndaj kësaj substance mund të ketë patur çrregullime në lëkurë ose në stomak. Arseniku mund të vrasë, por në këtë rast doza nuk ishte mjaftueshëm sa për t’i dhënë fund jetës së një qenie njerëzore. Lind pyetja se pse dikush do të lyente me arsenik këto volume? Kërkuesit besojnë se ai që e ka bërë kërkonte të ruante librat nga veprimi shkatërrues i insekteve dhe nga parazitët që e hanin letrën dhe pergamenën. / bota.al

The post Zbulohen 3 libra të helmuar në një bibliotekë daneze appeared first on 55 News.

]]>