ze Archives - 55 News https://55news.al/tag/ze/ Wed, 12 Dec 2018 15:20:13 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png ze Archives - 55 News https://55news.al/tag/ze/ 32 32 Viti i Ri , nuk e zë “shëndoshë” kryeministrin tonë https://55news.al/aktualitet/viti-i-ri-nuk-e-ze-shendoshe-kryeministrin-tone/ Wed, 12 Dec 2018 15:20:13 +0000 https://new.55news.al/?p=73633 Nga Rugova Dunisha Kalendari i Ramës ka filluar të heqë faqet e fundit. Mesa duket, Rama këtë vit do ta hajë gjelin të pazier, por të marinuar mirë me shuplakat e studentëve. Viti i Ri , nuk e zë “shëndoshë” kryeministrin tonë. Kështu do thoshte populli në këtë rast, kur qetësia prej “pashai” i është […]

The post Viti i Ri , nuk e zë “shëndoshë” kryeministrin tonë appeared first on 55 News.

]]>
Nga Rugova Dunisha

Kalendari i Ramës ka filluar të heqë faqet e fundit. Mesa duket, Rama këtë vit do ta hajë gjelin të pazier, por të marinuar mirë me shuplakat e studentëve. Viti i Ri , nuk e zë “shëndoshë” kryeministrin tonë. Kështu do thoshte populli në këtë rast, kur qetësia prej “pashai” i është prishur.

Arroganca dhe ofendimin ndaj masës së gjërë ka arritur pikën kulmore. Vetëm delet mund të jenë indiferente ndaj retorikës së Ramës. Ai shan barinjtë, tall shoferët, ngacmon punëtorët , ofendon veriorët, ironizon studentët. Ka më keq se kaq? Një kryeministër vulgar dhe me një zhargon prej rrugaçi, tallet hapurazi me inteligjencën e shqiptarve. Skandaloze, por edhe më superskandal është SHOW i KM tek Dudushi. Nëse do ishte njeri me mend, nuk do luante kurrë me ndjenjat sublime të popullit. Instrumentet e propagadës së Ramës janë aq regjizorialë, sa që farsa bën “MU”, realiteti nuk është teatri që Rama na servir .

Kryeministri është mësuar të “batutizojë” çdo situatë, duke dashur të krijojë një lloj iluzioni “Hitlerian” tek masa, “shaj se të duan më shumë”. Kryeministi gabon rëndë nëse vazhdon e ëndërron të na iluminojë me retorikën e tij prej “Moisiu”. Vallë a e mendon seriozisht KM shembjen e teatrit, si rilindjen e teatrit të tij suprem, ku me regji të Fugës do të verë në skenë të gjitha shfaqet e realitet shqiptar të para me sytë e tij? Kjo do të ishte fatale, kompleksi i “shkurtabiqit” duhet ta vrasë pak ndërgjegjen e një “ vigani”. Fuga nuk sheh pertej brezit të Ramës, ndaj shfaqet e tilla janë skandaloze. FRESH-istat e gjorë , u bënë “kurban” memesh.

INTRIGA nuk të çon gjëkundi “ZOT”, ndaj zbrit me këmbë, në këtë “parajsën” që ke endur me mjeshtëri në tablonë tënde prej piktori, ku veprat do të kuptohen ndoshta pas 1000 vitesh. Zbrit e na trego se çfarë ke dashur të thuash me këtë amulli, që po na e merr frymën dita ditës. Zbrit e përgjigju realisht qytetarëve që po të thërrasin në shesh. Ju e dini mirë , ndoshta më mirë se shumëkush, që energjia e këtyre të rinjve në shesh, është eksploduese. Mos e katranos Shqipërinë pa ZOT , “ O I MADHI ZOT”

Ps: Ndjesë për fjalorin, unë nuk jam kryeministre

The post Viti i Ri , nuk e zë “shëndoshë” kryeministrin tonë appeared first on 55 News.

]]>
Merkel: Nacionalizmi po zë rrënjë në Evropë, pa kompromis s’ka paqe https://55news.al/globi/merkel-nacionalizmi-po-ze-rrenje-ne-evrope-pa-kompromis-s-ka-paqe/ Mon, 12 Nov 2018 06:26:05 +0000 https://new.55news.al/?p=66523 Kancelarja gjermane, Angela Merkel paralajmëroi në 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore në Paris, se kishte konflikte të shumta rajonale në botë dhe theksoi se paqja mund të arrihet vetëm përmes bashkëpunimit dhe kompromisit. Duke hapur Forumin e Paqes së Parisit, Merkel paralajmëroi se nacionalizmi është duke ngritur rrënjë në Evropë dhe […]

The post Merkel: Nacionalizmi po zë rrënjë në Evropë, pa kompromis s’ka paqe appeared first on 55 News.

]]>
Kancelarja gjermane, Angela Merkel paralajmëroi në 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore në Paris, se kishte konflikte të shumta rajonale në botë dhe theksoi se paqja mund të arrihet vetëm përmes bashkëpunimit dhe kompromisit.

Duke hapur Forumin e Paqes së Parisit, Merkel paralajmëroi se nacionalizmi është duke ngritur rrënjë në Evropë dhe më gjerë, transmeton KP.

Ajo vuri në dukje vullnetin shqetësues ‘të disave për të nxitur interesat e tyre dhe të injorojnë lidhjet’ që mbështesin paqen që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Kancelarja gjermane vuri në dukje se shumica e sfidave të sotme nuk mund të zgjidhen vetëm nga një vend, por në bashkëpunim me të tjerët, që kërkon një qasje të përbashkët në botë, raporton AP.

“Nëse izolimi nuk ishte zgjidhja 100 vjet më parë, si mund të ndodhë në botën e sotme të ndërlidhur?”, tha Merkel, duke paralajmëruar se nëse nuk ka kompromis, nuk do të ketë as paqe.

The post Merkel: Nacionalizmi po zë rrënjë në Evropë, pa kompromis s’ka paqe appeared first on 55 News.

]]>
Strukturat antikorrupsionin të qeverisë i “zë gjumi”, KLSH: Mungesë stafi dhe koordinimi https://55news.al/aktualitet/strukturat-antikorrupsionin-te-qeverise-i-ze-gjumi-klsh-mungese-stafi-dhe-koordinimi/ Mon, 15 Oct 2018 09:40:24 +0000 https://new.55news.al/?p=57959 Kontrolli i Lartë i Shtetit në një raport auditimi performance ka marrë në analizë “Strategjinë Antikorupsion” 2015-2020″  duke u ndalur tek raportet e monitorimit si dhe plani i veprimit nder vite. Të dhënat e mbledhura nga ky institucion tregojnë se pavarësisht theksit që është vënë nga qeveria por sidomos institucionet ndërkombëtare për çështjen e korrupsionit […]

The post Strukturat antikorrupsionin të qeverisë i “zë gjumi”, KLSH: Mungesë stafi dhe koordinimi appeared first on 55 News.

]]>
Kontrolli i Lartë i Shtetit në një raport auditimi performance ka marrë në analizë “Strategjinë Antikorupsion” 2015-2020″  duke u ndalur tek raportet e monitorimit si dhe plani i veprimit nder vite. Të dhënat e mbledhura nga ky institucion tregojnë se pavarësisht theksit që është vënë nga qeveria por sidomos institucionet ndërkombëtare për çështjen e korrupsionit duket se ka një angazhim serioz. Së pari sipas KLSH sot që përgjegjëse për zbatimin është Ministria e Drejtësisë nga tetori 2017 nuk ka mbledhje të dhënash për ecurinë e punës deri para kësaj periudhe. Më herët ishte Ministria për Shtetin dhe Çështjet Vendore që kishte në ngarkim këtë strategji por që informacioni i dhënë sot është minimal. Po kështu sipas KLSH prefekturat dhe një pjesë e institucioneve përfshirë Ministrinë e Drejtësisë kanë treguar pak interes për të bashkëpunuar lidhur me dhënien e informacionit për ecurinë e zbatimit të strategjisë.

KLSH nënvizon se ka pasur një seri emailesh por që nuk është marrë informacioni i kërkuar ndërkohë që edhe takimet e dakordësuara nuk janë zhvilluar në moment të fundit për shkak të anulimit nga Ministria e Drejtësisë.
Sikur të mos mjaftonin problematikat me informacionin e cunguar KLSH vëren se sot Ministria e Drejtësisë vuan nga rrudhja e stafit pikërisht në tre departamente që janë të angazhuar drejtpërdrejt në pjesën e antikorrupsionit.
“Që prej muajit tetor 2017, Ministria e Drejtësisë përballet me staf të reduktuar në tre sektorë të rinj dedikuar antikorrupsionit. Sektori i Monitorimit, Jetësimit të Prioriteteve dhe Statistikave ka dy specialistë por jo një përgjegjës që të udhëheqë punën e sektorit. Sektori i Programeve në Fushën e Drejtësisë dhe Antikorrupsionit ka një përgjegjës por i mungojnë 2 specialistë për të përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë e veta. Sektori i projektit antikorrupsion duket sektori më i plotë të cilit i mungon vetëm një specialist. Me mungesa kaq të theksuara të stafit fokusuar në antikorrupsion misioni i KKK në sigurimin e implementimit dhe monitorimit të objektivave specifike dhe atyre madhore të parashikuara në dokumente strategjike është vështirë për t’u arritur” thuhetr në raportin e KLSH.
I njëjti raport nënvizon se ka një çorganizim total në mbajtjen e dokumenteve apo takimeve që tregojnë se ka pasur angazhim institucional. Për shembull KLSH nënvizon se nuk ka evidencë që Këshilli ka mbajtur tatime çdo vit në dhjetor sikurse sanksionohet në raport. Po kështu nuk ka raporte 3 mujore monitorimi sikundër e kërkon strategjia. Nuk ka asnjë mekanizëm mbikëqyrës për kordinimin e punës.
Në raport KLSH merr në analizë mënyrën sesi është pasqyruar pjesa e strategjisë tek institucionet publike ku tek Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është caktuar që të ngrihen mekanizmat e kontrollit për skemën e ndihmës ekonomike dhe PAK, për institucione të tjera vendore kërkohen mekanizma për shërbimin “one stop shop”. Nga vlerësimi i dokumentacionit KLSH ka konstatuar se jo të gjitha bashkitë e kanë ngritur këtë mekanizëm lehtësimi brenda vitit 2017, ndërkohe që ka mangësi në raportim. Monitor

The post Strukturat antikorrupsionin të qeverisë i “zë gjumi”, KLSH: Mungesë stafi dhe koordinimi appeared first on 55 News.

]]>