zemra Archives - 55 News https://55news.al/tag/zemra/ Fri, 24 Apr 2020 14:59:19 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png zemra Archives - 55 News https://55news.al/tag/zemra/ 32 32 “Mos e neglizhoni”, Skënder Brataj tregon shenjat e arrestit kardiak: Çfarë pëson truri për 10 minuta, nëse e lini më shumë, mbeteni në koma! https://55news.al/shendeti/mos-e-neglizhoni-skender-brataj-tregon-shenjat-e-arrestit-kardiak-cfare-peson-truri-per-10-minuta-nese-e-lini-me-shume-mbeteni-ne-koma/ Fri, 24 Apr 2020 14:59:19 +0000 https://new.55news.al/?p=157675 Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, jep informacion të rëndësishëm për të gjithë qytetarët lidhur me dhimbjen e gjoksit. Në një komunikim live në “Facebook”, mjeku Brataj tha se çdo dhimbje gjoksi duhet konsideruar si kardiak dhe nuk duhet neglizhuar. Teksa sqaroi shenjat e para të arrestit kardiak, Brataj theksoi se duhet shkuar menjëherë në […]

The post “Mos e neglizhoni”, Skënder Brataj tregon shenjat e arrestit kardiak: Çfarë pëson truri për 10 minuta, nëse e lini më shumë, mbeteni në koma! appeared first on 55 News.

]]>
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, jep informacion të rëndësishëm për të gjithë qytetarët lidhur me dhimbjen e gjoksit.

Në një komunikim live në “Facebook”, mjeku Brataj tha se çdo dhimbje gjoksi duhet konsideruar si kardiak dhe nuk duhet neglizhuar.

Teksa sqaroi shenjat e para të arrestit kardiak, Brataj theksoi se duhet shkuar menjëherë në spital, pasi nëse kalojnë 10 minuta nga arresti, njeriu pëson dëmtime të pakthyeshme dhe mbetet gjithë jetën në koma.

“Njerëzit nuk duhet ta neglizhojnë dhimbjen e gjoksit. Nga 6 deri në 10 minuta, truri i njeriut fillon të pësojë dëmtime. Kjo çon në rrezik të jetës, por edhe në invalitet shumë të madh. Pas 10 minutash, dëmtimet janë të pakthyeshme, që do të thotë se personi mund të kthehet në jetë, por nuk do të zgjohet asnjëherë, pra do të jetë gjithë jetën në koma. Në një vit, në Shqipëri vdesin 3 mijë njerëz nga dhimbja e gjoksit”, tha Brataj.

Si ta njohim atë?
Para se personi të shkojë në arrest kardiak, ka një periudhë të shkurtër që i shfaqen shenjat, dhe nëse nuk shkon në spital, mund të rrezikojë jetën. Nëse kemi dhimbje gjoksi, sidomos kur zgjat mbi 20 minuta, dhimbje që drejtohet drejt nofullave, shpatullave, qafës, në përqindjen më të madhe është problem kardiak. Djersitje, lodhje, sidomos kur e ndjejmë dhimbjen në qetësi është akoma më e rrezikshme. Çdo gjimbje gjoksi konsiderojeni kardiak. COVID nuk ka lidhje me dhimbjen e gjoksit, ka shenja të tjera.

 

The post “Mos e neglizhoni”, Skënder Brataj tregon shenjat e arrestit kardiak: Çfarë pëson truri për 10 minuta, nëse e lini më shumë, mbeteni në koma! appeared first on 55 News.

]]>
Kështu duket zemra jashtë trupit, shikoni rrahjet e saj https://55news.al/lifestyle/keshtu-duket-zemra-jashte-trupit-shikoni-rrahjet-e-saj/ Mon, 15 Oct 2018 09:13:09 +0000 https://new.55news.al/?p=57951 Kjo video e pabesueshme tregon një zemër funksionale duke rrahur jasht trupit të njeriut. Zemra e tillë, e futur në kuti, është një organ i cili largohet nga trupi i njeriut, mbetet e papërdorshme për një kohë derisa të i vendoset në trupin e pacientit përsëri. Kjo metodë pritet për të shpëtuar mijëra jetë dhe […]

The post Kështu duket zemra jashtë trupit, shikoni rrahjet e saj appeared first on 55 News.

]]>
Kjo video e pabesueshme tregon një zemër funksionale duke rrahur jasht trupit të njeriut.

Zemra e tillë, e futur në kuti, është një organ i cili largohet nga trupi i njeriut, mbetet e papërdorshme për një kohë derisa të i vendoset në trupin e pacientit përsëri.

Kjo metodë pritet për të shpëtuar mijëra jetë dhe ka ndihmuar tashmë të rikthejë në jetë një baba të ri që ishte pranë vdekjes

Pra Lee Hall 26 vjecar, u diagnostifikua me një sëmundje të zemrës qysh kur ishte 14 vjecar, iu vu një pompë mjekësore për ta mbajtur atë të gjallë.

Megjithatë kohëve të fundit kabllot e pompës u infektuan dhe Lee-së iu tha se është e nevojshme të gjejë një donator brenda dy ditëve përndryshe do të vdiste.

Ja edhe video që tregon zemrën e gjallë në një aparat, metodë e re kjo e cila po funksionon në shpëtimin e jetërave të njerëzve.

The post Kështu duket zemra jashtë trupit, shikoni rrahjet e saj appeared first on 55 News.

]]>
Shqipëria “vuan” nga zemra – 2700 raste të reja në vit https://55news.al/aktualitet/shqiperia-vuan-nga-zemra-2700-raste-te-reja-ne-vit/ Fri, 28 Sep 2018 14:38:45 +0000 https://new.55news.al/?p=53109 Zemra duket se është organi më i dobët në trupin e shqiptarëve. Referuar të dhënave të INSTAT, sëmundjet kardiovaskulare kryesojnë listën e sëmundshmërisë në vend. Çdo vit regjistrohen rreth 2700 raste të reja me sëmundjet e zemrës. Në kuadër të 29 shtatorit ditës botërore të zemrës, në parkun Rinia u ofruan matje e tensionit dhe […]

The post Shqipëria “vuan” nga zemra – 2700 raste të reja në vit appeared first on 55 News.

]]>
Zemra duket se është organi më i dobët në trupin e shqiptarëve. Referuar të dhënave të INSTAT, sëmundjet kardiovaskulare kryesojnë listën e sëmundshmërisë në vend. Çdo vit regjistrohen rreth 2700 raste të reja me sëmundjet e zemrës. Në kuadër të 29 shtatorit ditës botërore të zemrës, në parkun Rinia u ofruan matje e tensionit dhe e glicemisë falas për qytetarët.

Janë rreth 2000 pacientë në vit që paraqiten si raste urgjente pranë QSUT-së ndërkohë që në total trajtohen rreth 8000 pacientë. Trajtimi i këtyre pacientëve me medikamente të rimbursuara kap rreth 20% të vlerës totale të rimbursimeve. Pra rreth 18 milionë euro shkojnë për rimbursimin e sëmundjeve kardiovaskulare me rreth 330 lloje barnash.

“Rreth 18 milionë euro në vit, pra sëmundjet kardiovaskulare, në të gjithë gamën e të gjithë barnave të rimbursueshme zënë 20% të buxhetit të rimbursimit”, u shpreh ministrja Ogerta Manastirliu.

Ndërkohë që mjekët ju bëjnë apel qytetarëve që të ushqehen shëndetshëm , të jenë aktivë, t’i thonë jo duhanit.

“Me strategjinë e sëmundjeve kronike, me masat të kombinuara nëpërmjet faktorëve të riskut, si kontrolli i duhanit, kontrolli i ushqyerjes, apo kapje të hershme dhe trajtimi i përshtatshëm i faktorëve metabolikë si tensioni dhe diabeti, ne do t’i vendosim nën kontroll këto sëmundje. Duket se kjo ka filluar të vihet re. Të dhënat e INSTAT tregojnë që prej të paktën 5 vitesh vdekshmëria nga sëmundjet e zemrës nuk po rritet më në Shqipëri”, tha specialisti i ISHP, Alban Ylli.

“Më vjen shumë mirë kur marr vesh se vdekshmëria nga sëmundjet kardiovaskulare nuk është rritur, megjithëse jetëgjatësia e popullatës është rritur dhe kjo për shkak të kontrollit më të mirë të faktorëve të rrezikut”, u shpreh shefi i shërbimit të kardiologjisë pranë QSUT, Artan Goda.

Ndërkohë në spitalin e Fierit do të hapet për herë të parë shërbimi i kardiologjisë invazive, i cili do të përballojë urgjencat kardiake me metodat e avancuara. Vlera e këtij financimi është 500 mijë euro.

The post Shqipëria “vuan” nga zemra – 2700 raste të reja në vit appeared first on 55 News.

]]>
Për të qenë vërtetë të lumtur dëgjoni zemrën, apo mendjen? https://55news.al/lifestyle/per-te-qene-vertete-te-lumtur-degjoni-zemren-apo-mendjen/ Tue, 25 Sep 2018 18:55:07 +0000 https://new.55news.al/?p=52317 Dilema e dilemave: Duhet të dëgjojmë mendjen apo zemrën për të qenë të lumtur? Lufta mes mendjes dhe zemrës nuk është gjë tjetër vetëm vendosja përballë e mendjes racionale dhe emotive. Një studim psikologjik i Fetterman dhe Robinson, në 2013, tregon se personat shumë racionalë dhe ata që dëgjojnë zemrën janë lehtësisht në të njëjtën […]

The post Për të qenë vërtetë të lumtur dëgjoni zemrën, apo mendjen? appeared first on 55 News.

]]>
Dilema e dilemave: Duhet të dëgjojmë mendjen apo zemrën për të qenë të lumtur? Lufta mes mendjes dhe zemrës nuk është gjë tjetër vetëm vendosja përballë e mendjes racionale dhe emotive.

Një studim psikologjik i Fetterman dhe Robinson, në 2013, tregon se personat shumë racionalë dhe ata që dëgjojnë zemrën janë lehtësisht në të njëjtën varkë: Nuk ka një mënyrë më të mirë se tjetra për të marrë vendime, pasi të dyja kanë avantazhe dhe disavantazhe. Ka vetëm një mënyrë për të shmangur zgjedhjet e gabuara dhe të merrni vendimet e duhura: dëgjojini të dy zërat të integruara në mendimet tuaja.

Të dëgjosh mendjen

Nëse jeni shumë racional, po lin mënjanë një pjesë të rëndësishme të të ekzistencës. Nuk jeni makinë por njeri, dhe të ndjekësh vetëm mendjen mund tu çojë në zgjedhje të drejta, por nuk mund t’ju bëjë të lumtur. Mundohuni ndonjëherë të dëgjoni dhe pjesë emocionale dhe vini re se çfarë ndodh brenda jush.

Të ndjekësh zemrën

Në të njëjtën mënyrë, nëse jeni veçanërisht impulsiv, dhe mendoni që keni një tru dhe duhet ta përdorni. Pra, ndiqni instinktin po gjithmonë me pak racionalitet që mund t’ju ndihmojë të merrni drejtimin e duhur.

Si tu japësh zë të dyjave

Kuptoni çfarë thonë koka dhe zemra, dhe vendosini në dialog. Mënyra më emirë për ti integruar është të zgjedhësh drejtimin me kokë por të përdorësh emocionet gjatë rrugës.

The post Për të qenë vërtetë të lumtur dëgjoni zemrën, apo mendjen? appeared first on 55 News.

]]>
A dëmtohet zemra nga darka e vonë – Lexoni këshillat më të mira https://55news.al/aktualitet/a-demtohet-zemra-nga-darka-e-vone-lexoni-keshillat-me-te-mira/ Mon, 02 Jul 2018 06:55:12 +0000 https://new.55news.al/?p=31133 Studimet e fundit kanë paralajmëruar se ushqyerja e vonë gjatë natës rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Koha e të ngrënit dhe shëndeti  zemrës Shumë njerëz hanë edhe pas orës 19.00 dhe akoma më shumë preferojnë diçka të shpejtë edhe përpara gjumit. Mjekët paralajmërojnë se koha e të ngrënit mund të përbëjë faktor rreziku për […]

The post A dëmtohet zemra nga darka e vonë – Lexoni këshillat më të mira appeared first on 55 News.

]]>
Studimet e fundit kanë paralajmëruar se ushqyerja e vonë gjatë natës rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Koha e të ngrënit dhe shëndeti  zemrës
Shumë njerëz hanë edhe pas orës 19.00 dhe akoma më shumë preferojnë diçka të shpejtë edhe përpara gjumit. Mjekët paralajmërojnë se koha e të ngrënit mund të përbëjë faktor rreziku për shëndetin e zemrës. Ora biologjike e trupit të njeriut ndikon tek tretja, metabolizmi dhe hormonet.
Rrjedhimisht është e llogjikshme të mendohet se koha e ushqyerjes mund të ndikojë në reagimet e trupit ndaj ushqimit. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, kur vjen puna tek sëmundjet e zemrës, ajo që ka rëndësi është edhe cilësia e ushqimit, pra jo vetëm koha e ngrënies së tij.
Rëndësia e planifikimit ushqimor
Kur vjen puna tek ushqyerja e shëndetshme, qëllimet e mira janë të pamjaftueshme. Sekreti i të zbatuarit një regjim të shëndetshëm ushqimor qëndron tek planifikimi. Planifikimi i ushqyerjes së shëndetshme, bazohet në katër shtylla kryesore të listuara më poshtë nga AgroWeb.org.
Pazari i zgjuar
Nuk është e nevojshme që të mbushni frigoriferin dhe dollapët plot e për plot me ushqime.
AgroWeb.org ju këshillon të blini ato që ju nevojiten dhe të mos blini ushqimet kur jeni të stresuar apo të uritur.
Planet ditore
Është e rekomandueshme që të planifikoni çdo ditë çfarë do të konsumoni në drekë dhe në darkë.
Për shembull, nëse planifikoni që të gatuani mish pule, e nxirrni më parë atë nga frigoriferi për t’u shkrirë.
Kësisoj keni bërë një plan dhe nuk do të tundoheni të porosisni një picë.
Ushqim me vete
Merrni ushqim me vete kur shkoni në punë.
Është më mirë dhe më shëndetshëm të merrni një panine ose sallatë të përgatitur në shtëpi, se një produkt të paketuar gjetkë.
Informimi
Nëse jeni dashamirës të të ngrënit jashtë shtëpisë, mbani sytë tek menuja.
Duke qenë të vëmendshëm ndaj përbërësve ushqimorë të një gatimi, do të shmangni kalori të panevojshme.
Koha e të ngrënit
Nëse stili i jetesës u lejon ushqyerje të vonshme në mbrëmje, atëherë të paktën sigurohuni që nuk do të konsumoni ushqime të shpejta.
Këto të fundit ofrojnë më shumë kalori dhe rreziku i mbipeshës mund të jetë më i dëmshëm për zemrën në një periudhë afatgjatë./AgroWeb.org
* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore. Burimi: U.S. National Library of Medicine

The post A dëmtohet zemra nga darka e vonë – Lexoni këshillat më të mira appeared first on 55 News.

]]>
Zbulohet dieta që shëron gjithçka: Zemrën, trurin, diabetin dhe dhimbjet e nyjeve https://55news.al/shendeti/zbulohet-dieta-qe-sheron-gjithcka-zemren-trurin-diabetin-dhe-dhimbjet-e-nyjeve/ Mon, 25 Jun 2018 10:54:38 +0000 https://new.55news.al/?p=29132 jo dietë mund të luftojë sëmundjet e zemrës, sëmundjet e trurit, diabetin dhe dhembjën e kyqeve. Dr Michael Mosley një analist i shëndetit, ka prezantuar studimet e tij të fundit dhe ka hartuar një dietë se si të jetosh më gjatë, gjë të cilën ai e ka treguar në gazetën Dailymail të dielën Ky analist […]

The post Zbulohet dieta që shëron gjithçka: Zemrën, trurin, diabetin dhe dhimbjet e nyjeve appeared first on 55 News.

]]>
jo dietë mund të luftojë sëmundjet e zemrës, sëmundjet e trurit, diabetin dhe dhembjën e kyqeve.

Dr Michael Mosley një analist i shëndetit, ka prezantuar studimet e tij të fundit dhe ka hartuar një dietë se si të jetosh më gjatë, gjë të cilën ai e ka treguar në gazetën Dailymail të dielën

Ky analist ka thënë se për të jetuar më gjatë dhe për të shëruar sëmundje si ato të zemrës, të trurit, diabetin dhe dhembjën e kyqeve nuk keni nevojë të merrni medikamente apo trajtimin e mjekut, e tëra që duhet të bëni është të përcillni një dietë,që sipas tij na ndihmon të jetojmë më gjatë.

Së fundmi Dr Mosley ka botuar një libër, The Clever Guts Diet i cila njëkohësisht është edhe libri më i shitur i tij në të cilin ai tregon se si të konsumosh ushqime si jogurtin dhe turshitë, ndihmon në humbjen e peshës dhe rritë sistemin imunitar.
Ne botimin e tij të ri i cili do të jetë në dispozicion vetëm në gazetën DailyMail, ai do na tregojë çfarë duhet të dijmë që të jetojmë më gjatë, të dukemi dhe të ndihemi më të rinjë, duke përfshirë se si të kujdesemi edhe për lëkurën tonë.Dr Mosley ka thënë se: “ Shumica prej nesh mund të presim të jetojmë më shumë se 80 vite,mirëpo jo shumë prej nesh e arrijnë këtë. Nëse i arrij vitet 80,do të bëhem mirë pasi që asnjë anëtarë mashkull i familjes sime nuk ka jetuar më shumë se 74 vjet,një rekord të cilin unë dëshiroj ta thyej”.

The post Zbulohet dieta që shëron gjithçka: Zemrën, trurin, diabetin dhe dhimbjet e nyjeve appeared first on 55 News.

]]>
Ushqimet e vërtetuara shkencërisht që bëjnë mirë për zemrën https://55news.al/shendeti/ushqimet-e-vertetuara-shkencerisht-qe-bejne-mire-per-zemren/ Mon, 18 Jun 2018 18:43:01 +0000 https://new.55news.al/?p=27350 Zemra “vret” thuajse më shumë se çdo sëmundje tjetër. Në vendin tonë vdekshmëria për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare zë jo pak, por rreth 50 për qind të gjithë sëmundjeve të tjera. Një nga mënyrat më efikase për të pasur një shëndet të mirë kardiovaskular është dieta e shëndetshme ushqimore. Ja disa nga ushqimet më të […]

The post Ushqimet e vërtetuara shkencërisht që bëjnë mirë për zemrën appeared first on 55 News.

]]>
Zemra “vret” thuajse më shumë se çdo sëmundje tjetër. Në vendin tonë vdekshmëria për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare zë jo pak, por rreth 50 për qind të gjithë sëmundjeve të tjera. Një nga mënyrat më efikase për të pasur një shëndet të mirë kardiovaskular është dieta e shëndetshme ushqimore. Ja disa nga ushqimet më të mira që duhet të konsumohen për të pasur zemër të shëndetshme.

Alkooli: Rrit kolesterolin e mirë HDL, (në doza të vogla)

Bajamet: Ulin kolesterolin e keq LDL, ulin inflamacionin (reduktim i hsCRP), ulin oksidimin e LDL-së

Fruta të tjera të thata (pistaket, arrat, pekanet): Përmirësojnë profiling lipidemik

Avokado: Ul tregliceridet

Hudhra: ul tensionin arterial; përmirëson profilin lipidemik (edhe pse rezultatet përplasen)

Qepa: ul grumbullimin e hemopetaleve

Xhinxheri: Përmireson raportin LDL:HDL

Shafrani i Indisë: Ul oksidimin e LDL-së

Ushqimet me bazë soje: Ulin LDL-në

Molla: Ul LDL-në

Bostani: Ul presionin e gjakut; ul tendonsjen arteriale

Shega: Ul tensionin arterial; përmirëson qarkullimin koronar; ul oksidimin e LDL-së

Ushqime të tjera të pasura në polifenole

Cokollata e zezë: Ul presionin e gjakut

Rrushi: Ul oksidimin e LDL-së

Vera e kuqe: ul tendosjen e enëve të gjakut

The post Ushqimet e vërtetuara shkencërisht që bëjnë mirë për zemrën appeared first on 55 News.

]]>
Acidi yndyror Omega-3 zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës https://55news.al/shendeti/acidi-yndyror-omega-3-zvogelon-rrezikun-e-semundjeve-te-zemres/ Thu, 24 May 2018 11:36:07 +0000 https://new.55news.al/?p=19155 Acidet yndyrore Omega-3 që gjenden te peshqit mund të zvogëlojnë gjasat e sëmundjeve të zemrës, raporton “Reuters” të dhënat e një studimi të ri. Omega-3 iu ndihmon edhe njerëzve që konsiderohen seriozisht të rrezikuar nga sëmundje të zemrës si pasojë e nivelit të lartë të yndyrave apo kolesterolit të keq në gjakun e tyre. Shoqata […]

The post Acidi yndyror Omega-3 zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës appeared first on 55 News.

]]>
Acidet yndyrore Omega-3 që gjenden te peshqit mund të zvogëlojnë gjasat e sëmundjeve të zemrës, raporton “Reuters” të dhënat e një studimi të ri.

Omega-3 iu ndihmon edhe njerëzve që konsiderohen seriozisht të rrezikuar nga sëmundje të zemrës si pasojë e nivelit të lartë të yndyrave apo kolesterolit të keq në gjakun e tyre.

Shoqata amerikane e Zemrës rekomandon që të konsumohet peshk së paku dy herë në javë, apo marrjen e shtojcave të acideve yndyrore Omega-3 sa herë që njerëzit nuk kanë mundësi të hanë peshk.

Edhe studime të mëhershme kanë thënë se Omega-3 ndikon në zvogëlimin e të rrahurave jo normale të zemrës, zvogëlimin e sasisë së yndyrës në gjak dhe reduktimin e rrezikut e bllokimit të arterieve.

The post Acidi yndyror Omega-3 zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës appeared first on 55 News.

]]>
Studimi i fundit:Vetmia mund të dëmtojë zemrën tuaj. Ja pse https://55news.al/shendeti/studimi-i-fundit-vetmia-mund-te-demtoje-zemren-tuaj-ja-pse/ Tue, 27 Mar 2018 20:44:53 +0000 https://new.55news.al/?p=2810 Studimet kanë treguar, herë pas here, se shëndeti emocional dhe fizik janë të lidhur në mënyrë të pazgjidhshme.     Ajo çka ne ndiejmë, qoftë hidhërim apo gëzim, menjëherë pasqyrohet në shëndetin tonë fizik.   Një studim i ri, i botuar së fundmi në revistën Heart, shqyrtoi izolimin social dhe vetminë.   Studiuesit zbuluan se […]

The post Studimi i fundit:Vetmia mund të dëmtojë zemrën tuaj. Ja pse appeared first on 55 News.

]]>
Studimet kanë treguar, herë pas here, se shëndeti emocional dhe fizik janë të lidhur në mënyrë të pazgjidhshme.  

 

Ajo çka ne ndiejmë, qoftë hidhërim apo gëzim, menjëherë pasqyrohet në shëndetin tonë fizik.

 

Një studim i ri, i botuar së fundmi në revistën Heart, shqyrtoi izolimin social dhe vetminë.

 

Studiuesit zbuluan se njerëzit që janë të izoluar, ose të vetmuar në shoqëri, kanë më shumë gjasa të pësojnë një atak në zemër ose goditje në tru, në krahasim me njerëzit që kanë një jetë sociale active.

 

“Izolimi social gjithashtu duket se rrit rrezikun e vdekjes tek njerëzit, të cilët kanë pasur probleme kardiovaskulare më parë”,- thotë studimi.

 

Izolimi shton me 43% rrezikun e sulmit në zemër, ndërkohë vetmia e shton me 49% këtë rrezik.

 

Izolimi dhe vetmia duket të rrisnin ndjeshëm rrezikun e problemeve kardiovaskulare të një personi, në krahasim me njerëzit më socialë.

 

Psikologët rekomandojnë të shpenzoni më shumë kohë më familjarët dhe me njerëz që keni interesa të përbashkëta.

 

Për shembull, duke ndjekur një hobi tuajin, ose duke i’u bashkangjitur një klubi, ka gjasa të jetë një mënyrë e mirë për të krijuar lidhje të reja shoqërore.

The post Studimi i fundit:Vetmia mund të dëmtojë zemrën tuaj. Ja pse appeared first on 55 News.

]]>