zyrtarisht Archives - 55 News https://55news.al/tag/zyrtarisht/ Thu, 27 Dec 2018 15:30:20 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png zyrtarisht Archives - 55 News https://55news.al/tag/zyrtarisht/ 32 32 Erion Veliaj zyrtarisht nën hetim https://55news.al/aktualitet/erion-veliaj-zyrtarisht-nen-hetim/ Thu, 27 Dec 2018 15:30:20 +0000 https://new.55news.al/?p=76762 Prej ditës së djeshme Erion Veliaj është zyrtarisht nën hetim, për skandalin me projektin 60 milionë euro të Unazës së Re ku ai ka ndryshuar rrjedhën e lumit lanë me qëllim të mos prekjes së projektit të ndërtimit të biznesmenit trafikant droge, Edmond Bego në atë zonë. Vetëm pasi ka mësuar se është zyrtarisht nën […]

The post Erion Veliaj zyrtarisht nën hetim appeared first on 55 News.

]]>
Prej ditës së djeshme Erion Veliaj është zyrtarisht nën hetim, për skandalin me projektin 60 milionë euro të Unazës së Re ku ai ka ndryshuar rrjedhën e lumit lanë me qëllim të mos prekjes së projektit të ndërtimit të biznesmenit trafikant droge, Edmond Bego në atë zonë.

Vetëm pasi ka mësuar se është zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria, Veliaj ka depozituar sot në Prokurori një padi qesharake ndaj Kryetarit të PD-së Lulzim Basha dhe deputetes Jorida Tabaku, të cilët e kanë denoncuar skandalin.
Padia e Erion Veliajt është qesharake pasi ai akuzon Bashën dhe Tabakun për deklarata që ata nuk i kanë bërë. Veliaj i padit, pasi sipas tij Basha dhe Tabaku kanë thënë se është miratuar leja e ndërtimit.

Në asnjë dalje publike PD nuk ka thënë se i është dhënë leja e ndërtimit formës së Edmond Begos. PD ka thënë se është miratuar faza e parë e PDV-së që parashikon ndërtime me intensitet të lartë në tokën që është blerë nga Bego.

Projekti 60 milionë euro i trafikantit ndërkombëtar të drogës e ka kaluar fazën e parë të miratimit për leje ndërtimi. Tani leja është vetëm një formalitet. Erion Veliaj është përgjegjës me firmën e tij për ndryshimin e planit urbanistik të Tiranës.

Sipas planit të 2013-ës, lumi Lanë zinte një sipërfaqe të konsiderueshme të tokës, ku Bego ka planifikuar të ndërtojë. Por plani u ndryshua në 2017-ën, pasi Bego kishte lidhur kontratë për ndërtimin e projektit 60 milionë euro.

Me firmën e Erion Veliajt dhe të Edi Ramës, Plani ndryshoi dhe Lumi Lanë u zhvendos duke mos prekur asnjë centimetër nga toka ku do të ndërtojë trafikanti i drogës, miku i Taulant Ballës.

Gjatë gjithë këtyre ditëve, Erion Veliaj që flet për gjithçka, nuk u ka shpjeguar shqiptarëve pse e ndryshoi projektin e Lanës për llogari të projektit 60 milionë euro të Edmond Begos. Kush fshihet pas trafikantit ndërkombëtar të drogës, i cili ka deklaruar publikisht se nuk disponon 60 milionë euro.

Këto pyetjeve duhet t’u japë përgjigje edhe Ministri i Financave Arben Ahmetaj. Ai është personi i dytë kyç në këtë aferë. Arben Ahmetaj, mashtroi qytetarët, kur tha se ministria e drejtuar prej tij nuk ka patur asnjë lidhje me Edmond Begon gjatë procesit të privatizimit të zonës, ku i dënuari me 21 vjet burg për trafik droge do të ndërtojë projektin rezidencial 60 milionë euro. Ndryshe nga sa mashtron Arben Ahmetaj, dokumentet zyrtare provojnë se shitja është kryer për llogari të mikut trafikant droge të Taulant Ballës.

Afera e projektit 60 milionë euro pranë Unazës së Madhe me ndërtues trafikantin e drogës Edmond Bego, e ka pikënisjen tek Ministria e Arben Ahmetajt. Përveç përmbylljes në një kohë rekord të privatizimit dhe shitjes së ish serave pranë Unazës së Madhe, ministria e Arben Ahmetajt ka patur marrëdhënie direkte financiare me Edmond Begon për këtë pronë.

/Marrë nga RD

The post Erion Veliaj zyrtarisht nën hetim appeared first on 55 News.

]]>
Nesër, pak para mesnatës, zyrtarisht fillon dimri https://55news.al/aktualitet/neser-pak-para-mesnates-zyrtarisht-fillon-dimri/ Thu, 20 Dec 2018 15:04:12 +0000 https://new.55news.al/?p=75387 Stina e dimrit në Kosovë fillon nesër, të premten, në orën 23 e 06 minuta. Në të njëjtën kohë për banorët e hemisferës jugore të Tokës fillon vera. Dielli nesër lind në 07.02 dhe perëndon në 16.05. Dita e nesërme do të jetë më e shkurtra e vitit, ndërsa nata më e gjata. Në Prishtinë […]

The post Nesër, pak para mesnatës, zyrtarisht fillon dimri appeared first on 55 News.

]]>
Stina e dimrit në Kosovë fillon nesër, të premten, në orën 23 e 06 minuta. Në të njëjtën kohë për banorët e hemisferës jugore të Tokës fillon vera.

Dielli nesër lind në 07.02 dhe perëndon në 16.05.

Dita e nesërme do të jetë më e shkurtra e vitit, ndërsa nata më e gjata.

Në Prishtinë dita do të jetë e gjatë nëntë orë e 3 minuta, ndërsa nata 14 orë e 57 minuta

The post Nesër, pak para mesnatës, zyrtarisht fillon dimri appeared first on 55 News.

]]>
Ura më e gjatë në botë, prej 55 km hapet zyrtarisht nesër, kushtoi 15 miliardë euro https://55news.al/aktualitet/ura-me-e-gjate-ne-bote-prej-55-km-hapet-zyrtarisht-neser-kushtoi-15-miliarde-euro/ Mon, 22 Oct 2018 08:47:21 +0000 https://new.55news.al/?p=60008 40,000 vetura pritet të qarkullojnë çdo ditë në trajektoren e kësaj ure gjigante. Ura Hong Kong-Zhuhai-Macao, e cila lidh anët lindore dhe perëndimore të Deltës së lumit Pearl në jug të Kinës, do të hapet zyrtarisht më 23 tetor. Një strukturë titanike që ndërlidh një urë, katër ishuj artificialë dhe një tunel prej 6.7 kilometra […]

The post Ura më e gjatë në botë, prej 55 km hapet zyrtarisht nesër, kushtoi 15 miliardë euro appeared first on 55 News.

]]>
40,000 vetura pritet të qarkullojnë çdo ditë në trajektoren e kësaj ure gjigante.

Ura Hong Kong-Zhuhai-Macao, e cila lidh anët lindore dhe perëndimore të Deltës së lumit Pearl në jug të Kinës, do të hapet zyrtarisht më 23 tetor.

Një strukturë titanike që ndërlidh një urë, katër ishuj artificialë dhe një tunel prej 6.7 kilometra shtrihet në një total prej gati 55 kilometra.

 

Jo më pak se 420,000 tonë çelik, ekuivalente me gjashtëdhjetë kullat Eiffel, por edhe shtatë vjet punë, do të ishte e nevojshme për të lidhur qytetet e Hong Kongut Macaut dhe Zhuhait.

Ky ndërtim prej 15 miliardë eurosh do të zvogëlojë kohën e udhëtimit mes këtyre tre qyteteve në 45 minuta kundër tre orëve deri më tani. Çdo ditë do të përdoret nga gati 40 mijë automjete në gjashtë korsi.

Ky projekt ka lindur në vitin 2010 pas një marrëveshjeje midis qeverive të Provincës Guangdong në Kinë, Hong Kong dhe Makao.

“Në fillim, ekspertët e huaj na thanë se do të ishte e pamundur për shkak të kufizimeve teknike, por tani që është bërë, Kina ka një nga urat më të mira në botë”, tha Zhang Meisheng, kryetar i Zyrës së Punëve të Jashtme të Zhuhai.

Në këtë projekt gjigand u përfshin 20 mijë inxhinierë që punonin në të njëjtën kohë.

Dy vjet më parë, Kina përuroi urën më të lartë në botë në më shumë se 500 metra mbi nivelin e tokës për të lidhur dy krahinat malore të jug-perëndimit midis qyteteve të Xuanwei dhe Shuicheng.

The post Ura më e gjatë në botë, prej 55 km hapet zyrtarisht nesër, kushtoi 15 miliardë euro appeared first on 55 News.

]]>
Kush i “ruan” lojërat e fatit? – Zyrtarisht, Autoriteti pushon së funksionuari https://55news.al/aktualitet/kush-i-ruan-lojerat-e-fatit-zyrtarisht-autoriteti-pushon-se-funksionuari/ Wed, 17 Oct 2018 15:42:37 +0000 https://new.55news.al/?p=58784 Ndërsa qeveria ka ndërmarrë një reformë drastike në sektorin e lojërave të fatit, nga sot, Autoriteti i Mbikëqyrjes së këtij sektori është “ngrirë”, për një periudhë të pacaktuar, me qëllim ristrukturimi. Vendimi i marrë nga qeveria më datën 9 Tetor 2018 është botuar në Fletoren Zyrtare dhe ka hyrë zyrtarisht në fuqi. Sipas vendimit, ministri […]

The post Kush i “ruan” lojërat e fatit? – Zyrtarisht, Autoriteti pushon së funksionuari appeared first on 55 News.

]]>
Ndërsa qeveria ka ndërmarrë një reformë drastike në sektorin e lojërave të fatit, nga sot, Autoriteti i Mbikëqyrjes së këtij sektori është “ngrirë”, për një periudhë të pacaktuar, me qëllim ristrukturimi. Vendimi i marrë nga qeveria më datën 9 Tetor 2018 është botuar në Fletoren Zyrtare dhe ka hyrë zyrtarisht në fuqi. Sipas vendimit, ministri i Financave dhe Ekonomisë, si organi epror, është përgjegjës tashmë për të nxjerrë aktet e nevojshme për ristrukturimin e AMLF-së, si dhe të ndjekë zbatimin e këtij procesi.

Por kush e zëvendëson Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit (AMLF) në këtë periudhë shumë intensive për këtë industri dhe që vëmendja duhet të jetë më e shtuar në mënyrë që të informohen bizneset dhe marrin masat e nevojshme për të qenë të vetëpërgatitur për atë që i pret nga 1 Janari 2019, ku kazinotë elektronike do të zhvendosen dhe bastet sportive do të mbyllen. Vendimi i qeverisë i ngarkon Ministrit të Financave, detyrën që të përcaktojë aktivitetet konkrete që do të vijojë të kryejë AMLF-ja, për mbikëqyrjen e veprimtarisë së lojërave të fatit, gjatë periudhës së përkohshme të pezullimit çka është një non sens për shkak ajo ka pushuar së funksionuari.

Megjithatë, burime nga financat bëjnë me dije për TV SCAN se ende nuk ka asnjë gjë konkrete në këtë drejtim dhe asnjë strukturë e re që të marrë përsipër mbikëqyrjen e këtij sektori deri në bërjen funksionale të Autoritetit përkatës. Ndërsa edhe websiti zyrtar i Autoritetit ka dalë jashtë funksionit gjatë kësaj periudhe.

 

The post Kush i “ruan” lojërat e fatit? – Zyrtarisht, Autoriteti pushon së funksionuari appeared first on 55 News.

]]>
Kosova zyrtarisht anëtare e Frankofonisë https://55news.al/bota-shqiptare/kosova-zyrtarisht-anetare-e-frankofonise/ Thu, 11 Oct 2018 13:49:02 +0000 https://new.55news.al/?p=56991 Kosova zyrtarisht është pranuar në organizatën ndërkombëtare të Frankofonisë. Shteti është pranuar me statusin e anëtarit të asocuar në këtë organizatë. Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli e ka quajtur sukses të madh të diplomacisë kosovare anëtarësimin në Frankofoni që sipas tij, është më e fuqishmja në botë pas OKB-së. Kryeministri i Shqipërisë, Edi […]

The post Kosova zyrtarisht anëtare e Frankofonisë appeared first on 55 News.

]]>
Kosova zyrtarisht është pranuar në organizatën ndërkombëtare të Frankofonisë.

Shteti është pranuar me statusin e anëtarit të asocuar në këtë organizatë.

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli e ka quajtur sukses të madh të diplomacisë kosovare anëtarësimin në Frankofoni që sipas tij, është më e fuqishmja në botë pas OKB-së.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar për anëtarësimin e Kosovës në Frankofoni.

“Kosova kalon sprovën e miratimit dhe kthehet nga vëzhgues në anëtar i asociuar i Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë. Urime Kosovës dhe të gjithë atyre që punuan për këtë votim me rëndësi për ecurinë e shtetit tonë të dytë”, ka shkruar ai.

The post Kosova zyrtarisht anëtare e Frankofonisë appeared first on 55 News.

]]>
Hierro zyrtarisht largohet si trajner i Spanjes https://55news.al/sport/hierro-zyrtarisht-largohet-si-trajner-i-spanjes/ Sun, 08 Jul 2018 12:10:03 +0000 https://new.55news.al/?p=33017 Federata e Futbollit e Spanjës ka njoftuar se Fernando Hierro nuk do të vazhdojë të jetë në postin e përzgjedhësit të pas eliminimit nga Kampionati Botëror “Rusia 2018”. Hierro u bë përzgjedhës një ditë pasi Julen Lopetegui u shkarkua, pak para nisjes së Botërorit. Spanja nisi Botërorin me barazimin 3 me 3 me Portugalinë e […]

The post Hierro zyrtarisht largohet si trajner i Spanjes appeared first on 55 News.

]]>
Federata e Futbollit e Spanjës ka njoftuar se Fernando Hierro nuk do të vazhdojë të jetë në postin e përzgjedhësit të pas eliminimit nga Kampionati Botëror “Rusia 2018”.

Hierro u bë përzgjedhës një ditë pasi Julen Lopetegui u shkarkua, pak para nisjes së Botërorit.

Spanja nisi Botërorin me barazimin 3 me 3 me Portugalinë e më pas u eliminua nga Rusia në 1/8 e finales.

“Pas shumë kilometrave të përbashkët, Federata e Spanjës dhe Fernando Hierro kanë ndarë rrugët me përfundimin e Kampionatit Botëror. Trajneri ka refuzuar të kthehet në pozitën e Drejtorit Sportiv për të kërkuar sfida të reja profesionale”, ka njoftuar Federata Spanjolle.

The post Hierro zyrtarisht largohet si trajner i Spanjes appeared first on 55 News.

]]>
Arabi/ Gratë lejohen zyrtarisht në timon! https://55news.al/globi/arabi-grate-lejohen-zyrtarisht-ne-timon/ Sun, 24 Jun 2018 07:37:58 +0000 https://new.55news.al/?p=28806 Gjinisë femërore në Arabinë Saudite u lejohet zyrtarisht nga sot të drejtojnë një automjet, pas heqjes së një kufizimi kontroversial prej dekadash të tëra, që e bënin mbretërinë arabe të vetmin në botë në këtë drejtim. Ky ndryshim u njoftua që prej shtatorit të vitit të kaluar, ndërsa leja e parë e drejtimit për një […]

The post Arabi/ Gratë lejohen zyrtarisht në timon! appeared first on 55 News.

]]>
Gjinisë femërore në Arabinë Saudite u lejohet zyrtarisht nga sot të drejtojnë një automjet, pas heqjes së një kufizimi kontroversial prej dekadash të tëra, që e bënin mbretërinë arabe të vetmin në botë në këtë drejtim.

Ky ndryshim u njoftua që prej shtatorit të vitit të kaluar, ndërsa leja e parë e drejtimit për një femër u lëshua vetëm në fillim të këtij muaji.

Arabia Saudite ishte i vetmi vend në botë ku gratë nuk mund të drejtonin automjete, ndërsa familjarëve u duhej të punësonin shoferë private për të çdo të afërme femër.

Kjo lëvizje vjen mes një fushate të intensififikuar ndaj aktivistëve që kanë bërë fushatë për të drejtën për të drejtuar një automjet.

Të paktën 8 gra, aktiviste për këto të drejta, janë arrestuar dhe mund të përballen me gjykimin në një gjykatë antiterrori, e rrezikojnë dënime afatgjata për aktivitetet e tyre, siç thekson grupi i të drejtave të njeriut “Amnesty International”.

Kjo organizatë ka bërë gjithashtu thirrje për reforma më të gjera në Arabinë Saudite, aty ku femra mbetet ende subjekt i ligjeve të kujdestarisë nga një mashkull.

Dhjetëra femra u arrestuan për drejtim të paligjshëm në Rijad në vitet 1990, ndërsa disa të tjera kanë sfiduar ligjet duke publikuar video teksa drejtonin në timon në vitin 2008, e mes viteve 2011-2014. Por tashmë, mijëra gra do ta kenë fatin të zbresin sërish në rrugë, pa u ndalur nga autoritetet.

The post Arabi/ Gratë lejohen zyrtarisht në timon! appeared first on 55 News.

]]>