Ad imageAd image

Vrasësi i Ardit Gjoklaj flet për kohën kur do piqen fiqtë

2 min lexim

Në çdo dalje mediatike, në çdo televizion të mundshëm, në çdo deklaratë, shpikja më monstruoze e mediave në Shqipëri, ky njeriu që është kryetar i Bashkisë së Tiranës neverit çdo njeri që ka fatin e keq ta shohë apo dëgjojë.

Një njeri pa asnjë skrupull moral, gënjeshtar i nivelit neveritës, Erion Veliaj ka habitur edhe këtë herë me deklaratën e tij. Konkubina elektronike u shpreh sot se mezi pret të kalojnë zgjedhjet e 30 qershorit që të kalojë një fond për ndërtimin e shtëpive të prekura nga tërmeti në zonën e Korçës?!

Çfarë broçkullash arrish të nxjerrë nga goja ‘lavatriçja’ më e famshme e pastrimit të parave në Evropë?! Pse u dashka që ky njeri, që ka gënjyer edhe për diplomat e tij, të presë zgjedhjet e 30 qershorit për tërmetin ën Korçë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Çfarë pune ka ky nje herë me tërmetin në Korçë apo kërkon të mbulojë shefin e tij Ramën që i pllakosur nga hidhërimi për shkak të rrokapujës që po merr ka harruar të gjitha detyrat e tij si kryeministër.

Gjithsesi Veliaj të rrijë i qetë. Koha, të cilës ai është duke iu referuar, nuk do të vijë kurrë.  Nuk do të piqen fiqtë këtë herë për vrasësin e Ardit Gjoklajt. REDAKSIONALE

Ndani këtë artikull