Ad imageAd image

Deklarata e Krimeve të Rënda, krim i rëndë

2 min lexim

Kryeprokurorja e Krimeve të Rënda, Donika Prela, vartësja e Arta Markut dhe shërbëtorja e Edi Ramës, është kapur në një situatë shumë të keqe ditën e djeshme. Në nxitim e sipër ajo ka bërë një deklaratë skandaloze pas publikimit të video përgjimeve të gazetës Bild.  Në një njoftim për media, Prela ankohet se bërja publike e përgjimeve ka prishur imazhin e prokurorisë. Gjithashtu në njoftim thuhet, se është duke u hetuar për të zbuluar njerëzit që i kanë nxjerrë video përgjimet.

Ky është vërtet një krim i rëndë i drejtueses që në fakt do të duhet të hetojë krimet e rënda. Prela në vend që të presë urdhërarrestet për të gjithë ata që dolën dje më zë teksa bënin pazaret e votës na u shqetësoka për imazhin.

Nuk ka faj kur mendon se si sillet shefja e saj. Arta Marku, vetëm pak orë para se ‘Bild’ të shkaktojë tërmet me dosjet e famshme ku përfshihet qeveria e Edi Ramës, nuk është paraqitur në seancën e djeshme të Parlamentit për të raportuar siç ishte parashikuar.

- reklamë -
Ad imageAd image

Pritej me mjaft interes raportimi i kryeprokurores së ashtuquajtur e përkohshme, Arta Marku, e cila do të bënte bilancin e punës së organit të akuzës për vitin 2018 ku ne fakt i vetmi bilanc i saj ishte vetëm përdorimi politik nga Rama kundër opozitës. 

Nuk kishte se si te ndodhte ndryshe kur zgjedhja e Arta Markut është personifikimi i shkatërrimit te Reformës ne Drejtësi, e cila shkojë në atë zyrë që mban sot e zgjedhur vetëm më 69 vota PS, e zgjedhur në mënyrë të njëanshme mes tymit dhe flakëve ne dhomën e legjislativit.

Kjo bandë që nis në çdo zyrë të thjeshtë të institucioneve në vend dhe shkon në Kryeministri shkatërroi çdo element të shtetit në vend.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull