Ad imageAd image

Shakira “ tradhton” publikisht bashkëshortin

1 min lexim

Këngëtarja me famë botërore, Shakira, e ka shfaqur hapur tradhtinë e saj ndaj bashkëshortit, Gerard Pique, futbollist i njohur dhe në këtë kampionat botëror ai luan me Spanjën.

Shakira e ka shfaqur hapur tradhtinë e saj ndaj bashkëshortit, Gerard Pique, futbollist i njohur dhe në këtë kampionat botëror ai luan me Spanjën.

Ajo gjithmonë ka treguar që është fanse e futbollit dhe e ndjek  kampionatin botëror shumë kërshëri, ajo e ka bërë të dukshme që nuk përkrah ekipin ku luan bashkëshorti i saj, por është tifoze e zjarrtë e ekipit të vendit nga ajo vjen, Kolumbisë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Pjesë e “tradhtisë” nuk është vetëm ajo, por edhe fëmijët e çiftit dhe prindërit e saj. Ka qenë një video që ajo ka shpërndarë ku shihet ajo me prindërit e saj dhe fëmijët duke bërtitur “Kolumbia, Kolumbia” ndërkohë që qeshnin me njëri – tjetrin.

Pavarësisht  videos është e sigurt që ajo është fansja numër një e Pique dhe përkrahja e tij më e madhe!

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull