Ad imageAd image

Foto/ Ronaldo, tmerri i Bayernit me këtë statistikë…

1 min lexim

Ronaldo është rreziku numër një për Bayernin në “Bernabeu”, pavarësisht se në ndeshjen e parë ai nuk shkëlqeu.

Bayern Munichu ndali ecurinë fantastike të Cristiano Ronaldon prej 12 ndeshjeve duke shënuar gol në Champions League, duke llogaritur këtu edhe finalen e edicionit të kaluar, raporton “UEFA.com”.

Por, portugezi është sërish rreziku kryesor për Bavarezët në “Santiago Bernabeu” që do të tentojnë të përmbysin rezultatin prej 1-2 nga ndeshja e parë. Se CR7 është i frikshëm, e tregon edhe kjo statistikë e publikuar nga UEFA.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ronaldo ka shënuar 13 gola në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, më shumë se çdo lojtar tjetër në histori. Përveç kësaj, Ronaldo i ka shënuar nëntë gola në shtatë ndeshje Bayernit.

ronaldo.png

 

Ndani këtë artikull