Ad imageAd image

“Rruga e Lal Plehut që shtrohet dhe shkatërrohet çdo 5 ditë! Vidh e vidh nuk ka të sosur”

2 min lexim

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari i cili denoncon faktin se si është prishur dhe ndërtuar disa herë e njëjta rrugë nga ana e Veliajt.

Postimi i plotë

Rruga e Lal Plehut që shtrohet dhe shkatërrohet çdo 5 ditë! Vidh e vidh nuk ka të sosur!

- reklamë -
Ad imageAd image

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Doktor përshëndetje.

Jemi tek rruga Azem Galica në Laprakë.

Para 4 vitesh lal plehu i preu shiritin për inaugurim.

Gjatë ksaj kohe është prish edhe disa herë të tjera sepse nuk kishin bërë kanalizime.

Përsëri para 1 muaj e gjysem u shkatërrua totalisht nga kjo firmë që shikoni ktu në foto(që ska nevojë shumë për komente se e kujt është) dhe në të u vendos një tub i madh i ujit të pijshëm dhe gjatë gjithë verës na mbyti pluhuri, nuk i kena mbajt 1 ditë dyer dhe dritare hapur dhe as rrobat të ndehen në tel nuk mund ti vendosnim prej pluhurit të tmerrshëm që krijohej . U rindërtua dhe u bë asfaltimi i ri i komplet rrugës siç duket edhe tek fotoja asfalti i ri. Tani para 5 ditësh përsëri kjo kompani ndërtimi u kujtua se duhet t vendosi edhe tubat e ujrave të zeza dhe e rihap prap ktë gropë të stërmadhe pa asnjë masë sigurie anash që larg o zot të bjeri ndonjë fëmijë në të. Të përshëndes, dhe të lutem.

Ndani këtë artikull