Ad imageAd image

VIDEO/ Vizitë misterioze e Saimir Tahirit në spital, ironizon Berisha: Mos takoi Milin e partisë?!

1 min lexim

Një vizitë e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në një nga spitalet private të Tiranës nuk i ka shpëtuar vëmendjes së qytetarëve, të cilët e kanë filmuar “të paprekshmin” e kryeministrit.  Në videon të publikuar në faqen e tij në Fb, ish-kryeministri Sali Berisha nuk i ka reshtur thumbat ndaj Tahirit, që vazhdon të gjendet nën akuzë për lidhjet e tij me bandat kriminale si e Habilajve apo e Emiljano Shullazit. Kujtojmë se ky i fundit, nga burgu, kohët e fundit u dërguar në spital i sëmurë.

Berisha: “Saimir Trafiku në Spitalin Amerikan!  Mister kjo vizitë e tij! Kë takoi? Interesohet për…? Vizitoi Milin e Partisë? Shikoni videon e qytetarit dixhital.”

 
ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull