Ad imageAd image

Ngushëllim/ Berisha: Hajrie Kupi, vajza e tribunit popullor Abas Kupi, një epope e vërtet e qëndresës së pamposhtur

1 min lexim

Nga Sali Berisha

Miq, dje u nda nga jeta Hajrie Kupi, vajza e tribunit popullor Abas Kupi, burri qe nisi rezistencen ndaj pushtuesit qe ne oret e para te sulmit fashist dhe lufoi me guxim dhe trimeri te rralle per lirine kombetare te shqiptareve gjer ne çlirimin e tyre.

Abaz Kupi pas lufte do vazhdonte perpjekjet per permysjen e rregjimit stalinist ne Shqiperi kurse Enver Hoxha do te mbante peng ne kampet e perqendrimet dhe burgjet Hajrien dhe te gjithe familjen e nderuar te Abaz Kupit.

- reklamë -
Ad imageAd image

Saga e vuajtjeve, sakrificave te Hajrie Kupit, bashkeshortit te saj Viktor Dosti, djali i intelektualit te shquar, nacionalistit dhe drejtuesit te Ballit Kombetar, Hasan Dostit dhe femijeve te tyre gjate kalvarit komunist 46 vjeçar, jane nje epope e vertet e qendreses se pamposhtur dhe frymzuese per vlerat dhe idealet me te larta fisnik te njeriut.

Me kete rast shpreh nderimin tim me te thelle dhe ngushellimet e mia me te ndjera familjes, te afermve dhe miqve te familjes te te ndjeres Hajrie Kupi dhe lutem se bashku me ta qe shpirti i saj te gjeje paqen e merituar. Ngushellime! sb

Ndani këtë artikull