Ad imageAd image

Klosi thotë se po pastrohet Shqipëria, Inspektoriati i Mjedisit gjobit kryebashkiakun e Himarës

1 min lexim

Kryetari i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro është gjobitur me 500 mijë lekë të reja nga inspektorët e mjedisit për shkelje të standardeve dhe kushteve të menaxhimit të mbetjeve urbane.

Gjatë inspektimi në kuadër të menaxhimit të mbetjeve, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit konstatoi se shëtitorja e plazhit Drimadës nuk ishte pastruar nga mbetjet prej disa ditësh.

Ndërkohë që ministri Klosi krenohet me fushatat e  ndërmarra për pastrimin e Shqipërisë në prag të hapjes së sezonit turistik ,bashkia e Himarës nuk kishte ndërmarrë asnjë masë lidhur me këtë problematikë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Krahas kryetarit të bashkisë, masë me gjobë 1 milionë e 500 mijë lekë të reja është marrë edhe ndaj firmës së pastrimit për mosrespektim të transferimit të mbetjeve.

Ndërkohë, ISHMP njofton se inspektimet në terren për menaxhimin e mbetjeve vijojnë në të gjithë vendin.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull