Ad imageAd image

Shpëtohen 30 refugjatë në kanalin e La Manche

1 min lexim

Rreth 30 refugjatë u kapën nga policia teksa po përpiqeshin të kalonin La Manche-in me dy varka. Mes tyre ishin edhe 7 minorenë. Refugjatët u kapën në brigjet e Pas-de-Calais, në veri të Francës.

Në orën 05:44 (03:44 GMT), forcat e shpëtimit u angazhuan për t’i dhënë ndihmë një varke, pas alarmit Sos, theksoi prefektuara e La Manche-it.

Refugjatët ndodheshin në dy varka, në të parën 11 dhe në tjetrën 19 të tillë.

- reklamë -
Ad imageAd image

 “Refugjatët u shpëtuan në orën 10:35 (08:35 GMT) dhe u dërguan në Calais ku u morën në dorëzim nga policia kufitare”, u shprehën autoritetet.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull