Ad imageAd image

Golat nuk i bëjnë punë në Argjentinë: Icardi përjashtohet sërisht nga Scaloni

1 min lexim

Shtatë gola me fanellën e Psg në një muaj, nga të cilat katër në Ligue 1 e tre në Champions League, nuk kanë mjaftuar të bindin trajnerin e Argjentinës Scaloni të rithërrasë në Kombëtare Mauro Icardi. Ish-kapiteni i Inter nuk figuron aspak në listën e të grumbulluarve të Albiceleste për dy takimet miqësore të luksit, kundër Brazilit (15 nëntor) e Uruguajit (18 nëntor). Kthehet në kombëtare Lionel Messi pas skualifikimit, ndërsa para Icardit preferohen Paulo Dybala e Lautaro Martinez.

 

Lista de convocados de la Selección Mayor y Sub 23 para la doble fecha FIFA de noviembre.

View image on Twitter

 
864 people are talking about this
 

 

Lajmi më i rëndësishëm për Scaloni është rikthimi i Messi, që vesh përsëri fanellën e Argjentinës, pasi ka përfunduar skualifikimin tre mujor të vendosur nga Conmebol gjatë edicionit të fundit të Kupës së Amerikës, me motivin se ka kritikuar punën e arbitrit.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull