Ad imageAd image

Drejtor, vëllai i deputetit të PS/ Hajdutët grabisin 110 mln lekë në postën e Krujës

1 min lexim

Zbulohen detaje të reja në lidhje me grabitjen e postës shqiptare të ndodhur mëngjesin e sotëm në Krujë.

Burime policore thanë se janë 110 mln lekë që janë grabitur nga persona ende të paidentifikuar. Këto ishin paratë e pensioneve që kishin shkuar në postë.

Deri më tani është vënë në pranga vetëm roja i postës dhe shpallur në kërkim specialisti i sallës.

- reklamë -
Ad imageAd image

Roja i arrestuar është identifikuar si Besnik Parruca.

Ndërkaq mësohet se drejtor i postës së Krujës është Xhelal Rraja, vëllai i deputetit të PS-së Rrahman Rraja.

 

Ndani këtë artikull