Ad imageAd image

Video/Kryebashkiakja u tërhoq zvarrë në mes të qytetit, i prenë flokët dhe e lyen me bojë të kuqe

1 min lexim

Kryebashkiakja e një qyteti të vogël në Bolivi është sulmuar nga protestuesit e opozitës, të cilët e tërhoqën atë nëpër rrugë, e lyen me bojë të kuqe dhe i prenë me forcë flokët.

Patricia Arce e partisë qeverisëse Mas u dorëzua në polici në Vinto pas disa orësh.

Kjo ngjarje ndodhi një seri përplasjesh të dhunshme midis mbështetësve të qeverisë dhe kundërshtarëve, pas zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale.

- reklamë -
Ad imageAd image

Të paktën tre persona kanë vdekur deri më tani.

Një grup protestuesish kundër qeverisë bllokuan një urë në Vinto, një qytet i vogël në provincën Cochabamba në Bolivinë qendrore, si pjesë e demonstratave të tyre të vazhdueshme pas zgjedhjeve presidenciale në 20 tetor.

Protestuesit fajësuan kryebashkiaken Arce atë për vdekjen e dy protestuesve.

Në mes të britmave “vrasëse, vrasëse”, burra të maskuar e tërhoqën zvarrë nëpër rrugët drejt urës. Atje, ata e bënë të gjunjëzohej, i prenë flokët dhe e lyen me bojë të kuqe. Ata gjithashtu e detyruan atë të nënshkruajë një letër dorëheqjeje.

Arce u dorëzua përfundimisht në polici, e më pas e çuan në një qendër lokale shëndetësore.

 

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull