Ad imageAd image

Kosovë, ankesat e partive politike për rezultatin e zgjedhjeve

1 min lexim

Në Kosovë, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka pranuar 100 ankesa pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Sipas rezultateve kryeson lëvizja Vetëvendosje e pasuar nga Lidhja Demokratike, të cilat kanë përmbyllur takimet e grupeve punuese për harmonizimin e programit qeverisës, duke u hapur mundësi bisedimeve politike për një marrëveshje për bashkëqeverisje, që mund të ndodhë pas certifikimit të rezultateve.

Ndani këtë artikull