Ad imageAd image

Foto-Emri/ Princi arab vdes nga mbidoza e drogës në Londër, sheiku 39-vjeçar u gjet nga pastruesja

1 min lexim

Një princ nga Emiratet e Bashkuara Arabe, djali i sundimtarit të qytetit të Sharjah u gjet i vdekur në apartamentin e tij luksoz ne Londër si pasojë e një overdoze me kokainë pas një nate të shfrenuar seksuale me një mashkull.

Sheiku Khalid Al Qasimi 39 vjeç u gjet i vdekur nga pastruesja e banesës në pjesën perëndimore të kryeqytetit Britanik. Sipas hetuesisë, shkak i vdekjes së sheikut kishte qenë helmimi nga droga marrë në nivele të larta.

Sipas autoriteteve, personi i fundit që e kishte vizituar në apartamentin e tij kishte qënë një mashkull eksort i quajtur Yohan Escobar. I pyetur nga autoritetet, Escobar u shpreh se edhe ai kishte përdorur të njëjtën përzierje droge.

- reklamë -
Ad imageAd image

Babai i viktimës Sulltan bin Muhamed Al Qasimi ka qeverisur Sharjahun që nga viti 1972. Edhe djali i madh i sundimtarit nga martesa e tij e parë, Sheik Mohamed bin Sulltan bin Mohamed Al Qasimi vdiq nga një mbidozë e drogës në moshën 24 vjeçare në vitin 1999 në shtëpinë e familjes në Sussex.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull