Ad imageAd image

Media e madhe ndërkombëtare godet ashpër Ramën: Dy javë pas tërmetit nuk ka asnjë…

1 min lexim

Një nga rrjetet mediatike më të mëdha në botë, Al Jazeera, ka goditur qeverinë në lidhje me situatën post tërmet në Shqipëri.

Media e madhe ndërkombëtare thotë se shteti nuk po duket pranë banorëve të prekur nga tërmeti i rëndë i 26 nëntorit. Gazetarja thotë se ata që kanë humbur banesat e tyre, ankohen se kanë marrë pak ose aspak ndihmë nga shteti.

Edhe pse kanë kaluar thuajse dy javë, thuhet në reportazh, qytetarët ankohen se nuk e kanë parë dorën e qeverisë, pavarësisht premtimeve. Irena Doçi nga Mamurrasi thotë se nuk ka marrë asgjë nga bashkia, as ushqim, as rroba, asgjë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Edhe Lindita Basha thotë se nuk ka marrë asgjë si ndihmë. Kurse Bujar Caka, që humbi gruan dhe djalin 18-vjeçar në Thumanë, thotë se është akoma pa strehë dhe jeton te të afërmit.

Ai thotë se Elvis Naçi i ka ofruar ndihmë për të ngritur një shtëpi të re, por qeveria e ka refuzuar duke insistuar se do e ndihmojë vetë. “Na kanë premtuar shumë, por janë fjalë bosh. Për ne ka vdekur shpresa,” thotë Cuka.

Ndani këtë artikull