Ad imageAd image

Therën dhe poqën në hell 12 dele për ‘Shën Gjergj’, por… alarmuan policinë e Berlinit  

1 min lexim

Veprimi i tyre jo vetëm ngriti një këmbë gjithë policinë Berlineze, por la “gojë hapur” dhe tmerroi gjithë opinionin publik në Gjermani…

E diela ishte një ditë e bukur pranvere edhe në Gjermani, por policia e Berlinit kreu një aksion të pazakontë.

Një njoftim në radiot e policisë bëri të ditur se disa persona po shkarkonin nga makina disa dele gati për t’i pjekur në një park publik.

- reklamë -
Ad imageAd image

Kur mbërritën në park, policia vuri re se 12 dele ishin therur dhe vendosur duke u pjekur në hell, i cili ishte i lidhur me bateri makinash.

Rreth tyre ishin rreth 150 njerëz që festonin.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën edhe zjarrfikëset që fikën zjarrin. Personat përgjegjës u shoqëruan në polici.

Ata thanë se, kishin dalë për të festuar “Shën Gjergjin”. Sipas “Bild”, ata janë shtetas me origjinë nga Bosnja.

Sipas autoriteteve, një gjobë prej të paktën 5 mijë eurosh rrezikon t’u vendoset atyre për prishje të qetësisë në parqe, therje të paautorizuar të kafshëve dhe zjarr-ndezje në vende publike./Bild/

Ndani këtë artikull