Ad imageAd image

Sekuestrohen 41 mijë euro në Kakavijë/ Procedohet penalisht 38 vjeçari

1 min lexim

Në pikën kufitare Kakavijë janë sekuestruar 41 mijë euro, ndërsa është proceduar penalisht një 38 vjeçar.

Bëhet me dije se eurot e sekuestruara ishin të fshehura në automjetin e personit me iniciale E.B, banues në Kuçovë.

38 vjeçari do të udhëtonte drejt Greqisë dhe paratë u gjetën në pjesën e brendshme të makinës.

- reklamë -
Ad imageAd image

Paratë që do të kalonin nuk ishin të deklaruar në pikën kufitare nga 38 vjeçari.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull