Ad imageAd image

Koronavirusi, gjermani i infektuar në Bavari nga një grua që vinte nga Kina

1 min lexim

Pacienti i parë i infektuar nga Koronavirusi në Gjermani, një sipërmarrës, e ka marrë virusin nga një e ftuar kineze, në ndërmarrjen e tij. Lajmin e bën me dije Dpa.

Gruaja që vinte nga Kina, ndodhej në Bavari për një trajnim në Webasto.

Ky është rasti i dytë në botë i transmetimit të virusit jashtë nga Kina, pas atij të Vietmamit. Të gjithë të tjerët e infektuar kishin qenë së fundmi në Kinë, ku kanë marrë virusin.

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull