Ad imageAd image

Gjykata kthen në detyrë dy policë, pezullohen 5 të tjerë

2 min lexim

Vetëm pak ditë pasi SHÇBA i pezulloi nga puna, Gjykata e Krujës ka kthyer në detyrë dy punonjës policie, nga 7 të pezulluar.

Ata janë Muharrem Celami me detyrë ndihmës-specialist për rendin dhe Kadri Daci po ndihmës-specialist për rendin.

Gjykata në rastin konkret konkludoi se nuk kishte vepër penale.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ndërkohë që gjykata la në fuqi vendimin e prokurorisë për 5 policët e tjerë.

7 punonjësit e policisë së komisariatit të Kruhës ishin pezulluar nga detyra për shpërdorim detyre.

Sipas Prokurorisë së rrethit Krujë, gjatë ushtrimit të detyrës ata kanë favorizuar kultivimin e kanabisit, ndërtimeve pa leje si dhe kanë manipuluar dhe fshehur disa ngjarje.

Efektivët e pezulluar janë punonjës patrulle të përgjithshme dhe ndihmës specialist për rendin.

Pezullimi i efektivëve nga puna është bërë në kuadër të operacionit “Abuzuesit e detyrës 2”, vazhdim i operacioni ku u arrestuan 17 punonjës policie në Durrës, të cilët më pas u liruan, duke iu komunikuar masa të lehta sigurie dhe pezullimi nga puna.

Punonjësit e policisë për të cilët Gjykata vendosi të pranojë vendimin e prokurorisë për pezullimin e tyre nga detyra

– Xhevair Babasi punonjës i Patrullës së Përgjithshme;

– Sabri Danaj ndihmës/specialist për Rendin;

– Nuri Sefa ndihmës/specialist për Rendin;

– Dervish Sana ndihmës/specialist për Rendin;

– Fatmir Beqaj punonjës i Patrullës së Përgjithshme.

Punonjësit e policisë që kthehen në detyrë

– Kadri Daci ndihmës/specialist për Rendin;

– Muharrem Celami, ndihmës/specialist për Rendin;

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull