Ad imageAd image

Trafik ndërkombëtar njerëzish/ Ndalohet kamioni me 53 migrantë, arrestohet shoferi

2 min lexim

Policia në Maqedoninë e Veriut ka zbuluar 53 migrantë të fshehur në një kamion, në rajonin kufitar juglindor.

“Shoferi i kamionit është arrestuar, pasi ai dyshohet të jetë pjesë e një bande trafikimi. Ai është shtetas maqedonas”, tha policia përmes një njoftimi, raporton Rel.  

Kamioni u ndalua gjatë një kontrolli rutinor në afërsi të qytetit Valandovë, që ndodhet në afërsi të kufijve të Maqedonisë së Veriut me Greqinë dhe Bullgarinë.

- reklamë -
Ad imageAd image
 
 

Migrantët, për të cilët besohet se kanë hyrë në vend në mënyrë të paligjshme nga Greqia, u dërguan në qendrat e paraburgimit në Shkup dhe në qytetin kufitar të Gjevgjelisë.

 

Ata pritet të deportohen përsëri në Greqi.

Në vitin 2015 është mbyllur ajo që quhej “Rruga Ballkanike” të cilën mijëra migrantë e përdoren për të kaluar nga Greqia në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe më pas në ato të Evropës Perëndimore.

Megjithatë mijëra migrantë ende përpiqen ta bëjnë këtë rrugë, duke paguar kontrabandistët.

Policia e Maqedonisë së Veriut thotë se në tre javët e para të këtij viti, janë zbuluar gjithsej 1.365 migrantë, që kishin hyrë në vend në mënyrë të paligjshme.

Vitin e kaluar, policia ndaloi më shumë se 24.500 migrantë të kalonin kufijtë në mënyrë të paligjshme.

Ndani këtë artikull