Ad imageAd image

Platforma dixhitale për ripërdorimin e mbetjeve të ngurta për Ballkanin

2 min lexim

rek.JPG

 

Projekti S.W.A.N (Platforma dixhitale për ripërdorimin e mbetjeve të ngurta për Ballkanin), ka nisur të zbatohet në vitin 2017  i bashkëfinancuar nga Programi Ndërkombëtar i Bashkëpunimit Interreg V Balkan-Mediterranean 2014-2020 nëpërmjet Bashkimit Europian dhe Fondeve Kombëtare të vendeve pjesëmarrëse të tij.

- reklamë -
Ad imageAd image

Projekti shtrihet në katër vende, përkatësisht Greqinë, Shqipërinë, Qipron dhe Bullgarinë.

Partnerët zbatues të këtij projekti nga secili shtet janë:

  • Asociacioni i Komunave në Rajonin e Atikës (EDSNA), Greqi.
  • Ministria Greke e Mjedisit dhe Energjisë
  • Universiteti i Egjeut, Greqi
  • Ministria Shqiptare e Turizmit dhe Mjedisit
  • ILIRIA – Shoqata për Mbrojtjen dhe Zhvillimin Mjedisor dhe Social, Shqipëri
  • Shoqata Industriale Bullgare – Bashkimi i Biznesit Bullgar
  • Universiteti i Qipros, Qipro

Projekti SWAN synon do të zhvillojë një Platformë Interaktive IT midis vendeve të Ballkanit dhe pellgut të Mesdheut, e cila do të krijohet lokalisht dhe do të menaxhojë midis vendeve pjesëmarrëse, si zinxhirë vlerash për mbetjet e ngurta jo-të rrezikshme, duke promovuar në këtë mënyrë ekonominë qarkulluese drejt një shoqërie me zero mbetje.  Synim tjetër i projektit është të organizojë dhe të ndërlidhë (industrialisht dhe nga ana tregtare) prodhuesit e mbetjeve brenda rajonit, një vendi dhe / ose midis vendeve të Ballkanit, për të ripërdorur dhe ricikluar mbetjet e tyre në material të lëndës së parë për industritë e tjera.

Projekti parashikohet të zgjasë afro dy vjet dhe pritet të finalizohet në qershor të vitit 2020.

Projekt i bashkë-financuar nga Bashkimi Europian      dhe Fondet Kombëtare të vendeve pjesëmarrëse

 

www.facebook.com/SWANplatform                 www.swan-interreg.com

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull