Ad imageAd image

Strazimiri, Ramës: Lançon aministi për ‘paratë e çunave’, por nuk flet për rritje rrogash e pensionesh

2 min lexim

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri komenton ‘aministinë’ e lançuar nga kryeministri Edi Rama gjatë punimeve të Kongresit të PS.

Sipas Strazimirit, kreu i qeverisë kërkon 800 mijë vota, por nuk flet as për rritje rrogash e pensionesh, as për ulje taksash dhe as për ulje të çmimeve.

Ish-deputeti demokrat thekson se, qeveria e “çunave”, për të marrë “mandatin e tretë” nuk ka nevojë për votën e pensionistit, as të rrogtarit, as te dyqanxhiut e biznesmenit!!! 

Reagimi i plotë i Strazimirit:

 

Kërkon “një mandat të tretë” dhe “800 mijë vota”, por nuk “lançon”:
– as rritje pagash,
– as rritje pensionesh,
– as ulje taksash,
– as ulje të çmimeve,

JO!

“Lançon amnesti të përgjithëshme” për paret e “çunave”… mjafton që të mos jenë pare droge (?!), prostitucioni (?!), trafiqesh…. (?!)

PSE?

Sepse e qeveria e “çunave”, për të marrë “mandatin e tretë” nuk ka nevojë për votën e pensionistit, as të rrogtarit, as te dyqanxhiut e biznesmenit!!! 

Qeverisë së “çunave”, votën ia sjellin “çunat”!!!

“Çunat” me “influencat” e tyre, merren me grumbullimin e votave për qeverinë “që u qan hallet” !!!!

Qeverisë së “çunave” nuk i duhet vota për të marrë mandatin e tretë, sepse do ia marrin “çunat” … siç “morën votat” për mandatin e dytë!!!!
KAQ!!!!!!

 
Ndani këtë artikull