Ish- deputetja e LSi Floida Kërpaçi thotë se fasoneritë, ndërmarrje të cilat kanë me qindra punonjës dhe përbëjnë një rrezik për përhapjen e koronavirusit vijojnë punën edhe sot pavarësisht masave të qeverisë.
Po ashtu Kërpaçi thotë se duhen marrë masat edhe për qendrat tregtare dhe call centerat.
STATUSI I FLOIDA KËRPAÇIT
Ndërmarrjet e fasonit vazhdojnë punën edhe sot.
Shprehja qëndroni në shtëpi për këto gra e qytetarë që punojnë në fasoneri nuk është një zgjedhje individuale sepse e dijnë që nëse nuk paraqiten në punë edhe ajo pagë minimale që marrin do t’iu hiqet familjes së tyre.
Merrni masa për fasoneritë❗, qendrat tregtare❗,
call centera❗ ku janë të grumbulluar qindra qytetarë!

