Ad imageAd image

Sot pas 17:30 nis “shtetrrethimi”/Mbyllen tregjet, marketet e farmacitë

2 min lexim

Nga ora 17:30 e kësaj të premteje, deri në 05:00 të mëngjesit të së hënës, në Shqipëri do të mbyllet gjithçka, si pasojë e masave të ndërmarra me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Nuk lejohet lëvizja e këmbësorëve për asnjë arsye, mjeteve që s’kanë urgjenca si dhe është mbyllur çdo lloj aktiviteti ekonomik, përfshi edhe supermarketet, tregjet dhe farmacitë.

Ndryshe nga javët e tjera kur mbyllja e vendit bëhej të shtunën në orën 13:00, kësaj here dy ditët e fundjavës do të duhet t’i kalojmë brenda. Kujtojmë që kjo fundjavë përkon edhe me Pashkët Ortodokse, cka mund ta shfrytëzojnë besimtarët përkatës për të qëndruar pranë familjeve.

- reklamë -
Ad imageAd image

Kryeministri Edi Rama njoftoi pak ditë më parë se këtë javë do të kishte më shumë liri në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve, por bashkë me lehtësimet ka ardhur edhe mbyllja totale për të shtunën dhe të dielën.

Fasha orare e lëvizjes deri sot, të premten është 05:00-17:30, ku do të lejohet qarkullimi i këmbësorëve, që gjithashtu duhet të pajisen me leje-daljen, të cilën mund ta marrë vetëm një person nga familja. Qytetarët do të kenë mundësi të lëvizin për 90 minuta, duke ruajtur distancën mes njëri-tjetrit.

Të vetmit që nuk lejohet të aplikojnë për leje-dalje janë pensionistët, pasi atyre u është ndaluar që të lëvizin, pasi janë më të rrezikuarit nga COVID-19.

Qarkullimi pritet të rinisë të hënën në 05:00 për të vijuar normalisht sipas fashave orare të përcaktuara tashmë nga qeveria.

Ndani këtë artikull