Ad imageAd image

Martin Henze thumbon Soreca-n: Ku ishte BE kur Rama manipuloi zgjedhjet

1 min lexim

Martin Henze, këshilltar ekonomik pranë CDU, ka thumbuar Ambasadoorin e BE-së në Tiranë, Luigi Soreca.

Në rrjetet sociale, Soreca postoi takimin online të Zagrebit për procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor ku udhëheqësit e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian ritheksuan përkushtimin për ardhmërinë e evropiane të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Ambasador, ku ishin ata (BE) kur u mbajtën zgjedhje të paligjshme lokale në Shqipëri dhe partia qeverisëse manipuloi zgjedhjet parlamentare, u zgjodhën kryetarë bashkie kriminelë, u shkatërrua një shtet kushtetues, kështu që rrjedhimisht nuk mund të mbahen zgjedhje demokratike”, shkruan Henze në reagimin e tij.

- reklamë -
Ad imageAd image

Në takimin e Zagrebit nuk u mor asnjë zotim për ndonjë proces më të shpejtë të zgjerimit të BE-së.

Mediat ndërkombëtare në analizën e tyre theksuan faktin se pjesa më e madhe e deklaratës është e ngjashme me atë të samitit të Sofjes së majit të vitit 2018, ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe se procesi i zgjerimit nuk ka shënuar ndonjë lëvizje.

Ndani këtë artikull