Ad imageAd image

Shembja e Teatrit/ Hannes Swoboda: Jam i tronditur, dikush duhet të japë shpjegime

2 min lexim

Reagime të shumta po vijnë nga ndërkombëtarët kundër shembjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Pas reagimit zyrtar të Komisionit Europian, që u shpreh i shqetësuar për veprimet e Edi Ramës, të tjera reagime kanë ardhur kundër qeverisë shqiptare.

Hannes Swoboda shkruan në Twitter se është i tronditur nga shembja e Teatrit dhe kërkon që dikush të ja shpjegojë këtë gjë.

‘Jam vërtet i tronditur dhe ende po pres që dikush të shpjegojë pse ndodhi kjo!

Është spekulim i thjeshtë apo ka diçka pas saj?

A mundet dikush ta justifikojë këtë?’, shkruan Swoboda në Twitter, duke shpërndarë statusin e Doris Pack.

Doris Pack:

Shqipëria do të nisë bisedimet me BE dhe politikanët e saj po sillen si në të kaluarën mizore: Qindra forca policore erdhën, ushtruan dhunë kundër gazetarëve, artistëve, qytetarëve dhe shkatërruar Teatrin Kombëtar. Turp për Veliajn dhe shefin e tij Rama.

 
ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull