Ad imageAd image

Terror në Elbasan,71-vjeçari prej mbi 3 orë nën rrethim nuk pranon dorëzimin, RENEA mbrapa derës gati…

1 min lexim

 

Prej mbi 3 orë 71-vjeçari Lefter Zhidru nuk pranon t’i dorëzohet RENEA-s pasi u konfliktua me gruan dhe qëlloi me breshëri kallashnikovi ndaj forcave Shqiponja teksa plagosi 2 kalimtarë të rastit.

Ai është fshehur në banesë teksa vijon të mos bindet nga negociatat duke bërë rezistencë por jo duket shkaktuar incidente.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

Ndërkohë në vendngjarje ka arritur Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, drejtuesi i Policisë Kriminale, Tonin Voçaj dhe krerët blu të Elbasanit.

 

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se Policia ka gati planin operacional dhe RENEA mund të ndërhyjë nga momenti në moment, pasi 71-vjeçari shfaqet e rezervuar në negociata.

Madje Zhidru mësohet se është i paqëndrueshëm emocionalisht dhe psikologjikisht teksa rrezikon ende të qëllojë por prej orësh nuk ka shkrehur më.

Ndani këtë artikull