Ad imageAd image

Ambasador Agim Nesho:Ilir Meta është sot një alternativë për Partinë Socialiste

6 min lexim

 

Nga Agim Nesho-

Asambleja e Partisë Socialiste përpara zgjedhjeve parlamentare të Prillit 2021 nuk paraqiti asnjë program elektoral, asnjë ide dhe vizion për të ardhmen, por vetëm retorikë boshe kundër

- reklamë -
Ad imageAd image

 

liderëve të opozitës. Përpjekja për të portretizuar liderët e opozitës si të paaftë, për t’i përçarë ata në koalicionin që do t’ju sigurojë fitoren, është një përpjekje e trishtuar nga një aventurier politik, i cili nuk prodhon më ide, nuk ka më programe për zhvillimin e vendit, përveç krijimit të një klime shtrënguese, autoritariste, presioni ndaj opozitës për të zgjatur pushtetin e tij të korruptuar me ndihmën e oligarkëve që kanë përfituar nga paratë publike.

Zgjedhjet e ardhshme nuk janë zgjedhje të thjeshta të rotacionit politik, por janë të lidhura me daljen e vendit nga udhëkryqi i rrezikshëm ku politikat e Rilindjes e kanë zhytur vendin, udhëkryq që do të përcaktojë nëse Shqipëria do të mbetet një shoqëri demokratike dhe do të integrohet në BE, ose do të kthehet mbrapa në regjimet e mbyllura autoritare, jo-liberale dhe jo-perëndimore.

Përgjegjësia përpara këtij momenti historik për të ardhmen e Shqipërisë e ka bashkuar opozitën në realizimin e qëllimit të madh, atë të çmontimit nga qeverisja e vendit të sektit të Rilindjes, një sekt që po shkatërron ekonominë e vendit dhe po asfikson perspektivën e tij. Mjafton të përmendim largimet në masë të të rinjve nga vendi, korrupsionin e thellë, keqadministrimin e ekonomisë me PPP dhe borxhi i jashtëm gjithmonë në rritje, për tu ndërgjegjësuar dhe përfshirë

në lëvizjen për ndryshim.

Opozita tashmë e ka përcaktuar që kryeministri i ardhshëm do të jetë lideri i PD-së, zoti Lulzim Basha, një jurist e intelektual i edukuar në Perëndim, një lider që beson në përgjegjësinë e tij

para vendit dhe popullit sesa në cilësitë e tij të pazëvendësueshme. Prandaj me qetësi ai po punon për t’i paraqitur Shqipërisë programin e ri dhe çfarë duhet të bëjmë për ta tejkaluar këtë situatë të rrezikshme, që insistimi i Rilindjes për të qëndruar në pushtet po sjell dëshpërimisht krijimin e një situate të pashpresë dhe pa perspektivë.

Por targeti i sulmit të Kryeministrit Rama në Asamblenë e PS nuk ishte Kryeministri i ardhshëm, por Presidenti i Republikës, Meta. Pse pikërisht ky? Presidenti Meta ka qenë dhe është

institucioni i fundit që po i bën rezistencë kapjes së shtetit nga Rilindja, ruajtjes së paprekshmërisë së Kushtetutës dhe mbrojtjen e Republikës demokratike të Shqipërisë. Me

eksperiencë të gjatë dhe të dallueshme si shtetar, problemi i tij nuk qëndron me pushtetin (tashmë ai ka arritur çdo gjë) por me detyrën ndaj vendit dhe misionit të tij për të bërë një shoqëri demokratike, si student i dhjetorit ’90. Ai është politikani që solli në pushtet Ramën në 2013 dhe ka forcën të sfidojë Presidencën e tij kur shikon që vendi po gremiset drejt të panjohurës dhe një regjimi jo-demokratik.

Por ajo që e bën Ramën agresiv ndaj Metës, nuk është vetëm mos-nënshtrimi i tij ndaj presioneve me Parlament dhe shantazh mediatik. Presidenti Meta mbetet përpara Partisë Socialiste një lider me integritet që nga themelimi i saj, një shembull që është rritur me Partinë Socialiste. Sot Rilindja e ka spastruar Partinë Socialiste nga gjithë figurat e saj të shquara si Rexhep Meidani, Arta Dade, Kastriot Islami, Arben Malaj, Ethem Rukaj, Ben Blushi, etj për t’i hapur rrugë ideologjisë së re të spiropalizmit, ideologji e njëjtë me atë të ‘lejfenizmit’ të Revolucionit kulturor Kinez. Mëkati më i madh i Rilindjes është komprometimi i një brezi të ri, i deformuar në karakter për ti shërbyer një ‘misionari’ dhe përfituar nga konjukturat e pushtetit për përfitim personal. Në qoftë se misionari dështon dhe mbreti del lakuriq, kjo shtresë mbetet jashtë funksionit dhe nuk i duhet askujt.

Kryetari Rama e ka kuptuar se lojën e tij të gjatë me pushtetin e ka humbur tashmë. Asgjë nuk mund të ndalë zemërimin popullor, që i ka besuar një imposteri (profeti të rremë). Shfaqja përpara Asamblesë së PS është vetëm shfaqja e një të dëshpëruari, i cili kërkon që Partia e tij të mos shpërbëhet. Rilindja është si ajo bolla e zezë që po e shtrëngon në grykë PS-në për ta mbytur së bashku me të. Humbja e thellë e Partisë është një garanci më pak për të dhe çfarë ka dështuar me qeverisjen e vendit. Por

Partia Socialiste nuk mund dhe nuk duhet të shkrihet nga keqpërdorimi një ‘pushtuesi’ të radhës që e ka përdorur atë. Ajo ka një alternativë ku mund të mbështetet dhe ky është Ilir Meta.

Kjo e tmerron zotin Rama. Së bashkë me fundin e tij të palavdishëm do të humbë dhe atë (partinë) që i dha fronin e pushtetit.

Ndani këtë artikull