Ad imageAd image

Tedi Blushi replikon me Ballën:Mos u spiropalizo edhe ti! Më 26 prill do vish me vrap te Presidenti

2 min lexim

 

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi ka reaguar pas deklaratave të Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Taulant Ballës për kreun e shtetit. Në një video të publikuar në Facebook, Blushi i kujton Ballës kohën kur udhëtonte në një makinë me Presidentin e Republikës.

Ndërkohë për akuzat e Edi Ramës ndaj kreut të shtetit, Blushi shprehet se është mirë që Balla të nxjerrë provat për deklaratat që bën.

- reklamë -
Ad imageAd image

Blushi shton se pas 26 prillit, Balla do të bëjë autokritikë dhe do të vijë me vrap te Presidenti. “E harrove 2 Marsin? Jam i sigurt se edhe ti do vish me vrap te Presidenti në 26 prill të besh autokritikë e të punosh për çeljen e negociatave. Të gjithë shqiptarët mezi presin çeljen e negociatave që ju i bllokoni me pabesinë ndaj 5 Qershorit. Ora e Përballjes po afron!”,– shkruan ndër të tjera Tedi Blushi.

Postimi i plotë i Tedi Blushit në Facebook:

“Tao Tao, të paktën mos shërbe si fustan gruaje, poshtë të cilit fshihet nga frika Buburreci Trendi.

Mos u spiropalizo edhe ti!

Nxirre në Përballje Buburrecin.

A thotë Buburreci yt se Presidenti takohet skutave me kriminelë?

Nxirre pra të faktojë para tërë shqiptarëve se cilin kriminel ka takuar Presidenti?

Dil edhe ti si përforcues e zhurmues bashkë me të!

Presidenti është i të gjithë shqiptarëve.

E harrove 2 Marsin?

Jam i sigurt se edhe ti do vish me vrap te Presidenti në 26 prill të besh autokritikë e të punosh për çeljen e negociatave.

Të gjithë shqiptarët mezi presin çeljen e negociatave që ju i bllokoni me pabesinë ndaj 5 Qershorit.

Ora e Përballjes po afron!”.

Ndani këtë artikull