Ad imageAd image

Ndarja nga jeta e aktorit Valter Gjoni nga COVID-19, Basha: Mirënjohje për kontributin dhe trashëgiminë e pashlyeshme

1 min lexim

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të aktorit Valter Gjoni, i cili humbi betejën me koronavirusin.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Basha shprehu nderim dhe mirënjohje për kontributin dhe trashëgiminë e Gjonit.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

MESAZHI I BASHËS
Me hidhërim mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Valter Gjonit, artistit, diplomatit dhe qytetarit model të Tiranës së cilës i shërbeu me përkushtimin dhe mirësinë që shoqëroi çdo ditë të jetës së tij. Dhimbjes së familjes dhe miqve të tij i bashkohem me ngushëllimet dhe lutjet e mija që shpirti i tij të prehet në paqe. Nderim dhe mirënjohje të thellë për kontributin dhe trashëgiminë e pashlyeshme që Valter Gjoni i la bujarisht kryeqytetit dhe kulturës sonë.

Ndani këtë artikull