Ad imageAd image

PD publikon videon e Ramës: Ka hyrë në karantinë mendore, mos u habisni prej marrëzive që nxjerr nga goja

1 min lexim

 

Partia Demokratike e Shqipërisë reagon pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se në spitalet Covid në vendin tonë nuk mungon asgjë, dhe se ofrojnë gjithçka si në spitalet në Turqi.

Në një video-mesazh, PD thekson se Rama ka kohë që ka hyrë në një karantinë mendore dhe nxjerr marrëzi nga goja.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

“Ky burri ka kohë që ka hyrë në një karantinë mendore. Sikur të dilte pak fare nga bota e tij virtuale dhe ta shihte Shqipërinë me sytë e të varfërve, mjekëve, mësuesve, prindërve, nuk do të bëhej gazi i botës. Mos u habisni prej marrëzive që nxjerr nga goja! Do të dëgjoni pa fund nga këto deri më 25 Prill 👇”, thuhet në mesazhin e PD.

Ndani këtë artikull