Ad imageAd image

Dezinformimi në Ballkan, PE: Faktori i jashtëm ndikon tek Integrimi

2 min lexim

 

Një raport i Parlamentit Europian, i cili bën edhe një skanim shtet për shtet për dezinformimin dhe atë që ne e quajmë “fake news”, nga 2018 deri në 2020 zbulon tre sfida kryesore të dezinformimit: sfidat e jashtme të besueshmërisë së BE; dezinformimi në lidhje me pandeminë e Covid-19; dhe ndikimi i dezinformimit në zgjedhje dhe referendume në këto vende të Ballkanit.

Në mjedise më konkurruese politike, të tilla si Shqipëria, Kosova dhe (deri në një farë mase) Maqedonia e Veriut, dezinformimi tenton të përdoret në mënyrë oportuniste nga të gjitha palët, duke ndjekur me shumë qëllime afatshkurtra sesa strategji afatgjata, verën ky raport.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

Në studim vihet re se dezinformimi po përdoret gjerësisht për të minuar besueshmërinë që këto vende kanë ndaj BE-së dhe anasjelltas. Mekanizmi që vëren Parlamenti Europain është manipulimi përmes dy teorive. Jemi vite drite larg dhe nuk e arrijmë dot standardin e tyre, dhe e dyta idealizmi që do të thotë lufta që bëhet për të amplifikuar identitetin europian të vendit të tyre dhe e ardhmja që vjen nga futja në BE.

Në gjithë këtë luftë dezinformomi, sipas studimit të Parlamentit Europian, ajo që shihet si më e rrezikshmja është ndikimi i faktorit të jashtëm përmes shoqërisë civile të këtyre vendeve pikërisht në këtë luftë. Rusia në rolin më të fuqishëm në këtë dhe në një masë shumë më të vogël, ajo e Kinës, të cilat do të vazhdojnë të përqendrohen në Ballkanin Perëndimor si teatër kritik për bllokimin e zgjerimit të institucioneve Euro-Atlantike. Dezinformimi ka qenë dhe ka të ngjarë të mbetet një mjet kryesor në këto përpjekje, gjeostrategjike të Rusisë.

Ndani këtë artikull