Ad imageAd image

Të rinjtë dhe shoqëria civile protestë para ministrisë së Brendshme: S’ka Zot që na ndal sot, le të na vrasin!

1 min lexim

 

Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një polic, pasi kishte thyer orën policore dhe nuk iu bind urdhrit për të ndaluar ka shkaktuar mjaft reagime.

Ndërsa politika kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, të rinj dhe anëtarë të Shoqërisë Civile po protestojnë në këto momente.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

Mes trumës dëgjohen thirrjet ““Drejtësi për Klodianin”, “Unë jam Klodiani”, si dhe thirrje që ministri Lleshaj të dorëhiqet: “Jepe dorëheqjen”, “Poshtë komunizmi” .

“S’ka zot që na ndalon sot, le të na vrasin”,- shprehet njëri prej tyre.

Të rinjtë më pas kanë ndezur qirinj përpara ministrisë së Brendshme.

Ndani këtë artikull