Ad imageAd image

Meta, bisedë me Zyrtarin e Programit Botëror të Ushqimit/ Nga gjendja ekonomike e shtresave në nevojë, tek fëmijët dhe pensionistët, ja temat e diskutimit

2 min lexim

 

TIRANË
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka zhvilluar një bisedë online me Drejtorin Ekzekutiv të Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara David Beasley.

Teksa e ka uruar për çmimin Nobel të fituar UN World Food Programme, Kreu i Shtetit ndan temat e diskutuara me zyrtarin amerikan, që nga ‘gjendja e rënduar ekonomike, veçanërisht të shtresave më në nevojë në Shqipëri’ deri për ‘të dhënat tronditëse të UNICEF, sipas të cilave rreth 20% e fëmijëve shqiptarë vuajnë zhvillim fizik të pamjaftueshëm nga kequshqyerja’.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

MESAZHI I PRESIDENTIT META
Shumë i lumtur të zhvilloja një bisedë tepër të frytshme, me një mik të çmuar të popullit shqiptar, z.David Beasley, Drejtor Ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara.

E urova për çmimin Nobel të fituar këtë vit nga UN Ëorld Food Programme, si dhe vlerësova kontributin e tij të jashtëzakonshëm dhe të kësaj agjencie që drejton, për luftën kundër varfërisë, kequshqyerjes dhe urisë në botë.

 

 

Duke u ndalur tek kriza e pandemisë COVID-19, theksova gjendjen e rënduar ekonomike, veçanërisht të shtresave më në nevojë në Shqipëri, që jetojnë në kushte mbijetese, në pamundësi për të përballuar kostot e kurimit.

 

Diskutuam edhe për të dhënat tronditëse të UNICEF, sipas të cilave rreth 20% e fëmijëve shqiptarë vuajnë zhvillim fizik të pamjaftueshëm nga kequshqyerja, ndërkohë që situata paraqitet më kritike në moshën e tretë.

Kërkova nga z.Beasley bashkëpunimin me Programin Botëror të Ushqimit të OKB për përballjen me këto sfida urgjente, veçanërisht për programe për kujdesin e fëmijëve shqiptarë në veçanti

Ndani këtë artikull