Ad imageAd image

E mbani mend pëgjuesin IMSI? Prokuroria nuk mbledh dot provat, gjykata merr vendimin

1 min lexim

Gjykata e Tiranës ka marrë vendim për të mbyllur hetimet për pajisjen e përgjimit, IMSI Catcher.

Një vendim i tillë ka ardhur pas pamundësisë nga ana e prokurorisë për të administruar të gjitha provat e nevojshme.

Mësohet se hetimet janë mbajtur peng nga një letërporosi që është dërguar në Itali, teksa ende nuk ka mbërritur asnjë përgjigje.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ndërkohë, autoritetet italiane kanë thënë se kjo pajisje ndodhet në ambientet e ambasadës italiane në Tiranë.

Kjo çështje u ngrit dy vite më parë, dhe shkaktoi një “furtunë” në politikën shqiptare, ku gjykata pezulloi nga detyra edhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të asaj kohe, Haki Çako. 

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull