Ad imageAd image

Administrata e Parlamentit dje dhe sot

1 min lexim

Në fund të vitit 1928, për 58 deputetë, administrata e Parlamentit të Shqipërisë përbëhej nga 23 persona. Sot, për 140 deputetë, administrata e Kuvendit të Shqipërisë përbëhet nga plot 409 persona. Paga e sekretarit të përgjithshëm në vitin 1928 ishte 500 franga ari në muaj, redaktorët 400, ndihmësredaktorët 320, protokolist-arkivist 270 dhe paga më e ulët e shërbëtorit 120.

Administrata e Parlamentit të Shqipërisë në fund të vitit 1928:

1-Xhemit Ruga – sekretar i përgjithshëm

- reklamë -
Ad imageAd image

2-Gjush Benusi – redaktor

3-Hivzi Pojani – redaktor

4-Anastas Frashëri – ndihmësredaktor

5-Taf Agolli – ndihmësredaktor

6- Kolë Fishta – ndihmësredaktor

7-Athanas Sallabanda – sekretar-llogaritar

8-Rrok Deda – protokolist-arkivist

9-Zija Ohri – sekretar-bibliotekar

10-Pasho Frashëri -kopist

11-Rapo Zemblaku – komisar

12-Fetah Saraçi – polic

13-Nexhip Ahmeti – polic

14-Ibrahim Katroshi – polic

15-Xhevdet Dibra – polic

16-Hasim Shaqiri – polic

17-Abaz Voika – Kavaz

18-Jakup Peqini – shërbëtor

19-Jakup Gurabardhi- shërbëtor

20-Shaban Merja- shërbëtor

21-Qazim Spahiu- shërbëtor

22-Sali Xhepa- shërbëtor

23-Mehdi Shehi-shofer

Ndani këtë artikull