Ad imageAd image

“Do ta mbyllim me bereqet në Elbasan”, Basha: Do të ndërmarrim reformë te thellë arsimore, 25 prilli do jetë dita e ndryshimit për shqiptarët

1 min lexim

 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qenë sot në Elbasan, për fushatën elektorale.

 

- reklamë -
Ad imageAd image

Basha theksoi se PD në qeveri do të bëjë reformën arsimore, duke shtuar se 25 prilli do të jetë dita e ndryshimit për shqiptarët.

 

 

“Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra të Elbasanit! Dita ka nisur e bukur dhe me diell, në Peqin dhe Dumre, por do të mbyllet me bereqet në Elbasan. Zemra e historisë së arsimit shqiptarë, kthehem sot për të diskutuar me përfaqësues të arsimit shqiptarë një plagë që e ndieni në zemrat e familjet tuaja.

 

Reforma e thellë arsimore që do të ndërmarrim, nuk ka vend më të përshtatshëm se Elbasani i Normales, Elbasani i arsimit, Elbasani i dijes dhe i kulturës, për të patur këtë diskutim me mësuesit tanë, me prindërit e dytë të fëmijëve tanë me një zotim: 25 prilli do të jetë ditë ndryshimi për çdo fëmijë shqiptar, për çdo familje shqiptare! Faleminderit për këtë pritje të mrekullueshme! Ora e ndryshimit po afron! Fitore!”, u shpreh Basha

Ndani këtë artikull